Në cilin shtet jetojmë ne?!

Opinione

Në cilin shtet jetojmë ne?!

Nga: Haki Bunjaku Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:32
Haki Bunjaku

Na thanë se u bë luftë,por jo kundër kujt!?

Ranë shumë viktima maleve,përrojeve e prozhmeve të Shqipërisë.Po përse bre? A me Shqipërinë patëm luftë?!!

U arrestue në Tropojë Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës,kolonel  Ahmet Krasniqi dhe u vra në një atentat në Tiranë!!!

Nëpër Kosovë e Shqipëri u vranë djemt e FARK-t

„Komandantët“ festonin për vrasjet bashkë me SHISH-istët dhe Udbistët e pastaj i ktheheshin zanatit të pistë të shkërdhyerjes nëpër hotelet e bordelet e Tiranës.

Ani njani (Agimi) kishte lën në pritje të dy gratë dhe kishte zën vend të ngohtë në shtrat me një „zogëz“.

Ani kur t`i publikohen fotografitë,edhe cullak?!

U vranë numër i madh dhe i pakonfirmuar zyrtarisht.

U zhdukën pa gjurmë mbi 2000 persona,që tash po u thonë:-Të pagjeturit,për të cilët nuk intersohet askush,pos familjes.

Hashim “azgani” e përbiu Republikën dhe për habinë e të gjithëve e shpalli Pavarësinë e “Pequrkave”! Po çfarë pavarësie,mor teveqel,pa Republikë?!

Mitrovicën e ndau dhe po e sundon Sërbia.Urën e Ibrit po e shfrytëzon vetëm Sërbi.

Kodin telefonik po e pengon Sërbia.Formimin e ushtrisë po e pengon Sërbia.Dhe krejt për e mbi Sërbinë,bile edhe kisha ortodokse në oborrin e UP-së është e Sërbisë,ndërtuar mbi kokat e intelegjentëve tanë.Kësaj havadyzët e politikës së Kosovës guxojnë e detyrohen me i fshi vetëm pluhurin.

Tash president është Tomisllav Nikoliq e Hashim teveqeli zëvendës.

Redpublikën duhet ta marrim hua prej Sërbisë e pastaj në Pazar të bëjmë llaf badihava për Pavarësi,por jo si atë të Hashimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat