Polarizimi social i shoqërisë shqiptare, pas një çerek shekulli pluralizëm politik

Opinione

Polarizimi social i shoqërisë shqiptare, pas një çerek shekulli pluralizëm politik

Nga: Gjon Neçaj Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:50
Gjon Neçaj

Në fundin e viteve nëntëdhjetë, ekonomia  shqiptare po shkonte drejt greminës,papunësia arriti në kufinjtë galopantë,radhët e gjata për ushqimet bazë,ia kalonin radhëve të qumështit,që tashmë prej vitesh qytetarët i kishin përjetuar.

Me ndryshimin e sistemit politik,shqiptarët e cfilitur shpresonin se do të ndryshonte ndjeshëm dhe me ritme e  përmirësime të shpejta sistemi ekonmik.

Gramoz Pashko,ndjesë pastë ,deklaronte mitingjeve se Amerika do plotësojnë çekun e bardhë.Premtimet se tashmë do hanim me lugë floriri,do të bëheshim shumë rehat, ”do binin dollarë nga qielli,vetëm me hapë gojën”,se na i sjell Amerika, dukeshin  se kemi mbërritur në botën e bollëkut,e shpesh ne deziluizionoheshim.

 Kanë kaluar 26 vjet,një çerek shekulli e kusur.Vërtetë ka ndryshime të pakrahasuershme, përmirësime në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe ekonomike,por jo sa ishin mundësitë rale.

Para viteve nëntëdhjetë nuk kishte polarizim të shoqërisë.Pothuajse të gjithë ishin të njëllojtë,me përjashtim të administratës shtetërore.Rreth 12 përqind e popullsisë ishin në këto nivele ekonomike.Pjesa tjetër, pra 88 përqind   ishin njëlloj të varfër. Në këto 26 vite ne ndërtuam ekonominë e tregut,pa treg. A është ecur siç parashikuan shqiptarët ? A janë shfrytëzuar të gjitha burimet ?

A janë mobilizuar të gjithë faktorët ? Bazuar në burime zyrtare,  rreth 0,5 përqind  e popullsisë janë të pasur,14,5 përqind  janë shtresë e mesme , 39 përqind janë me borxhe tek bankat ,kredi bankare dhe 46 përqind janë në varfëri,as me minimumin jetik. Rreth 33 mijë familje  jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë për frymë ,rreth  5000 familje  kanë të ardhura ditore  më pak se 250 lekë për frymë .

Në depozitat bankare rezulton se më pak se 2 përqind e depozituesve zotërojnë 58 përqind  të portofolit të depozitave dhe 98 përqind e popullsisë zotëron vetëm 48 përqind të tij. Më pak se 5 përqind  e popullsisë zotëron mbi 90 përqind të pasurisë së evidentuar. Këto shifra flasin për një polarizim social të theksuar të shoqërisë shqiptare.

Ky polarizim, më ekstremi i Evropës Lindore, ka ardhur nga qeverisjet e këqija të partive në pushtet, nga mangësitë në programet ekonomike,nga mos harmonizimi i treguesve të prodhimit e qarkullimit me ata të shpërndarjes e akumulimit.

Këto raporte flasin për mangësi të theksuara në krijimin e përdorimin e buxhetit të shtetit.Tjetër faktor që duhet studiuar me vëndje është se bujqësia ,si dega më e rëndësishme e ekonomisë, u  çakordua me ligjin 7501, jo të përshtatshëm  të ndarjes së tokës,ligj i cili  s’ndryshoj për 20 e ca vite as një presje,pavarësisht se asnjë herë nuk gjeti zbatim,duke u kontestuar vazhdimisht.Vetëm në dy-tre vitet e fundit është rritur interesimi i organizmave shtetërorë. Edhe zhvillimi i turizmit iu la spontanitetit,duke u bënë ndërtime pa  kriter në gjithë bregdetin tonë,në dëm të turizmit bregdetar.Kjo tashmë po vazhdon  dhe në alpet e veriut.

 Elementët spekulantë nuk u ndaluan të keqpërdorin tokat e burime te tjera ekonomike.Në shumë raste ato u mbështetën nga politika, duke grabitur së pari pronat publike dhe pastaj ato të pronarëve legjitimë. Edhe turizmi deri para 3-4 vitesh është zhvilluar me ritme tepër të ulëta.

Natyra,mali,deti,mikpritja janë shumë më mirë se sa kushtet e akomodimit e ruajtja e mjedisit. Pasuritë e nëntokës janë keqpërdorur  e fatkeqësisht kështu po vazhdon.Në pjesën kryesore janë dhënë me konçension.

“Ekonomitë moderne mbahen në këmbë nga kontratat”, ishte argumenti zyrtar i dhënies së çmimit prestigjioz të Nobelit në ekonomi këtë vit dy ekonmistëve,Hart e Holmstrom,e sa i takon mënyrës së funksionimit të tyre, instrumentet e reja teorike të zhvilluara nga këta specialist të ekonomisë, konsiderohen tepër të vyera.

Ndaj kontratat në një shoqëri demokratike,janë të rëndësishme dhe mos zbatimi i tyre ka kosto financiare të pallogaritshme,duke u fruskuar gjithënjë si elementë dokumentacioni ligjor, në dëm të shtetit e në dobi të sipërmarrësit,konçensionarit,etj.

Ato nuk paguajnë taksat ndaj shtetit,nuk kanë bërë investimet e parashikuara,nuk kanë siguruar kushtet e punës etj.Konçensionarët sigurojnë dhjetra e qindra milionë euro fitime në vit,e shumca e punëtorëve  shqiptarë janë të pa paregjistruar  dhe pa derdhur sigurime shoqërore,duke  marrë  pagën minimale nga  22 mijë dhe maksimumi deri  30  mijë lekë në muaj.

Edhe atje ku janë nënshkruar kontratat në mes palëve,nuk zbatohen nga punëmarrësit dhe nuk kontrollhen nga organizmat shtetërorë.Fasoneria vitet e fundit ka  marrë zhvillim disi të konsiderueshëm,kjo për arsye të çmimit të ultë të fuqisë punëtore.

Një punëtore fasoni në Shqipëri paguhet deri në dhjetë herë më pak se një punëtore fasoni në Greqi  apo në Itali.Shumica e punëtoreve deri para dy-tre  vitesh punonin  në të zezë,duke mos u regjistruar me një page qesharake 10 mijë në muaj,duke punuar deri në 10 orë në ditë,pa asnjë ditë pushim.Kësisoj nuk zbatohej kodi i punës,kontratat e punës ,e punonjësit nuk kishin tagër të flisnin,pasi flakeshin nga puna.

Gjithsesi,me dhënien e kompetencave inspektorëve të punës,me kontrollet e ushtruara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës në fasone e koll-centrat, janë punësuar me kontrata të rregullta,duke  paguar  rregullisht kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore për mjaft mjaft gra e vajza,  duke i kthyer ato në faktorin vendimtar të mbajtjes së  familjeve në qytetet e mëdha të vendit si Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjirokastër,Vlorë,etj.

Qeveria ,në politikat e saj të punësimit,duhet të ketë parasysh rritjen e  pagën minimale të paktën në kufinjtë  mbi 25 mijë lekë ,që të përfitojnë ky numër të punësuarish.

Institucionet rregullatore të ekonomisë duhet të kontrollohen e të vihen para përgjegjësisë nga ana e qeverisë dhe  ligjvënësit.Duhet inkuruajuar çdo qeveri që vën në lëvizje këta mekanizma ekonomikë,duke kontrolluar gabimet e së kaluarës për 26 vjet ,duke qënë skeptik në  polarizimin e  shoqërisë shqiptare në dekadat e tranzicionit të stërgjatur të pluralizmit politik shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat