Popullit i ka ardhur shpirti në fyt nga karrieristët politikë, të cilët prodhojnë vetëm përçarje e disfatë...!

Opinione

Popullit i ka ardhur shpirti në fyt nga karrieristët politikë, të cilët prodhojnë vetëm përçarje e disfatë...!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 15 tetor 2016 Në ora: 11:52
Dr.Nijazi Halili

Përçarja është korrozioni që gërryen përbrenda fuqinë e përbashkët gjithë shqiptare, asgjëson forcën goditëse të mendimit e të veprimit të kombit të bashkuar. Popullit i ka ardhur shpirti në fyt dhe po i bëhen të padurueshëm karrieristët polikë, të cilët prodhojnë vetëm përçarje e disfatë.

Cilido do duhet ta kuptojë, se përçarësit sot janë një trup i huaj dhe organizëm i gjallë  që dëmton rëndë interesin tonë kombëtar.

Populli shqiptar nuk do të dëshironte kurrë gjakderdhje, shpresojmë dhe dëshirojmë nga zemra të mos ketë luftë.  Integrimet e tanishme të Ballkanit në Evropën e Bashkuar kërkojnë detyrimisht edhe rrugët të reja për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Tani e tutje shqiptarëve, më tepër  se në fushën ushtarake, u kërkohet të ndërtojnë    të tashmen dhe të ardhmen e tyre edhe në  fushat e tjera:ekonomike, kulturore dhe sidomos, në lëmin e diplomacisë.

Diplomacia jonë është e re dhe e papërvojë, por ajo nuk është, pa traditë.  Diplomacia është art, as më të talentuarit nuk bëjnë dot me improvizime. Ndërsa diplomacia jonë është e ngarkuar me diletantizëm. Asnjë iluzion nuk duhet të ketë: pa profesionalizëm të lartë, pa zotërimin e lëndës teorike, pa zotërimin të lëndës  historike të kombit tonë, pastaj shkencës e përvojës botërore, ne nuk mund të dalim dot e të çlirohemi prej improvizimeve  konjukturë të çastit.

Specialasitet  në politiken e jashtëm nuk mund të zgjidhen sipas kritereve partiake, apo biografike. Dija përvoja është pasuri e kombit, një parti vjen sot në pushtet e zbret nesër, sepse duhet të zbresë që të pasurohet me nevojat e ngutshme të jetës dhe të gjejë rrugët më  të volitshme për zgjidhjen e tyre.

Specialistet, edhe të politikës së jashtme, si kudo, nuk ndërrohen  sa herë ndërrohen qeveritë. Ata duhet të  vazhdojnë punën e tyre.    

Trupi diplomatik që emërohet jashtë shtetit, nuk duhet dhe as që mund të zgjidhet mbi përkatësinë  partiake, veç mbi aftësitë personale, përgatitjen dhe talentin e tyre.  Ambasadori është specialistë në punën e vet, dhe jo pse i është përndjekur vëllau apo tezja nga diktatura.

Informacionet që i jep opinionit publik duhet të jetë shpejtë dhe i saktë. Politika e jashtme është e lidhur drejtpërsëdrejti me fatin e Atdheut, më saktë me jetën tonë. Ajo nuk mund të kthehet  në pronën e askujt.

Shqiptaret do te integrohen ne Evropë si një kombi vjetër, por i qytetëruar, me një ekonomi evropiane, kulturë evropiane dhe një diplomaci të mençur dhe të shkathtë, që u paraprinë ngjarjeve dhe mbron mjeshtërisht te drejtat e shtetit, të popullit dhe të gjithë kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat