Me shqiptarët nisë dhe ngrihet civilizimi i Ballkanit

Opinione

Me shqiptarët nisë dhe ngrihet civilizimi i Ballkanit

Nga: Nijazi Halili Më: 8 tetor 2016 Në ora: 12:00
Nijazi Halili

Shqiptaret janë nder popujt me te vjetër dhe autoktone te Ballkanit. I njohur me shume emra si “Ilire”,”Albane”, “Arbëreshë”,”Shqiptare”, populli shqiptar është nder themeluesit e qytetërimit në Gadishull dhe ndër kontributoret me autentik te kulturës dhe të civilizimit të Kontinentit Evropian. Historiane dhe studiues te mëdhenj botëror dhe shqiptare si Thuman, Hahn, Shuflai, Stipcevic, Hosch, Cabej, Buda, Zheliskova kane vërtetuar me studimet e tyre historike dhe gjuhësore  autoktoninë, autenticitetin dhe kontributin e shqiptareve ne ketë Rajon prej me shume se tre mije e pesëqind vjetësh.(3500 vjetesh).

Shqiptaret e lashte shtriheshin ne pjesën kryesore te Ballkanit, duke nisur nga Veriu i Detit Adriatik deri ne thellësi ne Jug te Detit Jon, nga Perëndimi bregdetar deri ne Lindje ne Luginën e Danubit. Kjo zone përbente një terren te pasur, te thyer dhe shume te fragmentarizuar, çka la gjurme ne vendbanimet, ne kulturën dhe ne integrimin mbare shqiptare nder shekuj.

Ndonëse ekzistojnë shume teza e hipoteza për origjinën e shqiptareve ne ketë Rajon, ajo qe dominon shkencat historike, arkeologjike e gjuhësore është teza gjerësisht e përhapur dhe ndërkombëtarisht  e pranuar, e bazuar ne të dhëna  materiale dhe të shkruara, e cila pranon qe shqiptaret jetojnë ne trojet e veta stërgjyshore dhe janë vazhdimësi autoktone e paraardhësve te tyre, ilireve.

“Çdo tregim për Ballkanin-thoshte Aleksander Stipcevic- fillon me iliret”

Njohja dhe studimi i historisë se shqiptareve është konsideruar parakusht për njohjen dhe studimin e mbare Ballkanit, te popujve dhe te historisë se tyre. Me shqiptaret nise dhe ngrihet civilizimi i Ballkanit dhe i popujve te tij.

“Studiuesit kane mbrojtur me bindje –thotë  albanologia bullgare, Zheliaskova-tezat qe etnosi i shqiptareve shkon ne lashtësinë ilire”

Ballkani pati dinamike te madhe popullsish, lëvizje dhe transformime te pandërprera, sidomos nga lashtësia deri ne mesjetën e mesme. Ne ketë proces brenda vete fiseve ilire, ashtu edhe ne nivel Rajonal ndodhen diferencime te konsiderueshme. Duke folur për transformimet brenda fiseve ilire ne kohen e Perandorisë Romake, studiuesi Gjerman, E.Hosch thekson:

“Popullsia në pjesën me te thelle veriore u tjetërsua nga asimilimi dhe humbi gjuhen dhe formimin Ilirian. Ne te kundërt, duke zotëruar një nivel shume me te larte zhvillimi, kulture dhe dallimi etnik, iliret ne jug munden qe te ruanin identitetin e tyre edhe nen Perandorinë  Romake dhe presionin e forte te civilizimit te saj”. 

Te kësaj periudhe janë ngujimet me te qëndrueshme ilire si vend banimet, kështjellat ku mbrohej dhe zhvillohej identiteti i tyre. Madje edhe vete Perandoria Romake nxori një seri ligjesh për respektimin e identitetit te forte dhe te dallueshëm te ilireve. Ne këto ligje shqiptaret trajtoheshin me një  status qe i vendoste ata midis qytetareve romake, qe gëzonin liri te plote dhe skllevërve, qe nuk gëzonin asnjë  liri.  Pra, iliret gëzuan një status te mesëm ne Perandorinë Romake.

Iliret shume shpejte filluan te bëheshin te preferuarit e Perandorisë Romake. Në mënyre te veçante ato filluan te zinin vend me rendësi ne strukturat ushtarake dhe me vone edhe politike hierarkike te Perandorisë.

“Ne rrjedhat e shekujve-thekson studiuesja Zheliaskova- shtatë Perandorë  të lindur ilire sunduan njeri pas tjetrit.  Një nga ato, Perandori Diodetian beri reformën  administrative te Perandorisë Romake…”

Në fund te shekullit IV Perandori Teodos ndau Perandorinë ne dy pjese te pavarura, Perandorinë Romake të Perëndimit dhe te Lindjes, me kryeqendra Romen dhe Kostandinopojën. Vija ndarëse ra mes përmes Ballkanit, duke ndare politikisht fiset ilire. Nga ajo kohe, nga e gjithë Iliria, vetëm provinca e Panonias me qendër Shkodren mbeti nen Perandorinë Romake te Perëndimit, ndërsa dy provincat e tjera ilire, Dacia dhe Maqedonia ngelen nen Perandorinë Romake te Lindjes.

Ne shekullin VII filloi dyndja masive e sllaveve ne Ballkan. Sllavet u vendosen me se shumti ne pjesën e Perandorisë Romake te Lindjes, me qendër Kostandinopojën. Dyndja sllave ishte kaq masive, e dhunshme dhe kaotike saçe peshtjelloi gjithë kompozicionin e hartës demografike dhe etnokulturore të Ballkanit. Për shqiptaret kjo është nder periudhat me te vështira, qe solli tkurrjen e tyre ne me pak territore, por kurrsesi nuk solli humbjen e tyre dhe zhdukjen e identitetit.

Duke folur për ketë periudhe të vështire, por vitale për shqiptaret, studiuesi i shquar Kroat, Millan Shuflai shkruan:

“Ne shekullin XI shkrimtaret bizantine përmendin për here te pare shqiptaret….Për njëfarë  kohe, pështjellimet e gadishullit te Ballkanit bene qe ky popull te zhdukej nga sytë e histori-shkruesve; por ne mënyre te padukshme ai bashkëjetonte ne lulëzimet gjuhësore dhe folklorike te kombeve Ballkanike. Dhe kur me ne fund u shndërrua ne emrin shqiptar, ai dha prova te reja te fuqisë se vet krijuese.  Ata, shqiptaret,  nuk janë kurrsesi relikte te ngurosura e te pafuqishme, por një grumbull kombëtar i gjalle”.

Shekulli XI rezultoi me ndryshime fondamentale për aspektin kulturor e shpirtëror në Ballkan. Pikërisht në ketë periudhe u realizua ndarja e Kishës, ne Kishe Katolike Romake Perëndimore dhe Kishe Ortodokse Bizantine Lindore. Ndarja ndërmjet dy kishave iu përmbajt “vijës së Teodosit”. Edhe “vija ndarëse ndërmjet dy kishave” ra mes për mes shqiptareve, duke ndare kristianet shqiptare në katolike romake dhe kristiane ortodokse.

Si ndarja e Teodosit (Shek.IV), ose vija Egnatia, ashtu edhe ndarja e kristianizmit ne të Perëndimit dhe të Lindjes (Shek.XI) tejshkuan mes për mes shqiptaret. Por këto dy ngjarje historike për fatet e popujve dhe civilizimeve në Ballkan, nuk arritën as politikisht dhe as etnokulturalisht të dezintegronin popullin shqiptar, me gjithë diversifikimin e tij.

Shqiptaret i mbijetuan dy prej ndarjeve me te mëdha dhe me te thella te historisë politike dhe civilizuese te njerëzimit: ndarjes se Perandorisë Romake ne dy Perandori dhe te Besimit Kristian ne dy kisha. Këto dy momente përbejnë provat me te mëdha te autenticitetit dhe te integritetit te identitetit shqiptar. Asnjë nga këto dy ndarje te mëdha nuk i dezintegroi shqiptaret si popull, nuk e shpërberi integritetin etnokulturor, nuk e humbi kohezionin e brendshëm shpirtëror shqiptar. Duke i mbijetuar këtyre dy ndarjeve te mëdha, shqiptaret dolën nga Mesjeta me vlerat e tyre autoktone, autentike dhe zhvilluese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat