Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas

Opinione

Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas

Nga: Arben Llalla Më: 16 tetor 2016 Në ora: 10:12

Ilir Meta apo zyra e tij e shtypit ende nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi përse dërgata e udhëhequr prej tij u takua me organizatën ekstremiste greke, “Heronjte e luftës së 1940”, e cila drejtohet nga ish-nënkryetari i Kuvendit të Greqisë, Jorgos Surlas.

Në këtë takim Metës i është kërkuar ndërtimi i 8000 varreve të reja për të rënët e luftës italo-greke.

Është hera e parë që një burim mediatik dëshiron të përgënjeshtrohet, por nga Ilir Meta askush nuk njofton të kundërtën.

Jorgos Surlas është një eksponent që frymon në ambjentin nacionalist ekstremist fashist me idenë e Vorio Epirit. Fotot që publikon tregojnë atë, teksa pozon me flamujt dhe simbolet e Vorio Epirit që kërkon aneksimin e Shqipërisë së jugut deri në Shkumbin. Së bashku me të në foto janë eksponentë të “Agimit të artë”, Lefter Prifti drejtues i organizatës “Autonomia e Vorio Epirit”, me origjinë vllehe nga Korça dhe Jani Papas, minoritar nga Saranda, kryetar i shoqatës “Autonomia e Vorio Epurit 1914”.

Image
Jorgos Surlas në krah të tij tre eksponentë të Agimit të Artë dhe drejtues të organizatave ekstremiste që luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe të njohur tashmë nga shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës, Lefter Prifti, vlleh nga Korça, drejtues i shoqatës “Autonomia e Vorio Epirit”, Jani Papas nga Saranda, kryetar i shoqatës “Autonomia e Vorio Epirit 1914”, Thomas Kubuli, anëtar i organizatës ekstremiste “Autonomia 1914”

 

Gjatë vizitës së tij në Athinë Ilir Meta tentoi të vendoste shenjën e barazisë mes forcave politike nacionaliste greke dhe atyre shqiptare.

As në Shqipëri, as në Kosovë, as kudo ku janë shqiptarët nuk ka organizime ekstremiste apo forca politike që të mëtojnë ndryshimet e kufinjve, bashkimin e përdhunshëm të trojeve nëpërmjet konfliktit të armatosur, luftës, si organizatat greke që janë takuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Athinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat