A ka edhe një kafshatë për mua – pronto

Opinione

A ka edhe një kafshatë për mua – pronto

Nga: Bekim Rexhepi Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:33
Bekim Rexhepi

E si në qesëndi zotëriu i pronto’s - vazhdon të arsyetoj të vërtetë, se vet shteti nuk kanë me na hy shumë në punë në të ardhmen, në jetën tonë!. Por, mjafton që kemi me i tregu dikujt dhe botës, se jemi ne pinjollët e politikës së pasluftës, që tash jemi të profilizuar: për këtë le ta dinë të gjithë, se ne jemi këtu edhe me ison e ndërkombëtarëve, mu për këtë do ta themi më zë – rroftë padrejtësia!, rroftë krimi!, rroftë korrupsioni! - hajt bal’o, se kjo është historia e pronto’s.

Edhe para 96 viteve, pikërisht në kohen e Migjenit, si edhe sot tingëllonte “pyetja e ditës” për zotëri, e, zotëri-t mbase s’kanë të sosur, ka sa të duash!...

Po cila qe pyetja; - A ka edhe një kafshatë për mua zotëri!?. - Zotëritë e Zogut s’ishin pak!...  

Më duket se ne shqiptaret vështirë e kapërcejmë vetveten e, sidomos historinë që na është dhënë të përsëritët. Në fakt ka disa përudha të kapërcyera po që na bahen akoma të lehta, të përballueshme edhe përkundër dëshirës, ne e dimë qe nuk ishim faktor direkt të zhvillime të mëdha dhe të rëndësishme në rajon, megjithëse kjo dhe s’mund të pritej një populli të vogël dhe të ndarë. Por, ç’të bësh qe historia jona ka këtë rrugëtim të çuditshëm nëpër secilën kohë, gjen ngjarje trondiste por, veçse fat shqiptaresh pak gjen.

Një konstatim i hidhur - Historia jonë përsëritët, siç ndodh të përsëritët edhe titulli i artikullit tim, me po të njëjtën ngjarje të para 96 viteve, por jo në të njëjtën kohë dhe jo në të njëjtin regjim. A ka një kafshatë për mua zotëri (u drejtohej zotërive të Zogut), sot mbase thuhet ngjashëm: a ka një kafshatë për mua zotëri pronto (zotëri-t e Pronto’s janë zotërit e Thaçit),?!.

Pra, si para 96 viteve kur mësuesit i thuhej “na len pak të çartemi në klasë se me këtë mësim për ndryshimi për jetë të mirë, nuk po bëhemi më ndryshe me jetë se ç’janë baballarët tanë”!.

Ndërsa, ky zotëria i pronto’s - thoshte se po gëzohemi se jemi në liri: rroftë liria! rroftë pavarësia! sa herë kemi bërtit, në rrugë, kudo… rroftë liria! rroftë pavarësia!, I dashuri shtet “na len pak të çartemi “si mundemi ne si dimë ne, të korruptohemi, të kriminalizohem madje s’ka gajle, po të jetë puna edhe deri në asht. E si në qesëndi zotëriu i pronto’s - vazhdon të arsyetoj të vërtetë, se vet shteti nuk kanë me na hy shumë në punë në të ardhmen, në jetën tonë!. Por, mjafton që kemi me i tregu dikujt dhe botës, se jemi ne pinjollët e politikës së pasluftës, që tash jemi të profilizuar: për këtë le ta dinë të gjithë, se ne jemi këtu edhe me ison e ndërkombëtarëve, mu për këtë do ta themi më zë – rroftë padrejtësia!, rroftë krimi!, rroftë korrupsioni! - hajt bal’o, se kjo është historia e pronto’s.

Nuk ndahem nga ajo qe diku e kam lexuar te F. Myrtaj se; “Fati” i të vdekurve në luftë e djeshme, duket se i ka ndihmuar shtetarët e sotëm, që të sundojnë më me komoditet të gjallët”?!.

Midis kësaj mënyre së ndodhuri dhe kësaj mënyre së reflektuari, nuk na mbetet tjetër veçse ta analizojmë, së paku t’a analizojmë, sëcili në mënyrën e vet këtë lloj realitet. Ndërsa, realiteti ynë më pak flet për gjëra dhe ndodhi të mira shoqërore, ay flet më shumë për gjëra dhe ndodhi të këqija, të vrazhdët që i vijnë kësaj shoqërie, veçmas nga shtetarët tanë, e sidomos të shtetarëve të pasluftës, të cilët u shtunë si këpurëdha pas shiu, u banë të arsimuam, politikan sa qel e mbyll sytë.

Të kuptosh të keqen shoqërore dhe fillimet e saj do të thotë se angazhohesh në një reflektim rreth mundësisë për të krijuar një vend të drejtë, të ngritur mbi ligjin. Për këtë vend të drejtë, e të ngritur mbi ligjin është dhe duhet të jetë angazhim i shoqërisë shqiptare, e cila, megjithëse doli nga dhuna, terrori dhe krimi i përditshëm i Serbisë, e nuk mund të justifikohet të ndodh sot - dhunë, terror dhe krim, madje nga shtetarët tanë.

Megjithëse shtetarët tanë nuk janë, nuk janë njësoi si ata, të armikut, e nuk mund të mos e themi se shtetarët tanë në disa raste, nuk janë treguar më të butë në intuitën e tyre për të na dëmtuar më keq, e më rënd se ata. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat