Edi Rama e tha atë që duhej thënë dhe asgjë më shumë

Opinione

Edi Rama e tha atë që duhej thënë dhe asgjë më shumë

Nga: Mehmet Bislimi Më: 19 tetor 2016 Në ora: 00:26
Rama në Beograd

Në këtë hapësirë të madhe ku i thonë Kosovë, ku dikur, dera e madhe hapej e mbyllej nga Serbia dhe ish Jugosllavia. Dikur..., por tanimë jo. Tani, Kosovën dhe interesat e saj vitale kanë të drejt dhe obligim t'i mbrojnë shqiptarët ku do që janë, pa dyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtar dhe kjo i bënë mirë popullit dhe shtetit tonë në ngritje e sipër.

Qëndrimi i Kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, nuk duhet të nënkuptohet më shumë se sjellje dhe obligim, para së gjithash njerëzore e kombëtar, për të mbrojtur dhe thënë troç një të vërtetë të madhe siç edhe e tha më së një herë, dhe atë mu në Beograd. Këtë e bëri me dinjitet jo më pak se Kryeministri i Shqipërisë z. Rama, pikërisht para Kryeministri të Serbisë në Beograd z. Vuçiq!

Ta zëmë:

Po ta kishin thënë dhe mbrojtur në Beograd, këtë që e tha zoti Rama për Kosovën, si Kryeministri i Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Sllovenisë, Turqisë, Rumanisë, Sllovakisë Spanjës etj. Çka do bëhej?, ne shqiptarët e Kosovës do i ngjitnim ata ne qiell! Do ngrinim dolli e do bënim koncerte në mes të Prishtinës për një javë rresht!, do i falënderonim ata për jetë të jetëve deri në përkulej etj.

Por, kur këtë e thotë z. Rama- Kryeministër i Shqipërisë, ne bëjmë të kundërtën, shajmë z. Rama vetëm pse e mbrojti një çështje të drejt dhe shumë parimore për Kosovën!

Në fakt, këtë sharje të çakorduar e bëjmë nga naiviteti dhe injoranca, asnjëherë nga shpirti ynë liridashës. Injoranca është çështje e madhe, është kafshatë që nuk kapërdihet or vëlla!

Ta zëmë:

Po sikur z. Rama të mos e mbante këtë qëndrim në Beograd para kreut më të lartë të shtetit Serb; të thoshte se çështja e Kosovë dhe pasurisë së saj, përfshi këtu edhe Trepçën e çështje tjera, janë ekskluzivisht çështje që duhet zgjidhur mes Serbisë dhe Kosovës, me këtë rast unë si Kryeministër i Shqipërisë nuk ndërhyj në këto çështje!...

A thua çka do thoshim ne "Kosovarët" ( në fakt jo të gjithë?),  do shanim z. Rama mbarë e mbrapsht, dhe atë duke e akuzuar për tradhti kombëtare!

   Sa të çoroditur që jemi; shajmë një burrështetas që mbron një çështje parimore të domosdoshme kombëtare, po në atë masë, sa shajmë edhe atë që nuk e mbron këtë çështje!

... Hip se të vrava dhe zbrit se të vrava- thotë urtia popullore  Zoti Rama vazhdon me qëndrimin e tij dinjitoz, ani pse qentë lehin!, dhe bënë mirë që vazhdon.

zoti Rama e tha atë që duhej thënë dhe asgjë më shumë.       

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat