Politikanë në ankand

Opinione

Politikanë në ankand

Nga: Ilaz Hysaj Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:12
Ilaz Hysaj

Qenja njerëzore është ndërtuar në dy principe bazike.

1. Plotësimin e nevojave themelore, pra ushqim, banim dhe reprodukim që sigurojnë mbijetesën apo vazhdimësinë (niveli i primatit që e kanë edhe kafshët)
2. Plotësimin e nevojave tjera që lidhen me zhvillimet intelektuale, kogniktive, sociale etj. (që rriten në mënyrë progresive në funksion te evoluimit)

Dhe sipas kësaj logjike njeriu pasi të plotësojë nevojat e primatit do të kërkojë të plotësohet edhe me nevojat tjera që i përmenda, me një theks të veçantë në atë që nuk e ka.

Po e marr¨é shembull popullin Evrej, të cilët u dëbuan nga vendet e tyre para 2000 vjetëve dhe bredhën nëpër botë. Ata arrijtën jo vetëm të bëjnë paranë, por edhe jenë zotërues të saj në pjesën më të madhe të botës. 

Por ata nuk kishin ATDHE, dhe për ta plotësuar këtë nevojë të madhe e dhanë paranë për me e ble dhe krijue shtetin për të cilin edhe sot japin para dhe jetëra njerëzish për t'a mbajtur..

Shqiptarët etnik të Kosovës nuk e kishin shtetin e vet dhe që nga 1913- ta u përpoqen që ta krijojne atë. Në vitet 90-ta do të krijohet një lëvizje e fuqishme shtetformuese ku shqiptarët edhe do të japin pak pare (3%) për këtë lëvizje.

Shqiptarët e Shqipërisë e kishin një shtet nga 1912-ta, por që kurrë nuk arrijti të jetë i mirëfilltë dhe nuk krijoi mirëqenje as materiale e as shpirtërore , bile nga fundi prodhoi një varfëri ekstreme që çveshi popullin e vet edhe nga dinjiteti.

Pra në këto rrethana, pas shembjes së diktaturës në Shqipëri si bruto produkt do te dalë një klasë politike e uritur që për prioritet nuk do ta ketë shtetin e as popullin por plotësimin e asaj që atyre u mungonte pra LEKUN; për të cilin çdo veprim ishte « legjitim »

Në Kosovë klasa politike që doli nga lufta kishte të njejtat prioritete si klasa politike shqipatare , pra Markën gjermane pa asnjë respekt dhe kujdesje për lirinë e cila na erdhi, mund ta quaj lirisht, si një « dhuratë » karshi organizimit tonë të paktë dhe kaotik për ta merituar atë.

Që të dyja palët shpejtë e kaluan fazën e nevojave të primatit dhe nisën odisejadën e pandalshme dhe të pangopshme të plotësimit të kërkesave dytësore të cilat morën përmasat e patologjisë e që në mjekësi njihet si BULIMI apo uri e përhershme, që edhe nëse e ke plancin plotë, të detyron me vjellë, për ta mbushur atë prapë deri në infinit.

Pra është një çrregullim mental ku qendra e trurit që merr sinjale nga receptorët e lukthit se ai është mbushur plot dhe nuk ka nevojë me hangër më, nuk funksionon dhe truri kërkon gjithmonë ta mbushë barkun deri në pëlcitje.

Po të vështrohen sjelljet e politikanëve në të dyja anët, saktësisht jemi në patologjinë e BULIMISË POLITIKE, ku kjo klasë ka krijuar miliona dhe nuk dijnë të ndalen.

Dhe në këte stad për të plotësuar urinë e tmerrshme dhe kronike ata e qesin vehten në ANKAND dhe shesin çdo gjë që shitet :moralin, fëmiun, gruan, shtetin.Dhe mund té konstatojmé se gadi nuk ka politikan shqiptar qé nuk shitet.Dhe ai mund të shitet për çdokend, dhe kjo varet se kush po jep mé shumé, bash si n'ankand.

Dhe çmimi i tyre përcaktohet nga vlera e asaj çka shet. Ata që shesin patriotizëm, per shembull, nuk i blen kush se është dépassé, dhe gjithkush po shet, por ata që shesin tokë dhe shtet në bursën aktuale të ankandit e kanë çmimin më të lartë, duke harruar se me tokën dhe shtetin e shitur do të shkojnë edhe ata vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat