A duhet të hapet një kurs për aftësim profesional të politikanëve në Kosovë

Opinione

A duhet të hapet një kurs për aftësim profesional të politikanëve në Kosovë

Nga: Luz Tomaj Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:06
Luz Tomaj

Ishte kjo kaherë, krejt rastësisht, e dëgjoja një konverzacion në mes dy katundarve. Në fund, njëri I tha tjetrit:  ti e paske trunin që as shfajci nuk ia lenë. Athua çfarë truri kanë politikanët e Kosoves?

Fjala politikë (ndon se shum kush e urren, por është e doemosdoshme)  e ka një kuptim të gjërë nga se, shtrihet në të gjitha poret e shoqërisë. Megjithatë, si të shqiptohet, mendja shkon ke shteti, pushteti, pushtetarët. Shkon, sepse shteti është shtëpija e popullit dhe populli shpreson dhe kërkon që shteti të funkcionon në mënyren që I ka hije, në mënyren më të mirë të mumdëshme. Prandaj, populli në cilsi të sovranit, e përcjellë, ose sëpaku duhet, me vemendje,  funkcionimin e çdo segmenti të pushtetit, ndonse vet pushteti në përgjithsi, paraqet një sferër të gjërë të përbër nga njerzit të cilët konsiderohen politikan dhe ata të cilët I shërbejnë politikes.

Zaten, sipas politologjisë, politikan konsiderohen njerzit, të cilët janë aktiv në subjektet politike, të cilët mbajn postet, duke filluar nga pushteti lokal, në pushtetin përfaqsues, qoftë atë ekzekutiv apo ligjvënës, dhe segmentet tjera të pushtetit. Me fjalë tjera, politikanët duhet konsideruar, madje edhe ata t'a ndiejn vedin, po e thëm me një fjalë të thjesht, argat të popullit, bile argat të privilegjuar. Kur thëm kështu, kam frigen mos po ofendohen politikanët, nga se, si duket, ata po e kkonsiderojn vedin jo argat por  mbi popull.

Fjala e moqme thonte se politika nuk ka shpirt. Megjithatë, politika bëhet në interes të shtetit, në interes të popullit. Prandaj, politika kërkon një nivel të lartë të ndërgjegjëshmeris dhe në asnjë moment, bartësit e politikes nuk ish desht ti shmangen ndërgjegjes se përndryshe automatikisht I lendojn intereset e popullit.

Nuk është fare lehtë me e mbajtë ndërgjegjen nën kontroll, sepse faktor të ndryshëm të karakterit objektiv, por më shum të ati subjektiv, bëjnë presion dhe I kanosen ndërgjegjes. Vlen me vequ karierizmin dhe korrupcionin si faktor më të rrezikshem kundër  vetëdijes dhe ndërgjegjes. Kur të hyn edhe shteti në këtë konstelacion, nuk ka dyshim se këta faktor I kanosen edhe vet shtetit apo popullit.

Bazuar në rrjedha politike dhe informacione të përditëshme, si formë e luftimit të dukurive negative, pa dyshim rezulton mendimi se faktorët e përmendur e kanë kaplu ndërgjegjen e politikanëve, ose iu mungon aftsia për të qenë të vetëdijshem se për kenë punojnë, se çka don me than shteti, si mprohen interesat e shtetit etj.

Pse dyshohet në aftësinë ose Ndërgjegjen e politikanëve

Për të bërë politikë, për të udhëq me shtet, përveq tjerash, kërkohet një nivel I kultures. Fjala kulturë e ka një kuptim të gjërë, por, kur është në pyetje shteti, sëpaku dy elemente kërkojn të plotsohen – komunikimi dhe toleranca. Mjerisht, këta dy faktor nuk shifen ose nuk egzistojn. Nga një herë po flas me vetvehten, athua po pres që edhe në Kosovë të përmbushen këta dy faktor ashtu çfarë përjetoj këtu në SHBA. Jo jo, e keqja është se në Kosovë nuk shof kurrëfar komunikimi të pushtetit me popull. Paraqitja e pushtetit ose pushtetarve në medija nuk është komunikim, është formë e informimit që dallon nga  komunikimi. Përpiqem t'a shof edhe një formë të vetmen, në tëcilen pushtetarët komunikojn me popullin e shkret. Qeverija nxjerr vendime të ndryshme, Parlamenti, përveq tjerash nxjerr ligje dhe vendos për çështje tjera dhe të gjitha këto bëhen në emër dhe për interes të popullit, gjë që është krejt në rregull. Megjithatë, shtrohet pyetja se a egziston donjë formë, që përfaqsuesi t'a konsulton popullin, që qytetarët, t'a kontaktojn përfaqsuesin me donjë vrejtje apo sygjerim, në një komunikim konstruktiv, në proceset e vendimmarrjeve apo vjen në shprehje ajo se: më keni zgjedh për të mençur dhe un bëj çka të du.

Komunikimi në mes subjekteve politike, në mes  pozites dhe opozites s'don koment. Do deshiroja t'a shof qoftë edhe një çështje e cila është zgjidh me kompromis!!!  Prandaj, në mungesë të komunikimit, në mungesë të tolerances dhe rrespektimit të mendimit të tjetrit, shtrohet pyetja e arsyeshmerisë ose jo të pluralizmit, si faktor I zhvillimit demokratik. Në se pozita është e pagabueshme, në se opozita nuk kontribon me asgjë të arsyeshme, pse t'a qajn koken në mesvedi. Edhe një hap më larg - në se të gjith përfaqsuesit e opozites mendojn njësoj dhe anasjelltas ata të pozites mendojn njësoj, athua sjecili prej tyre a mendon me kokë të vet apo mos po mendojn me kokë të Albinit, Hashimit apo Ises.  Ndoshta, ndërgjegjëja personale qenka shëndrru në atë kolektive. Megjithatë, un po mendoj ndryshe, po mendoj se është shfaq   karierizmi ekstrem, në të cilin personi (pushtetari), qoftë në pushtet, qoftë në subjekt, mundet lehtë me manipulu me njerzit rreth vedit e pastaj sëbashku manipulon edhe me popullin. Në situata të tilla as që mund të flitet për donjë vetëdije për ndërgjegje.

Korrupcioni temë e vjetër

Karierizmi ekstrem dhe korrupcioni funkcionojn në bashkpunim të ngushtë. Profesori S. Moris thot: political coruption is the illegitimate use of public power to benefit a private interest ose shkurtazi,  keqpërdorimi I pozites zyrtare për interese private. Sipas intenzitetit, kkorrupcioni ndahet në korrupcion, korrupcioni I madh dhe ai sistematik e pastaj ndahet edhe sipas sektoreve. Kur është fjala për pushtet dallohen korrupcioni politik, korrupcioni në polici dhe ai në judikaturë. Për t'a fillu dhe zhvillu korrupcionin duhen dy ose më shum persona. Korrupcioni është tema e cila më se shumti përfolet ndërsa më se paku ose fare nuk luftohet. Kur ndodh kështu don me thën se korrupcioni  e ka kaplu mu shtresen e cila duhet me e luftu. Për këtë arsye luftimi I korrupcionit nuk leviz, me përjashtim që aty-këtu, donjë peshk pahiri bjen në rrjet. Në periudhen e pas luftes, në se e shiqojm përbërjen e udhëheqësive të subjekteve politike dhe përbërjen e pushtetit, rezulton konkluzioni se ka të bëj, thjesht me formime të klaneve politike, madje hermetikisht të mbyllura të cilat I karakterizon karierizmi dhe intereset personale tani më të transformuara në korrupcion. Një klanizem I till nuk e ka dominu Kosoven as në kohen kur e dominonte analfabetizmi.

Karierizmi ekstrem, korrupcioni në forma të ndryshme dhe mungesa e kultures politike, janë dhe kanë me qenë bariera në rrugën e proceseve integruese. Insistimi I qeveris dhe rrymave tjera se liberalizimi I vizave varet, ekskluzivisht, nga aprovimi I demarkacionit, I cili e ka peshen e vet politike, janë pretendim I manipulimit me popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat