Integrimi i shqiptarëve në vetevete pastaj integrimi në BE!

Opinione

Integrimi i shqiptarëve në vetevete pastaj integrimi në BE!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 20 tetor 2016 Në ora: 23:27
Dr.Nijazi Halili

E veçanta e shqiptarëve, është se po përballet sot me dy lloj integrimesh, me atë mbarëshqiptar, si komb i vonuar në histori e kërkesë e kohës, dhe me atë evropian. Kuvendi shpreh bindjen dhe vullnetin politik që integrimi, më parë i shqiptarëve në vetvete dhe hyrja, mandej, në Bashkimin Evropian,- në këtë dukuri të re të organizimit të zgjedhur prej Kontinentit plak në erën e demokracisë, – të trajtohen si dy proçese të lidhura, komplementare, si pjesë me të tërën, ku çdo komb të jetë si një gur në mozaikun e Kombeve të Bashkuara Evropiane. Faktikisht Kontinenti ynë po bën realitet atë që kish profetizuar dhe theksuar një francez i madh që në shekullin e XIX, se: “Ju, gjithë kombet e kontinentit, pa zvenitur cilësitë tuaja të veçanta, individualitetin tuaj të lavdishëm, një ditë do të shkriheni në një njësi madhore e do të përbëni së toku vëllazërimin evropian” (Viktor Hygo).

Identitetin tonë kombëtar të spikatur, të farkëtuar e selitur në tërë rrjedhën spontane e atë të ndërgjegjësuar të jetës së hershme, prej pellazgëve, në një histori njerkë, me politika fqinjësh të dominuara prej instiktesh e ligjesh të xhunglës, atë mbijetesë imunitare gjenetiko-biologjike, antropologjike, etno-psiko-kulturore, ato virtyte shembullore e potencial intelektual, na obligojnë t’i rikuperojmë e t’i konsolidojmë më tej, me maturi dhe sens demokratik, në këtë rrjedhë objektive të re dhe logjikë të hekurt të jetës shoqërore. Pasaporta kombëtare e shteteve që inicuan Bashkimin Evropian ka qenë e pacënuar. Ashtu dhe e atyre që u pranuan më vonë, e të gjithë komb-shteteve që do të anëtarësohen në të ardhmen. Vënia në vend e historisë dhe traditave të etnisë dhe të kombit shqiptar, dhunshëm të grabitura, të falsifikuara apo të fshehura, si dhe fshirja e pluhurit të insinuatave dashakeqe ndaj shqiptarëve (përfshi dhe atë më të shpifurën, – “rrezikun e fondamentalizmit dhe terrorizmit islamik” që ardhka, gjoja, prej kombit shqiptar), është nevojë dhe kontribut edhe për vetë historinë dhe mozaikun e identitetit të kontinentit.Bota na u shfaq më e ashpër se malet ku kishim ngritur folenë e jetës.

Është linjë e lidhjes së shkurtër dhe e arnuar dobët. Që nuk do të ndodh ndonjë ndryshim në fatet dhe statusin e kombit shqiptar me variantin e hyrjes në BE pjesë-pjesë, këtë e dëshmon mirë një nga segmentet e saj – Çështja e Çamërisë nën Greqinë fqinje, e cila ka dekada që është efektive e BE-së, por këtë Çështje, gati e injoron, e shpall inekzistent. Është edhe vetë shteti shqiptar që nuk e ka vënë shumë ujin në zjarr për këtë çështje. Politika greke i mëshon idesë së homogjenitetit etnik në shtetin e vet, (me ortodoksizmin si kriter dhe tregues kryesor të identitetit), nuk do t’ia dijë për etnitetet e pakicat kombëtare të tjera.

Po edhe Brukseli sikur është pajtuar me qëndrimet e Greqisë, e cila, edhe pse vetë është brenda e pret anëtarësimin edhe të fqinjëve, vazhdon të mbajë gjallë lakmi e pretendime të caktuara. Atëherë janë strategjia dhe taktikat politiko-diplomatike shqiptare ato që duhet të kenë si bosht qëndror dhe të afishuar e lakuar qartë aspektin kombëtar, zgjidhjen parimore të çështjes shqiptare.

Gjithnjë është e pamjaftueshme mbështetja e shpresave të realizimit të të drejtave të shqiptarëve vetëm, apo dhe kryesisht tek vullnetet politike të ndërkombëtarëve, aq më pak të fqinjëve. Kuvendi e shtron si imperative, të pranojmë, më parë veten tonë të strukturuar, siç na takon historikisht, mandej të përfshihemi edhe në strukturat euro-atlantike; të bashkëpunojmë mirë midis vëllezërve të një gjaku e gjuhe, mandej të integrohemi edhe me fqinjët e rajonit dhe të Evropës; të krijojmë qytetarinë tonë, që të zëmë në shoqërinë e hapur globaliste vendin që meritojmë.

Të ndarë, nuk mund të ecim, si të jemi të bashkuar; kur na mungon vitaliteti dhe qëndresa e përbashkët, mund të mposhtemi e të asimilohemi lehtë; të mos kënaqemi me atë që kemi, por të kërkojmë atë që na takon. Moszgjidhja e plotë e përfundimtare e “Çështjes shqiptare”, lënia e saj “hiq e mos këput”, ka çuar në tre luftëra çlirimtare (në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe atë të Vardarit) si dhe në praninë e një organizmi me emrin “Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar”, bashkë me krahun e vet të armatosur, AKSH, i cili pretendon dhe insiston për realizimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, duan apo nuk duan fqinjët pushtues kolonizatorë, e mbështet apo nuk e mbështet këtë kërkesë bashkësia ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat