Guri me gurin nuk flet, por neve na duhet një unitet

Opinione

Guri me gurin nuk flet, por neve na duhet një unitet

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 shtator 2016 Në ora: 09:45
Ragip Guraziu

Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë,që të bisedojnë, krijojnë një unitet.

Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova  atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i  mungojë  lira dhe te rri mbyllur në kafaz. 

Mijëra vjet Kosovës në kokë i kan  kënduar korbat e zi, tani nuk e dojmë  jetën  në robëri, tani pasi e kemi sadopak të shtrenjtën liri....

Dielli duhet të nxejë edhe për Kosovën...

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve  serbë ,që mijëra vjet kishin ngritur kokë lartë,i shuan dëshmorët,martirët e lirisë tani në amshim. Qindra vjet babë e gjysh koçakë, nga  korbat e yi, ardhacak të Korpateve,me dhunime e gjak,dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje , masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve,mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia,tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90-ta , që Serbisë ju futë frika në palcë,dhe tek atherë dolën me deklaratat e tyre se''SHqiptarët e ndëgjojë,si trashgimi mijëravjeqare zotin e shtëpisë,dhe kjo i frikonte ata pasi kishim një unitet popullore derisa filloi Lufta e UÇK-së.

Dëshmorët dhe martirët e kanë pritë një Kosovë me gjelbrim-e jo me gaz e tymë?!

A mund te jetë kjo zgjidhja?!

Sipas Mendimit tim personal,për uljen e gjakërave , pasi tani opozita është kthyer Kuvendit, duhet të ipet rasti i një  debati demokratik, dhe para liderëve të partive politike,pozitë dhe opozitë, dhe deputetëve, në atë seancë të jenë të pranishëm, kryeministri,Isa Mustafa dhe presidenti Hashim THaçi, të dalin në ballë të oxhakut dhe fillë e për pe, populli,të modifikojnë atë nënshkrim në Bruksel dhe sipas mendimit tim,po ata ,nga ana e ndërkombëtarëve  duhet  të jenë prezent pasi sipas atyre që kanë nënshkruar po thonë se kanë trysni nga ndërkombëtarët kur janë në pytje nënshkrimet për demarkacionet e kufijëve.

Brukseli  inkurajon Prishtinën...

Që normalizimi i marrëdhënjëve do të mundësoj Prishtinën të ecë përpara integrimit   ne BE, dhe në sferat tjera, si heqja e vizave etj,etj, ka deklaruar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës,Isa Mustafa.Sipas tij kjo ishte arsyeja e nënshkrimit në Bruksel,sa i pëket asosacioneve të komuna serbe në Kosovë,sipas kryeministrit Mustafa sy me sy është dhënë premtimi i ndërkombëtarve,kur ju është parashtruar pytja se a është apo a dëmtohet Kosova më këto nënshkrime.

Dialogu më së i nevojshëm

Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për krijimin e situatës  janë të arsyeshme Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit Gjendja  momentale ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet  pozitës dhe opozitës

Këto dilema dhe shqetësime  barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka eskaluar të gjitha mundësitë e një  marrëveshje në mes pozitës dhe opozitës.

Dihet se që në fillim në këto bisedime me Serbinë, opozita i ka kundërshtuar. ''Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se integriteti territorial i pakontestueshëm dhe sovraniteti i padiskutueshëm” ,kështu thanë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, në krye me kryeministrin Isa Mustafa. Atëherë u shtruan pyetjet nga opozita, në cilin sovran bën pjesë Veriu i Kosovës?!

Në këto bisedime teknike siç u quajtën, opozita ka qenë në dijeni se këto bisedime do të përfundojnë politike. Ka qenë qartë e ditur që më parë se kjo që ndodhi tani nga opozita në bllokimin e seancës së fundit të Kuvendit të shtetit të Kosovës dhe u pa si u nis  dhe  si përfundoi, por nuk e dimë tani si do t’i kthehen realitetit dhe në binarë të duhur. Veprimet e opozitës u panë si tmerr, por kryekuvendari Kadri Veseli po mundohet me qenë  papë  mbi papën dhe po shihet paaftësia e tij për të udhëhequr me Kuvendin. Ai duket të jetë i paaftë totalisht. Duhet të jemi në dijeni se këta djemtë dhe vajza të opozitës, deputetë në Kuvendin  e Kosovës edhe e kanë dekretin e qytetarëve të po këtij shteti dhe kryeministri Mustafa që po garanton se në këto bisedime nuk ka humbur Kosova asgjë, duhet të ulë gjakrat dhe duhet të bisedohet me opozitën gjithsesi e jo me lejuar që të na përqesh e gjithë bota dhe  aq  më  pak nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore. Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës  së  Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë   herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Siç ka nevojë njeriu për njeriun,po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë,që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip,marrim frymë shqip,veprojmë shqip,etj. Kosova  atdheu ynë i shtrenjtë,i shenjtë, nuk guxon t'i  mungojë  lira dhe te rri mbyllur në kafaz.  Mira vjet-Kosovës në kokë i kan  kënduar korbat e zi, tani nuk e dojmë jetën në robëri,tani pasi e kemi sadopak  të  shtrenjtën liri....

Siç ka nevojë njeriu për njeriun,po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë,që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip,marrim frymë shqip,veprojmë shqip,etj. Kosova  atdheu ynë i shtrenjtë,i shenjtë, nuk guxon t'i  mungojë  lira dhe te rri mbyllur në kafaz.  Mira vjet-Kosovës në kokë i kan  kënduar korbat e zi, tani nuk e dojmë jetën në robëri,tani pasi e kemi sadopak  të  shtrenjtën liri....

Autori eshte gazetar-analist i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat