Nderim për ata që vulosën me gjak lirinë

Opinione

Nderim për ata që vulosën me gjak lirinë

Kadri Gërvalla Nga Kadri Gërvalla Më 21 shtator 2016 Në ora: 11:03
Fehmi dhe Xheva Lladrovci

Përvjetori i 18-i rënies në altarin e Lirisë të-Fehmi dhe Xheva Lladrovcit !

Komandantët, Fehmi e Xhevë Lladrovci luftuan për liri si të gjithë dëshmorët, por nuk arritën ta shijojnë Lirinë. Ata na lanë amanetet që ta duam Kosovën, ta mbrojmë pa kursyer asgjë nga vetja jonë, as edhe jetën.

Legjendarët e Kosovës që ia kthyen dinjitetin popullit shqiptar, vullnetarët e diasporës, si Fehmiu, Xheva, e shumë të tjerë, i treguan historisë se nuk ka vdekje më të mirë se vdekja për Liri.

 Të rënët duhët të ngiteshin dhe të mbesin në kujtesën e kombit.Të flasësh për dëshmorët e kombit është krenari. Por kjo krenari të obligon që fjales së thënë dhe sidomos asaj të shkruar t'i japesh peshën e vet, peshën e kohës. Veprimataria e dëshmorëve eshte aq e begateshme sa ne rrugtimin e tyre per Liri është veshtire ti permendesh te gjitha me pak fjalë, dhe te thuash se i ke thenë.

Lufta per Lirin e Kosoves i ka rrenjet ne gjak, dhe ky gjak nuk u tha kurre, por gjithmone i fresket, lindi e rriti trimat qe i dolen zot Kosoves, sa here qe e kerkonte koha. Keta ishin me pushken plot barot, te gatshem per të shkrepur mbi pushtuesin serb dhe mbi tradhtaret.

Ta zësh në gojë emrin e Komandanteve, Fehmi dhe Xheva Lladrovci te kthen ne nje kohë e cila mban kuptushmerine e filozofise se te gjitha kohrave qe shkuan dhe atyre do do vine.

Në kontiniutetin kohor-historik, emri i FEHMI dhe XHEVA LLADROVCI, behët nje kurorzim i angazhimeve gjithëkombtare, ne projektin e madh ku u derdhen energjitë shekullore të shqiptareve per liri, barazi dhe demokraci, si vlera më kulminante mbi te cilat ndritet qdo shoqeri e civilizuar.

18- vjet më parë në Drenicë jehoi krisma e armeve te lirise, krisma te nje USHTRIE TE RE … USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES.18-vjet me parë Komandantet e kesaj ushtrie Fehmi DHE Xheva Lladrovci, iu kundervun nje ushtrie te terë gjakatare serbe, dhe flijuan jeten per LIRINE QE SOT KOSOVA E GEZON. Fehmi dhe Xheva Lladrovci ishin pjesmarres te shume demostratave si kombinues i i mire i veprimeve politike legale dhe ilegale ne rrugen per çlirimin e atdheut.

FEHMI LLADROVCI u lind dhe u rrit në SHKABAJ( ISH-GLLANASELLË) te Drenices, në një familje bujare me traditë atdhetare. Shkollen fillore e dhe të mesmen e kreu ne Drenice per te vazhduar studimet ne Universitetin e Prishtines.

XHEVA KRASNIQI –LLADROVCI u lind po ashu ne Drenicë, ku dhe mbaroi shkollen fillore dhe te mesmen, per të vazhduar me tutje ne studime në Universitetin e Prishtines.

Levizjet studetore te vitit 1981 tek FEHMI DHE XHEVE LLADROVCI paten ndikim të posaqem, ata u kyqen në ket levizje dhe moren pjese aktive në organizim. Organet e sistemit totalitar e burgosen me burg te rende Fehmiun ,e me vonë edhe Xheven.

Edhe burgu i rendë por edhe torturat e medha keta dy drima nuk i luhati në rrugen per çlirimin e atdheut, ku i sherbyen deri ne vdekje.

Fehmi Lladrovci gjithmone i ndjekur nga pushtuesi serb ne Kosove largohet nga Kosova dhe shkon ne Zagreb ku dhe perfundon studimet ne Fakultetin Teknik.

Nje kohe te gjate Fehmi dhe Xheva Lladrovci qendruan dhe vepruan ne Gjermani, ku edhe nga ky vend u kthyen drejt rruges per ne Kosove, per t'i dale ne ndihme luftes dhe Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.

Ne diasporë Fehmiu ishte nje nga organizatoret dhe aktivistet me te dalluar në inters te çeshtjes kombtare. Fehmiu qysh heret ishte deklaruar se PA LUFTË NUK DO VJEN lLIRIA: Ai tentoi qe edhe ne vitin 1996 te futej ne Kosove, per te marr pjese ne organiozimin e luftes dhe per t'iu ndihmuar shokeve, por nuk arriti. Ate nate se bashku me XHEVA Lladrovcin ALI AHMETIN RAMUSH HARADINAJ LUAN HARADINAJ, bien ne prite ku FEHMIU PLAGOSET, DHE BIE NE ALTARIN E LIRISE LUAN HARADINAJ. Me vendimin e Shtabit te Pergjithshem Fehmiu caktohet që të kontribuoje ne diasporë në informimin dhe propagandimin e luftes dhe fondit” Vendlindja thërrët.

I madhi Fehmi dhe Xheva Lladrovci,kthehen prap në Kosovë dhe shkojn në flaken e luftes ne Drenicen heroike. Luftuan deri në vdekje, ballë per ballë dhe në çdo betejë, krismat e tyre jehuan kudo.

“dihet se gjithçka që ka pasur të bej me strukturat ushtarake te uçk-se, ka te bej edhe me emrin e Fehmi dhe Xheve Lladrovci. në zemren e qendresës kosovare, në atë të drenices te njohur tashm familja Lladrovci eshte nje nga simbolet e qendreses, ndersa, vet Fehmi dhe Xheva lladrovci, ne prekazin e Ahmet Delis te Tahir Mehes dhe te komandantit legjendar Adem Jasharit, radhiten në heronjet ku ja ndrruan kahun historisë për te shkruar nje histori te re dhe te lavdishme.

pikrisht pra me 22 shtator, 1998 ne krye te detyres bien Fehmi dhe Xheva Lladrovci, se bashku me shume trima të lirise, ku Kosova u ben gjithnje vend dhe vendi i tyre eshte i perjetshem.

ata ishin prej atyre trimave te lirise te cilet lane pas vetes permendoret e lirise dhe ato u jan ngritur.

“18-, vjet me pare ata deshmuan se jo vetem kishin hedhur ne token e rreshkur te kosoves, faren e ardhshme te lirise, por edhe ishin te gatshem ta rritnin me gjakun e tyre”.

Vrasja e tyre ka lënë plagë të shumta. UÇK-ja kishte mbetur pa një komandant të madh dhe realisht shqiptaret e kosoves kanë mbetur pa Fehmiun dhe pa Xhevën, të cilet tërë jetën ia kushtuan Kosovës.

lavdi jetës dhe vepres se fehmi dhe Xheva lladrovci!

ne jemi te perkohëshem atF jane te perjetshem

nderim për ata q_ me gjak vulosën lirinë

lavdi te gjithë atyre që ranë për lirinë  e Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat