Fuqitë e Mëdha, "Çështja Lindore"-Dështimi i diplomacisë në Ballkan

Opinione

Fuqitë e Mëdha, "Çështja Lindore"-Dështimi i diplomacisë në Ballkan

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:37
Dr. Nijazi Halili

Ka pasur dy dukuri shqetësuese në punët e brendshme të Ballkanit gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. E para ishte futja e forcave të reja sociale dhe ekonomike; E dyta, ndërhyrja në rritje e forcave të jashtme politike. Diplomacia ndërkombëtare dhe tregtia ndërkombëtare u ndërlidhën në të menduarit e Fuqive të Mëdha të Evropës.

Në vitet 1800 ky proces ishte vetëm fillimi. Shqetësime në lidhje me lëndën e parë (materialet e papërpunuara) dhe tregjet botërore janë përhapur ngadalë në pjesën tjetër të Evropës vetëm nga Anglia. Diplomacia ndërkombëtare ende operonte në bazë të llogaritjeve të thjeshta. Luftërat u zhvilluan ende në lidhje me hartimin e kufijve dhe vënien mbretërve mbi frone, pa marrë në konsideratë   elemente të sofistikuar ekonomike apo ndikimin e ndryshimeve shoqërore. Diplomacia është kryer nga lart poshtë, nga elitat shoqërore me pak interes në ndryshimin shoqëror apo trazira popullore.

 Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare në Ballkan në shekullin e nëntëmbëdhjetë është e vështirë të kuptohet nëse lëmë anash dijeninë tonë paraprake se treni i ngjarjeve do të çojë në Luftën e Parë Botërore. Diplomacia e stilit të vjetër dështoi në vitin 1914, kur forcat e reja të tilla si nacionalizmi dhe militarizmi humbin kontrollin e tij.  Në historinë diplomatike të Ballkanit është e lehtë për të gjetur situatat në të cilat diplomacia stilit të vjetër u ballafaqua me forcat e reja dhe bëri punë të dobët në trajtimin e tyre. Sidomos pas vitit 1878 deri në krizën e vitit 1914, rivalitetet ndërmjet fuqive në regjion ishin rritur, si ai: Austri vs Rusi, Austri vs Serbi, Serbi vs. Bullgari.

Nga ana tjetër, ka pasur shumë kriza dhe luftëra para vitit 1878 të cilat thjesht çuan në konflikte të kufizuara. Është e gabuar për të analizuar ato vetëm si hyrje për Luftën e Parë Botërore. Çështja qendrore në diplomacinë e Ballkanit në këtë kohë ishte Çështja Lindore.

Çështja Lindore, deri në vitin 1878: "Çështja Lindore" sillej rreth një çështje: çdo të bëhet me Ballkanin, kur Perandoria Osmane do të largohet si fakt themelor politik në Evropën Juglindore. Fuqitë e Mëdha i qaseshin çdo krize me shpresë që të dalin me përfitime maksimale. Ka pasur qasje kontradiktore. a. Ndonjëherë fuqitë mbështesin ndryshimet revolucionare. b. Më shpesh, interesat e shteteve të fuqishme mbështetnin status quo-në. c. Diplomacia e Çështjes Lindore ecte përpara me mospërfillje, shpesh me injorancë ndaj vullnetit të popujve të Ballkanit.   Diplomacia e  Fuqive : Për shkak të traditave dhe strukturave të saj, diplomacia e stilit të vjetër ishte e pajisur dobët për t'u marrë me lëvizjet popullore si nacionalizmi. Diplomacia e Çështjes Lindore filloi në periudhën e hershme moderne, para nacionalizmit modern apo qeverive përfaqësuese. Diplomatët nga Fuqitë e Mëdha nuk i ka marrë parasysh dëshirat e qytetarëve të tyre, kështu edhe të popujve  të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat