Shqetëson depresioni i vetëvrasjeve në Kosovë

Opinione

Shqetëson depresioni i vetëvrasjeve në Kosovë

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:57
Ragip Guraziu

Rasti i fundit i mësueses, Fillojeta, që u vetëvra në lagjen ''Dardania'', na shqetëson shumë, pasi emri i saj, Fillojeta, ajo mbaroi jetën e saj mu në moshën më të mirë, 34 vjeqare duke u hedhur nga një objekt, në lagjen që e cekëm më lartë.

Vendi ynë po tronditet nga ky fenomen ''vetëvrasje''

Na ka ra rasti të dëgjojmë, psh. Një 19 vjeqar, 20 vjeqare, 21 vjeqare, moshe e re, tani rasti i fundit 34 vjeçare e shkolluar,kaq kanë bërë vetëvrasje, kaq kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje, etj e etj.

A ka kush në këtë rruzull tokësorë të zbuloj këto depresione nga vijnë?!

Kamë lexuar vite më parë se ; Sociologët përjashtojnë motivet ekonomike si shkaktarin kryesor i vetëvrasjeve, dhe shka tjetër duhet përjashtuar për të ardhur deri ky parandalim i shëtuar. Dukuria e vetëvrasjeve, kohëve të fundit është duke tronditur vendin tonë, siç që është rasti i Filloretës, një mësuese 34 vjeçare ti ep fund jetës, deri sa vëllai i saj e ngushllon, ndryshe, pa mundësi nga cili presion e shtyri motrën e tij të vetëvritej?!  Kisha të bëjë një pyetje, a ka mundësi sa do pak familjaret, ditë ku ndonjë anëtar i familjes mund të jetë në presion, ndoshta pak vërehet dhe me punu me te, me bisedu çfarë halli ka disi nuk po dukesh mirë, nuk po ndihesh mirë, unë jam afër teje, si prind, motër, vlla etj, ndoshta do të kishte suksese në parandalimin e kësaj dukurie e cila kohën e fundit sa vije e shtohet në Kosovë.

Forma më e mirë e informimit të Policisë së Kosovës

Zyrtari për informim në PK(Policia e Kosoves), disa herë kanë thënë se ka raste kur policia njoftohet me kohë për një tentim vetëvrasje, ku shpeshherë arrijnë me kohë për të shpëtuar jetë. Mirëpo,  për këto raste tragjike më shpesh policia informohet pasi që ndodh më e keqja.

“Ka pasur disa raste kur ne jemi njoftuar me kohë dhe kemi arritur të shpëtojmë personin që po tentonte të bëjë vetëvrasje. Së fundmi, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë jetën e një të riu 27 vjeç, i cili kishte tentuar të hidhej nga kulmi i një ndërtese në Prishtinë. Mirëpo, për fat të keq, më shpesh ndodh që ne të informohemi kur është tepër vonë”, version i policisë.

''Sipas zyrtarëve policorë, format më të përhapura të vetëvrasjes janë vetëhelmimi, që kryesisht përdoret nga femrat, pastaj janë vetëvarjet, vdekja nga arma e zjarrit dhe hedhja nga lartësitë.''.

Disa faktor cilsohen si shkas i këtyre vetëvrasjeve

Faktori social që mund të jetë ndryshimi i funksionimit të familjes apo ndryshimet e të jetuarit, ballafaqimi me situata të papritura, siç është humbja e personave të dashur të familjes, ose të lidhjeve të dashurisë dhe mundësia e ballafaqimit me situata të reja, duke përfshirë edhe ato ekonomiko-financiare.

“Personat e ndjeshëm ose të paekuilibruar mentalisht janë më të prirë për të bërë vetëvrasje. Ky është faktori kryesor. Personat e paekuilibruar nuk e ndjejnë sigurinë, prandaj ndodh më e keqja. Po ashtu mund të ndodhë që vetëvrasja të bëhet për shkak të abuzimit me alkool dhe me substanca narkotike”,

“Në hulumtimet e shumta që janë bërë nëpër botë, kanë ardhur në konkludim se numri i përqindjeve të vetëvrasjeve ka qenë më i lartë te shtresat më të larta ose të mesme sesa tek ato të ulëta”,

Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dukuria e kryerjes së vetëvrasjeve cilësohet si një ndër tre faktorët kryesore të vdekjeve në botë.

Sipas statistikave të kësaj organizate, shumica e vetëvrasjeve të raportuar në botë, kryhen nga personat mbi 60 vjeç.

Ndërkaq në mbarë botën, në 50 vitet e fundit vetëvrasjet janë rritur për 60 për qind dhe se kjo rritje është shënuar më shumë në shtetet e zhvilluara.

- Në botë, në çdo 40 sekonda një person bën vetëvrasje, ndërkaq tentim vetëvrasjet bëhen për çdo 3 sekonda.

- Për çdo person që kryen vetëvrasje, 20 e më shumë bëjnë tentim vetëvrasje.

- Numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh në Azi, që përfshin mbi 60 për qind nga numri total i vetëvrasjeve në botë.

Pse ndodhin Vetëvrasjet?

 ''Në shumicën e rasteve të vetëvrasjeve , nga hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera pos: mërzitjes së jetës , humbja e shpresës në zgjidhjen e problemeve , prezenca e fajit për ndonjë arsye i cili faj nuk i lë të lirë në botën shpirtërore dhe arsye të ngjashme me to.

Prej motiveve që më së shumti nxisin këto ndjenja e pas tyre edhe vet aktin e vetëvrasjes janë ato ekonomiko-sociale dhe ato psikologjike. Shkak i rritjes enorme të numrit (të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve), është edhe ndryshimi i mënyrës tradicionale të të jetuarit.Kur dikush bën vetvrasje, ai ka qenë vetëm pika më e dobët në një shoqëri – e cila i ka krijuar kushtet për vetvrasje! Kjo është përgjegjësia kolektive dhe, mbi këtë bazë them: kur dikush bën vetvrasje – nga diçka e secilit prej nesh vdes bashkë më të. Shkaktarëve të vetvrasjeve nuk iu shihet fundi. Janë të panumërt dhe, gjithmonë, do të mbesin mister i pazbuluar. Si vet njeriu!''

Vetëvrasjet në Kosovë

 Rritja e numrit të vetëvrasjeve është shqetësuese në Kosovë

''Kosova ende nuk ka statistika të sakta të personave me probleme të shëndetit mendor. Afër 3 % e popullatës vetëvriten, prej të cilëve një e treta i takojnë moshës adoleshente.Ekspertët vlerësojnë se shkaku kryesor që shtynë këta persona për t’ia marrë jetën vetes është gjendja e rëndë socio-ekonomike . Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 200o deri në vitin 2013, në Kosovë janë evidentuar 786 raste të vetëvrasjes dhe 2.494 raste të tentim vetëvrasje. Njohësit e kësaj dukurie shpjegojnë se përveç çrregullimeve të ndryshme, një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në Kosovë mund të konsiderohet edhe zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë.''

Rasti i fundit i mësueses, Fillojeta, që u vetëvra në lagjen ''Dardania'',na shqetëson shumë, pasi emri i saj, Fillojeta, ajo mbaroi jetën e saj mu në moshën më të mirë, 34 vjeçare duke u hedhur nga një objekt, në lagjen që e cekëm më lartë.

Autori është gazetar - analist i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat