Opozita deklarohet majtas ditën e lindjes së diktatorit

Opinione

Opozita deklarohet majtas ditën e lindjes së diktatorit

Nga: Ilir Vata Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:05
Ilir Vata

Një ngjarje që brezat nuk do ta harrojnë, opozita shqiptare e hequr deri më sot si e djathtë, ditën e lindjes së diktatorit deklarohet majtas me një socialist në Kolonjë, mbase ku ka qenë një nga synimet e kësaj partie që në fillesë.

Pas zgjedhjeve të pjesëshme në Dibër, kur opozita erdhi me një eksponet të njohur të saj, por me një të kaluar të përviligjuar në diktaturë, tani vjenë me një tjetër të majtë por nëpërmjet një partie aleate që vjenë nga e majta edhe në nivel lidërshipi dhe si një parti e trashguar nga e majta, pasi në thelb ka agrarët dhe ambientalistët.

Por ky nuk është rasti i parë që opozita, synon të zgrap majtas pasi edhe më heret ka promovuar brenda saj në nivel drejtues dhe madje dhe deputet të saj eksponent të së majtës, sa kulmoi me Kaçin dhe disa deputet të majtë që mbajtën opozitën në qeveri në prag të zgjedhjeve 2013, por kësaj radhe lideri opozitar doli hapur, kandidoi në Kolonjë me një socialist.

Tërheqja e lidershipit nga gara në Kolonjë dhe përfaqësimi me një parti aleate që rrinë me afër të majtës ka si qëllim që në krye të herës ti shmanget një fataliteti të një humje të dytë pas humbjes diskreminuese të Dibrës, dhe faturën të ja kalojë aleatit për të minizuar dështimin dhe e dyta për ta mbajtuar aleatin afër për zgjedhjet e ardhshme 2017.

E gjithë kjo miniekspoze ka një tjetër thellb llogjik, spostimin e partisë më të madhe opozitare haptazi majtas si asnjë herë tjetër, ndonse brenda saj ka patur gjithmone eksponet të regjimit komunist në drejtim, madje ata me zinjtë, sepse shumë prej tyre kanë qenë pjesë e policisë politike apo të sigurimit të shtetit në diktaturë dhe për këtë skanë munguar akuzat me emra konkret.

Zhveshja nga e djathta e bënë partinë e parë opozitare një parti reale ashtu siç edhe u themelua mbi një farsitet të djathtë si slogan, por në fakt ajo ishte partia e themeluar me disa mbetje të diktaturës që gërshetoi element të tjerë për të kornizuar një parti politike të vetëquajtur të djathtë dhe në kët tollovi janë mashtruar themeluesit, demokratët madje edhe antikomonistët që kontribuan në këtë parti.

Dilema në këtë mes është si do të sillen aleatët e tjerë të djathtë sic është ballistët, legalistët dhe një tjetër pjesë e të përndjekurve që gjendet në kualicionin opozitar?

Sigurisht që ata do të rreshtohen si delet pas slloganit të liderit të partisë më të madhe opozitare, të gjithë bashkë për të shpëtuar Kolonjën me socialistin demokrat, ashtu siç kanë bërë kur mbrojtën Kacin dhe kacërizmin që tashmë është bërë moto në partinë më të madhe opozitare.

Partia më e madhe opozitare doli në stanin e vet, po të djathtët e vërtetë si do ia bëjnë, dhe kjo dilemë ka një përgjigje të gjithë drejtë vadhës së vjetër të valluar nga lideri i partisë më të madhe opozitare, sepse fundja pronarët i tradhëtuan me ligjin 7501, të përndjekurit i përdhosën me 17.5$ dita e burgut dhe vetëm një kest morën, kur persekutorët me në krye të venë e diktatorit morën 50$ dita e burgut për pafajësinë.

Normal, se të përndjekurit i përdorën për 23 vite, i përçmuan, i lanë në terr përsa i përket trasparencës, pasi nuk deshën kur që të miratonin ligjin e hapjeve të dosjeve, kur nuk nisën një hetim për krimet e komunizmit, madje edhe indicjen që patën në Kukës për të hetuar krimin e vrasjes së 100 burrave për një ditë nga Mehmet Shehu dhe e shuan në errsinërën e një natë të vetme.

Prezantimi në Kolonjë i opozitës është dhe fundi i fillimit të një politike të re që ka nisur opozita shqiptare, spostimi majtas për të mbledhur vota dhe treguar origjinën e vëtetë të kësaj partie që erdhi si parti e themeluar nga ish- komunistët dhe tashme pas 26 vitesh deklaron publikisht origjinën e saj duke çliruar të djathtë nga demogogjia dhe mashtirimi politik.

Për të djathtët kjo është një tablo e pastër një kthjelltësi pasi kanë shansin të nisin bashkimin e të djathtës reale për bashkimi e cdo cobëze të djathtë të politikës në Shqipëri, ballistë, legalistë, të përndjekur, antikomunistë, disident dhe çdo vlerë të djathtë në vend për të kornizuar për herë të parë të djathtën reale në Shqipëri.

Zgjedhjet në Kolonjë janë tabloja e plotë e 26 vite periudhë  tranzicion në vend, një skenë ku leçohen të gjithë aktoret, ngersheshjet politike mosbesimi i shqiptarve për një politikë gjysëm komuniste e që drejtohen në fushatën nga supërmilioneri, njeriu më i pasur në Shqipëri dhe më gjerë është tablo që vulosë politikën e shkuar një herë e përgjithmonë, dhe nis një fillim i ri i politikës shqiptare.

Eleminimi i të djathtës ka qenë edhe synimi i politikës së partisë më të madhe opozitare dhe tashmë pas humbjes së besimit dhe të shpresës së elektorati po përdorën eksponet të majtë dhe milionerët për të kthyer shpresën e humbur, në vendt që ta kishte kërkuar besimin brebda saj.

Partia më e madhe opozitare nuk ka pse eksperimenton politika të reja, ku brenda saj ka mijëra demokratë që kanë ende energji për të kontribuar për politikën e tyre, ndonse nuk kanë marrë asgjë, por më parë duhet cliruar partia nga uni politik nëpërmjet zgjedhjeve të lira në parti, hapja e dimensionit politikë të të gjithë gjerësin dhe kryesisht djathtas dhe me e rëndësishmja clirimi i partisë nga mbetjet e diktaturës dhe spiunët e sigurimit të shtetit.

Opozita zgjodhi një ditë të vecantë për të bërë deklaratën më të buajshme të këtyre 26 viteve post-diktaturë, pikërishtë ditën e lindjes së diktatorit, tha hapur; kandidojmë më një socialist në Kolonjë, një çmim mbase ia kishin ruajtur suprizë diktatorit pëikërisht 31 vite pas vdekjes, konsideriar dhe si numri me fat në atë kohë, se përkonte dhe me numrin e vilës në bllok, një paradoks që pritet ta lexojë elektorati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat