Fati i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë është i lidhur përjetësisht me Amerikën!

Opinione

Fati i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë është i lidhur përjetësisht me Amerikën!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 29 shtator 2016 Në ora: 20:24
Mehdi Hyseni

*** Ekspertët ushtarakë rusë në vizitë Shqipërisë për hir të Nostalgjisë nga “mallëngjimi” i Moskës për katër nëndetëset sovjetike  të “ngrira” në Vlorë (1960), apo nostalgjia për Rusinë?
 
*** Shqipëria po përjeton çastet më të rënda në historinë e derisotme (1913-2016),  sepse ka humbur sovranitetin, sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Këtë, para së gjithash e provon edhe shndërrimi i Shqipërisë në ara  kanabisi dhe në  deponinë e hedhurinave të vendeve të ndryshme të Evropës. – Nuk ka asnjë dyshim se, i gjorë është ai popull që, pa asnjë arsye helmatiset dhe ushqehet nga hedhurinat e kontejnerëve të  huaj të Evropës ose të botës.
 
Gjithashtu, një katastrofë dhe mjerim të tillë e dëshmojnë   edhe fundosja  në korrupsion, në krim të organizuar, në varfëri ekstreme, në papunësi enorme, në moszhvillim, në eksod të instititucionalizuar, në shndërrimin e vendit në ara kanabisi, në kontrabandimin  dhe në përpunimin e drogës të importuar që nga Kolumbia dhe nga vendet e ndryshme të botës dhe të Evropës,  si dhe së fundi, këtë e bëri krejtësisht të qartë, edhe arritja  e  disa  ekspertëve ushtarakë të Rusisë në Shqipφri, gjoja për t’i  “inspektuar armatimet” e Shqipërisë, në emër të OSBE-së.
 
Ja sesi këtë lloj “inspektimi ushtarak” rus e ka justifikuar ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodhel, duke qenë se : “ Rusia dhe Shqipëria janë anëtare të OSBE-së këto edhe kryejnë veprimtari  kontrolli të armatimeve në vendet respektive. Për këtë qëllim,  vendet e OSBE-së kanë nënshkruar një konventë  e cila është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon më 30 shtator. Ky inspektim nuk cnëon ansjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s”. (http://www.botasot.info/shqiperia/582806/trupat-ruse-zbarkojne-ne-shqiperi-reagon-ministria-e-mbrojtjes/).
 
Me gjithë këtë justifikim të Mimi Kodhelit, është i palogjiksëm dhe abusrd “inspektimi”  i armatimeve të Republikës së Shqipërisë  vetëm nga ana  e ushtarakëve rusë, pavarësisht  nga detyrimet e Shqipërisë si nënshkruese e asaj konvente në kuadrin e OSBE-së, kur dihet se kjo është çështje tejet sensitive për sigurinë kombëtare të vendit.
 
Pyetja tjetër, pse vetëm “një grup ushtarakësh rusë” t’i ketë kontrolluar armatimet e Shqipërisë? -  Pse në këtë grup rus nuk ka edhe anëtarë të tjerë të OSBE-së së vendeve evropiane, siç janë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia etj.?!
 
Derisa Shqipëria është anëtare e NATO-s,  çfarë “inspektimi” i armatimeve i nevojitet të bëhet  nga Rusia ose ndonjë vend tjetër-anëtar i OSBE-së?
 
-Ky është nonsens i papranuershëm edhe për interesat  ushtarake dhe të sigurisë së Shqipërisë, edhe të NATO-s, edhe të Amerikës në Ballkan.
 
Pavarësisht nga  detyrimet e  Ministres së  Mimi Kodhelit, që dailin sipas  “konventës” së OSBE-së, qeveria e Shqipërisë, në asnjë mënyrë nuk do të duhej të pranonte inspektorë ushtarakë ruse për kontrollin e armatimeve të Shqipërisë, sepse ata, do t’i raportojnë Moskës për të gjitha  sekretet e ushtrisë  dhe të sigurisë shqiptare.
 
-Derisa NATO-ja dhe Amrika janë të pranishme në Shqipëri, ushtarët e as “ekspertët”  inspektues rusë nuk kanë pse ta “vizitojnë” ushtrinë, policinë dhe sigurinë e  Shqipërisë, sepse për këtë  përkujdeset dhe garanton NATO-ja dhe Amerika, jo Rusia e asaj aleatët e saj sllavë ballkanikë, qofshin edhe anëtarë të OSBE-së.
 
Sido që të jetë “jusitfikuar” nga Mimi Kodheli, si dhe  të jetë kuptuar  dhe interpretuar nga qarqet e tjera zyrtare të Shqipërisë,  “vizita turistike” e një grupi ekspertësh ushtarakë rusë për inspektimin e armatimeve  ushtarake në Shqipëri, është edhe një shqetësim, si  dhenjë  brengë më shumë për mbrojtjen, për sigurinë, për stabilitetin dhe  për sovranitetin shtetëror të Shqipërisë.
 
Kjo farë “vizite turitike” ( e ujshtarkëve ruse në Shqipëri, me qëllim që të çmallen me 4 nëndetëset sovjetike të Krushçovit në “Pasha Liman” të Vlorës) ,   fare nuk është shenjë e mirë dhe  e dobishme as për politikën e as për interesat strategjike komplementare  poltiko-ushtarake dhe diplomatike të Shqiprisë me  NATO-n, me Amerikën dhe me BE-në.

Amerika është shpëtimi dhe ardhmëria e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, jo Rusia, as sllavët e Ballkanit!

 
-Ç’dreqi iu duhen  “inspektorët” ushtarakë  dhe KGB rusë, kur në Shqipëri kemi Amerikën, NATO-n dhe aleat e tyre evro-perëndimorë, që garantojnë mbrojtjen sigurinë e Shqipërisë nga çdo  rrezik dhe nga çdo ndërhyrje e jashtme.
 
-E sotmja dhe e neserërmja e  Shqipërisë dhe e shqiptarëve, është e lidhur ngusht me Uashingtonin,  jo me Moskën, pavarësisht nga nostaligjkët e strukur në Shqipëri, që natën më shumë e duan Rusinë sesa ditën Amerikën dhe NATO-n.
Mirëpo, Amerika nuk mashtrohet leht, tanimë, qe  më se dy dekda ua “lexon letrat në xhep”!  Prandaj, si thotë një fjalë e urtë e popullit  “ me dy mendje nuk shkohet në parajsë”. Tanimë, me arsye e kemi zgjedhur Amerikën si aleate dhe partner mik, e cila e shpëtoi dhe e pavarësoi Kosovën nga Serbia dhe nga Rusia (1999-2016), ndaj, larg duart nga Rusia-nëna e sllavëve dhe e të ligave të Ballkanit (1878-2016).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat