Dylberat e sotëm

Opinione

Dylberat e sotëm

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 shtator 2016 Në ora: 23:44
Sulejman Mehazi

Në moshën e fëmijërisë shpesh herë në mëhallën time dëgjoja nga më të rriturit emrin Dylber, sidomos për djemtë e ri  që visheshin hijeshëm, ishin shumë elegantë, shumë të gëzuar, të hareshëm e të bukur. Me një fjalë ishin aq të bukur, sa që ua kalonin edhe femrave dhe grave më të bukura të qytetit. Të tjerëve dhe neve shokëve na mbetej marraku që të visheshim bukur si ata. Vet nga pamja dhe veshja e tyre e bukur shihej se ishin nga familjet më të pasura. Vajzat nëpër dasma kur fejohej e martohej ndonjë prej këtyre bukuroshëve të qytetit me dajret e tyre zgjedhnin këngët më të veçanta, e më të bukura. Njërën prej k?ngëve që e mbaj mend ishte kjo: "Ka çel trëndafili te dera, hajde Dylber se ka ardh pranvera". Që  në fëmijëri i kishin shenjat e dylberllëkut, kur bëheshin synet, këndohej kënga: "More dylber aga topi telit, si di dalish para berberit". Gjatë stinës së pranverës këta dylbera  dukeshin më të hijshëm, më të bukur dhe siç shihej këtë stinë e donin më shumë se sa stinët tjera të vitit. Thuajse të gjitha këngët e dylberëve janë kënduar gjatë stinës së pranverës. Kam nj? ide të fshehtë, por do ta them për hirë të lexuesve, pasi që studiuesit  s'kanë kohë të japin ide...! Çuditem se si kjo gjini e letërsisë popullore u anashkalua vazhdimisht nga ana e studiuesve të albanologjisë, por edhe nga studiuesit e etnomuzikologjisë shqiptare. E vërteta e pamohueshme është se këto këngë jan? kënduar, frymuar dhe kultivuar shekuj me radhë mbi hapsirën e trojeve etnike shqiptare; argumentet janë shumë bindëse se kjo gjini e këngëve për dylberat është me gjenezë të lashtë historike jo vetëm në trojet tona, por në tërë rruzullin tokësor. Prandaj duke i lënë në harresë këto këngë na janë shtuar me të madhe dylberat, sa që gjenden kudo, nëpër institucionet më të larta shtetërore, akademike, shëndetësore, arsimore, muzikore, fetare e juridike. Argumentet janë se në shumë vende të botës dylberizmi është legalizuar edhe me ligj e kushtetutë. Këngët p?r dylbarat rrjedhën e kanë nga vendet puro urbane, të civilizuara, elitare,  jeta e tyre është e lezetshme dhe e hareshme duke bërë ahenge dhe qejfe trupore e shpirtërore. Historikisht në të gjitha perandoritë e botës në vendet kyçe dhe ndër më të privilegjuarit kanë qenë dylberat, për shkak se ua bënën qejfin perandor?ve. Kjo jetë e këndshme dhe e hareshme e dylberave është prezente edhe sot e kësaj dite në trojet tona, bile janë shtuar me të madhe në të gjitha poret e jetës. Sot koha më e mirë, më e këndshme dhe më e lezetshme është e dylberave. Pra, dylberllëku në përditëshmëritë tona është bërë fat jetësor. Për t'u punësuar, në çdo institucion duhet të jesh dylber, po qe se nuk je, nuk të pranojnë në punë. Dhe, puna e dylberëve varet nga bukuria e tyre, nëse bukuria e dylber?ve është shumë e madhe, atëherë punësohen nëpër institucionet më të larta shtetërore. E përsërisë dhe një herë, kujdes! Nuk është rastësi që dylberat më të pashëm, më të hareshëm, më të bukur e më të lezetshëm të trojeve tona shqiptare janë punësuar nëpër vendet më të larta shtetërore, universitare, kulturore, fetare ... Na ruaj, o Zot, nga jo plleshmëria!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat