Pse ta kapim gacën me dorë, kur e kemi mashën ?!

Opinione

Pse ta kapim gacën me dorë, kur e kemi mashën ?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 16 tetor 2016 Në ora: 11:44
Ragip Guraziu

Dy  Rezoluta,mbrenda pak ditësh, që u miratuan në Kuvendin e Kosovës, njëra për Trepçën e   tjetra  për lirimin  e menjëhershëm të arrestimin  në Serbi, të drejtorit të Policisë  së  Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat THaçit, dëshmoi atë që donin apo deshironin qytetarët-votuesit që ta shofin ma në fund se si duhet fuksionoi Kuvendi i një shteti.Vetëm kështu unik,dhe në kordinim me ata që na ndihmuan,mundemi të ja dalmi. Kjo u dëshmua edhe me rastin ''Trepça'',  që Kuvendi i Kosovës  miratoi Ligjin për Trepçën,me shumicën e votave të deputetëve edhe nga opozita të dy subjekteve  politike, AAK-së dhe Nisma.

Ky unitet na ka munguar që kaherë...

Këtij uniteti  po i frikohet edhe Shefi i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ku ka  thënë  se për dallim prej palës shqiptare, në Serbi nuk ka konsensus sa i përket një teme kaq të ndjeshme siç është rasti i Trepçës.

“Këtu ne jemi në problem. Derisa politikanët shqiptarë janë të bashkuar në qëllimin që të ndahen (pavarësohen), të na marrin pasurinë tonë, derisa ne në Serbi kemi prani të agjentëve politikë në këtë temë”, ka thënë Gjuriq.

Siç dihet  Me 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime, është miratuar rezoluta e paraqitur nga Armend Zemaj në emër të grupit parlamentar të LDK-së dhe PDK-së, përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit.

BE si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyruese kërkohet të ndërhyj te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi. Çdo komunikim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit,  deri në lirimin e tij, të bëhet vetëm përmes zyrës së Shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerini, si përfaqësuese e lartë e BE-së. Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po i rrezikojnë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe dialogun në mes të dy vendeve, duke na detyruar në reciprocitet. Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e z.Thaçi, njëherit kërkojmë angazhimin e drejtpërdrejt si mision me kompetenca të veçanta. Kërkojmë nga Interpoli që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherit insistojmë që fletarrestet politike të shpallura nga Serbia të largohen nga sistemi i tyre ligjor.''Kjo u vërtetua edhe në shënimin tjera 28 nëntorit të Pavarësisë së SHqipërisë,ku shumica e shqiptarëve më tepër parapëlqejnë ta quajnë 28 nëntorin si''Festa e Flamurit''.Edhe pse 28 nëntori për kombin shqiptarë i lidh shumë festa historike si; Dita e Flamurit,Ditlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit,dalja ne sken e UÇK-së,por në dallim, në këtë datë historike festuam te gjithë së bashku edhe qindë vjetorin e Pavarësisë së SHqipëris.Pa marr parasyesh divergjencat nga jasht.

Por këtij raporti i vëhet një rastë tjetër,uniteti i Kuvendit

Fakti tjetër,ja për shembull,jo rastësisht’’A e dim ne se sa rëndësi kishin këto seancat e fundit të Kuvendit,që më në fund-pozit e opozit te gjithë në sallë,dhe sa lezet,debatimi e fjalime,të bashkuar të gjithë rreth çështjeve,që mundemi ti quajm edhe kombëtare.

jo rastësisht,,pozit e opozit në Kuvendin e Kosovës për një gjë të till, historike,që mund ta quajm edhe kombëtare,pasi ligji për Trepçën kaloi në Kuvend,që ky ligj kaherë është pritur që të miratohet në Kuvend,dhe ja dolën,edhe pse pati kundërshtime por,jo me gaz lotësjellës,tumë etj,por në mënyrën ma demokratike,dhe kur deputetet shumicë shqiptar bien në tekortë për gjëra të tilla me peshë të madhe kombëtare e historike,siç ishte rasti Trepça,atëhere qytetarët e Kosovës të shumicës janë më ndryshe kur shofin kordinimin e politikës në Kuvend,gjegjësisht Parlament,pozit e opozit,dhe kështu ecet përpara.

 Ne ta kuptojnë qytetarët e shtetit të Kosovës se; Ne po vuajm ma shumë nga Qeveri dhe udhëheqësit tanë,se sa nga të tjerët..

E kemi përkrahjen e ndërkombëtarëve ,po të njëjtën mënyrë kemi  përgjegjësinë nga ta që ne ti kryem detyrat e shtëpisë,siç që janë; Korrupsioni, stagnimet në shvillimin ekonomik,dështime ne institucione shtetërore,Arsimi,Gjykata,Prokurori,Drejtësi etj,shkurt e shqip,detyrat e shtëpisë nuk i kemi kry,dhe nuk kemi nevojë pse ta kapim gacën me dorë,kur e kemi mashën ?!

 Kjo tani është edhe një fakt tjetër se si liderët partiak shqiptar,çfardo qofshin ata pozit –opozit,qeveritar apo presidencialë nuk kanë qenë të interesuar ti mbrojnë interest kombëtare se sa ato personale,dhe këtyre gjithnjë iu mungon transporenca dhe nuk do të mundemi të dalemi dot nga një peng i një politike të pandërgjegjshme virusiale,që ishte bërë kancer për politikën kombëtare shqiptare.

Gjithmonë kemi qenë optimist,se do t'a dalmi,edhe ja dolëm

Edhe pse thuhet se shqiptarët(aludohet edhe si komb,se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan,për realizimin e aspiratave tona,atëherë këtë optimizëm e forcuam në këto caste, edhe pse po përballemi me shumë sfida ja rastet konkrete që i cekëm më lartë, bashkimi i deputetëve shqiptar në Kuvend,Ligji për Trepçën, miratimi i një kushtetute,që u miratuan në Kuvendin e Kosovës,njëra për Trepçën e   tjetra  për lirimin  e menjëhershëm të arrestimin  në Serbi, të drejtorit të Policisë  së  Kosovës për rajonin e Mitrovicës,Nehat THaçit,kjo nuk është pak,a vonë po,por nuk varet nga ne,por më të vërtet nga ata që na dojnë dhe na mbrojnë...

Autori është gazetar-analist i pavarur

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat