Politikanët që shkojnë në burg para zgjedhjeve 2017

Opinione

Politikanët që shkojnë në burg para zgjedhjeve 2017

Nga: Ilir Vata Më: 15 tetor 2016 Në ora: 15:35
Ilir Vata

Implemendimi i reformës në drejtësi dhe institucioneve të saj do të jetë një shans i madh për shqiptarët dhe vetë politikën, pasi të gjithë ata politikanë që janë përfshirë në aferat korruptive do të përballen me drejtësinë.

Numri i politikanë që do përballen me ligjin është i madh, pasi nuk janë vetëm ata rate të bëra publike, por shumica e deputetëve, kryetarëve të partive, madje dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, gjyqtarë dhe prokuror dhe cilido ka qenë pjesë e korrupsionit në mënyrë direkt apo indirekt.

Ka nga ata deputet që jetojnë me vaska floriri dhe disa mendojnë se janë fjalë për të zmadhur korrupsioni, por kjo është një gjë e zakonshme për politikanët shqiptare, madje posedojnë dhjetra apartamente, në bregdet dhe jashtë vendit, janë aksionerë biznesesh, pronarë mediash, madje kudo që të hedhësh kembën janë pronat e atyre, karburante, ara, sera, vaska peshkimi, anije dhe linja atobuzi jashtë vendit...?!

Kjo kadegori politikanësh përtej grykësisë dhe babëzisë janë të pandalshëm, tashmë kërkojnë të kapin politikën dhe shtetin deri në grykë, sa ti zgurdullojnë sytë ligjit, por jo më, pasi fund viti 2016 dhe fillim viti 2017, do jetë krejtë ndryshe për këtë pjesë parazitësh të korruptuar.

Të gjithë e dinë sesi Fullani i mori parat e Bankës së Shteti dhe asnjë ferrë si hyri në këmbë sepse shteti i korruptuar dhe inegzisten me bisht ndërshal u tremb nga Fullani, madje e çoi këtë të fundit në deri sa kërkonte gjysmën e parave të vjedhur si dëmshpërblim, madje dhe kthim në punë!

Rate të politikës së zhtur në korrupsion janë të panumërta për disa raste janë bërë të njohur, por për mira raste të tjera do të njihen në vijim, pra ka ardhur ora e drejtësisë dhe vënjen përballë ligjit të atyre që varfëruan shqiptarët dhe mbi vuajtjen e tyre ndëruanë parajsën për vetë dhe tarafin e tyre, parajsë sheikësh.

Politikanë që blejnë vota me mijëra nga parat e nxjerra nga pushtetit, tenderimet e paligjshme, shitja e vendeve të punës, aferat korruptive do t’u zihet koka me derën e ligjit e përkthyer në burg dhe këta zgjedhje nuk do të jenë si të tjerat, por krejt ndryshe.

Ligji i dekriminalizimi, ligji i deosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit janë një pakëtë shtesë për t’ju bashkëngjitur reformës në drejtësi për kalimin në sitën e ligjin bilionerët politik që tashmë janë lehtësisht të përballur me ligjin se pasurit e tyre janë mbjellë kudo.

Në këtë sitë do të jenë edhe kryetarët e partive, pasi ka nga ata që financoijnë krimin, bizneset e paligjshme, kanë berë evazion fiskal, kanë fshehur të ardhurat, kanë përdorur parat e krimit në fushat sa e kanë shëndërruar në treg kalimin nga deputet, kryetar partie dhe përtej të imagjinueshmes, blejnë dhe parti politike, një çemduri dhe babëzi e përtejmë me moralin dhe me ligjin.

Të gjithë i dinë dhe nuk flasin, se mercenarët kanë banda me vetë dhe ti ndërsej e ti vrasin sepse shteti deri më sot, jo se ka qenë zy mbyll, por ka 

qenë palë me ta, pjesë e një palacllëku shtetëror të zhutur në mekatin e korrupsionit.

Kur medon se do hyjnë në burg zyrtarë të lartë të shtetit të gjithë mendojnë, a do të bëjë burg Presidenti i vendit nga që është në kufinjt e pasurisë së një sheiku, sigurisht nuk shkon në burg nëse je pasuruar në mënyrë të ligjshme, por të paligjshme dhe këtë e vendos vetë ligji dhe jo këshilli politik si në diktaturë dhe ky është ndryshimi i drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, që nisë pikërisht me këtë fazë.

Ligji i përzgjedh ata që do të shkojnë në burg, por janë shumë, madje më shumë sesa medohet dhe do ishte mirë që Ministria e Drejtësisë të mirrte masa për mbipopullimin e burgjeve, sepse kësaj radhe pret vipat, ata që su janë ndarë nga ekrani për 25 vite, su janë shqitur nga shpina, herë duke na marrë votën me mashtrim dhe në të gjitha rastet duke na marrë të mirat dhe shituar ato, nëpërmjet komisarve politik që kanë në rrethe, pasi më shumë bëjnë punën e taksambledhsit të parave të korrupsionit sesa politike reale dhe rastet janë të panumërta.

Tani është ligji që u vjen në ndihmë shqiptarëve dhe kësisoj çdo shqiptarë do të jetë më i pasur se dje, do ketë më shumë të mira dhe të drejta, do ketë më pak nga ata që i kërrcënojn për vot apo u ofrojnë çmim, sigurisht më pak nga ta që të kërkojnë para për një shërbim, pra 2017 do jetë ndryshe, disa politikanë do ngelin në klasë, madje edhe ai vetë më i forti që ju mendoni ju do shkojë në burg sepse në shtetin demokrati është ligji i fortë dhe jo krimi dhe korrupsioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat