Të shqetësuar për ligjin e plehrave dhe jo për plehrat e politikës

Opinione

Të shqetësuar për ligjin e plehrave dhe jo për plehrat e politikës

Nga: Ilir Vata Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:07
Ilir Vata

Kohët e fundit, alarmi i disa partive politike opozitare është ligji i plehrave dhe kanë harxhuar energji me ditë të tëra për plehrat që do të riciklohen, kanë harxhuar kohë mediatike dhe televizive, madje edhe bojë duke shkruajtur në kazanat e plehrave dhe kanë bërë mirë se fundja do ta gjejë një gjë opozita për të bërë bërë opozitën, mase dhe janë në të drejtën tyre të gjelbërt.

Miq, koleg politikanë të partive të djathta, siç edhe pretendoni të jeni, habitemi kur i shoh se zvarriten në mitingje për plehrat kur kurrë nuk bëtë një përpjekje të vërtetë për heqjen nga politika të plehrave të vërtetë, pikërisht plehrat e të shkuarës, spiunët e sigurimit të shtetit, persona të nemeglaturës së policisë politike të komunizmit, apo persekutor që kanë shënuar krime në kohën e regjimt komunist, vetë apo nga familjarët e tyre.

Asnjëherë nuk e morën kurajon të qëndrojnë fort që të rrisin presionin që qeveritë, apo qeveria aktuale, parlamenti të bëjë të mundur trasparencën me diktaturën, duke nisur me hapjen e dosjeve, madje vetë opozita për ligjin e dekriminalizimit që pati pa as të voglin dyshim arritje, nuk përmendi në asnjë rast shtrirjen e ligjit në kohë për krimet e diktaturës, ashtu siç edhe e parashikonë vetë kodi penal në Shqipëri.

Është me interest ë madhe publik bërja e opozitës, madje jetike për mirëvatjen e demokracisë në Shqipëri dhe përgjithëçka duhet të ketë oponencë dhe ne e mbështesim edhe inisjativën politike për ligjin e mbetjeve se mbase ka dashur një konsultim më të gjërë dhe gjithëpërfshirës, të debatueshëm në çdo aspekt para se të votohej, por është e pafalshme heshtja për hapjen e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit.

Sa herë që ka zgjedhje, nuk ngurojnë që parti politike që nuk kanë as shtresë sociale reale ku mbeshteten, lançojnë të përndjekurit dhe bëjnë mirë se fundja në politikë janë, por është e turpshme kur ajo bëhet për interesin e tyre politik, thjeshtë me kap vota dhe jo për interesin e atyre që vuajtën në regjimin diktatorial, përtej njërzores.

Më vjen me vertet keq, që disa nga krerët e partive politike kanë devizë të bësueshme, kanë çeshtjen kombëtare, kanë edhe kauz, janë me integritet, por në fund bien në fatalitet politike atë të nënshtrimit nga parti më të mëdha politike, duke humbur dhe vetë sencin e politikës se partisë që përfaqësojnë.

Partitë politike që kanë marrë vota nga të përndjekurit dhe pronarët duhet të jenë më të përgjegjshëm kur pëmendin emrin e të përndjekurve, të paktën të mos bëhen qesharak për vete, se sa herë gabojnë ata të përdjekurit janë të orientuar politikisht dhe koha ka treguar se ata bëjnë ndryshimin politik.

 

Do të ishte një akt civilizues, pakti politik i të gjithë atyre partive politike që nuk kanë lidhje me të shkuarën diktatoriale që të ndërmerrnin një aksion politik për trasparencën me diktaturës dhe kjo i takon secilës parti politike dhe kryesisht atyre me peshë politike në parlament, madje dhe atyre jo parlamentare.

Vazhdoni e protestoni për mbetjet dhe plehrat se jeni në rrugën e drejtë, por harrojeni lancimin e të përndjekurve muajt në vijim sepse ne jemi këtu për të treguar se kush jeni dhe ç’farë doni nga të përndjekurit.

Pa trasparencën me të shkuarë vendi dhe vetë demokracia është e destinuar të tëhiqet zhak, tanzicioni do jetë kushtetuta e trashëgimisë komuniste, anarkia do të rri në derë si gjuetare e lig, pasiguria do jetë ulur në preher të gjithësecilit për të përdhosur të ardhmen e fëmijëve tanë, armiqësia dhe konflikti do t’i bëjnë karshillëk paqes, duke kërkuar ta sfidojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat