Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën gjithëherë...

Opinione

Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën gjithëherë...

Nga: Dibran Demaku Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:31
Dibran Demaku

Emisioni debatues“Opinion“ i Blendi Fevziut,tek televizioni kombëtar Klan,tash sa vite është si të thuash më i shikuari dhe më i kërkuari.Dhe kjo për faktin e thjeshtë se në atë emision kontaktues pothuajse çdo herë debatohet për më të rejat në politikën shqiptare,andej e ketej kufirit,nderkaq ne ndonjë rast me të rrallë edhe per çështje e fenomene të tjera që kanë të bëjne me jeten e shqiptarëve kudo ku ata ndodhen.Me që emisioni i Blendi Fevziut siç e cekem edhe me lartë është kontaktues dhe debatues,ne te gjithnjë marrin pjesë e debatojnë analistë të njohur të të gjitha trevave etnike shqiptare.Kështu ishte edhe në „Opinionin“ e mbrëmshëm me titullin“Sherri i mediave në raportet Shqipëri-Kosovë,që për temë bosht kishte shkrimet dhe opinionet e shumta,për dhe kundër vizitës së fundit kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës në Beograd dhe për ca deklarata të tij në bisedë me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në panelin e mbrëmshëm debatues,Blendi Fevziu kishte gjashtë të ftuar,tre nga Shqipëria e tre nga Kosova.Për zgjedhjen e tyre nuk duam të flasim,sepse i takon drejtuesit të „Opinionit“ se kend e zgjedh,por gjithësesi duhet të flasim e mbase edhe të debatojmë,sidomos me ca deklarata të opinionistëve nga Kosova,si të B.Buzhalës dhe të A.Xharrës,të cilët në debatin në fjalë herë deklaronin se Shqipëria si shtet gjatë periudhës pothuajse njëqindvjeçare nuk i ka ndihmuar asgjë Kosovës, e herë deklaronin se Shqipëria ka dhën maksimumin e vet në ndihmë Kosovës,për cfarë me të drejtë nxisnin opinionistët na Shqipëria që herë të reagonin ashpër dhe herë të qeshnin,mbase në mënyrë ironike,me deklaratat e të përmendurëve.Nëse B.Buzhala dhe A.Xharra,për nga mosha janë të rinj dhe nuk e kanë të ditur faktin se shteti shqiptar,pothuajse gjatë tërë historisë së tij afro njëshekullore si i pavarur,gjithnjë dhe gjithëherë kudo që i është dhënë rasti e ka ngritur zërin në mbrojtje të Kosovës dhe të pjesës së kombit shqiptar në të,këtë duhej ta dinte dhe ta thoshte panelisti i tretë nga Kosova,E.Kryeziu.Sepërse nuk e tha atë që duhej ta thoshte,dhe që jemi të bindur se e dinte,E.Kryeziu,nuk dihej.E ajo që dihet dhe që E.Kryeziu duhej ta thoshte në debatin e mbrëmshëm televiziv është ndihma që shteti shqiptar i ka dhënë Kosovës me dërgimin e profesorëve të Universitetit të Tiranës si ndihmë profesionale në Universitetin e Prishtinës.Gjeneratat më të vjetra,i mbajnë ne mendje edhe sot të gjithë ata profesor e akadamikë të Unisversitetit të Tiranës si dhe ligjëratat e tyre para studentëve të Universitetit të Prishtinës gajtë periushës pothuajse dhjetë vjeçare 1971-1981.Përveq kësaj gjatë periudhës në fjalë,në mes të Shqipërisë dhe Kosovës janë shkëmbyer aq shumë vizita të ansambleve të ndryshme muzikore,aq shumë vizita shkrimtarësh e poetësh,aq shumë vizita teatrosh etj,të cilat drejtpërsëdrejti kanë ndikuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare.Kjo ishte ndër ndihmat më të mëdha dhe më afatgjate që mund t`i hepte Shqipëria Kosovës në atë kohë! Sikur mos të ishte ajo periudhë dhjetëvjeçare 1971-1981,ku Shqipëria do të angazhohej që tek rinia e Kosovës të ngriste dhe të ujiste kombëtaren,vështirë se do të ndodhte Pranvera e njohur kosovare e vitit 1981.

Gjeneratat më të vjetra, si studentë të asja kohe,ende i mbajnë të freskëta të gjitha ato koncerte,takime shkrimtarësh e takime teatrale në mes të Shqipërisë dhe Kosovës,takime këto që nuk mbahen as tash kur që të dy pjesët e të dy anëve të kufirit,të kombit tonë tashmë të lirë,nuk mbahen! Andaj krejt në fund mund të thuhet me gojën plotë se Shqipëria e ka përkrahur dhe ndihmuar Kosovën çdo herë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në mundësitë e saj faktike!Ashtu siç e thotë edhe kënga popullore:“Pa Kosovë nuk ka Shqipëri,pa Shqipëri Kosovë nuk ka,bashkë të dyja bëjnë kala!“,do të duhej të thonin edhe panelistet e „Opinionit të mbrëmshëm,por nuk e thanë,andaj nuk ishte e rastit që dikush nga shikuesit i kishte dërguar drejtuesit të „Opinionit“ opinionin e vet të shkurtër,por shumë domethënës:Në studion e „Opinionit“ ishin gjashtë shqiptar që po debatonin,por që nuk po mirreshin vesh!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat