Serbia e as Jeremiqi nuk e kanë vendin në OKB, sepse nuk janë paqësorë!

Opinione

Serbia e as Jeremiqi nuk e kanë vendin në OKB, sepse nuk janë paqësorë!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 12 shtator 2016 Në ora: 20:53
Vuk Jeremiq

-Këtë e provon edhe kjo deklaratë e nacionalshovinistit ekstremist dhe racist serb Vuk Jeremiq nga selia e Kombeve të Bashkuara: “KOSOVO WOULD JOIN THE UN OVER MY DEAD BODY”!!!
 
A ka argument më  monstruoz, më anticivilizues, më antihuman, më  amoral, më antihuman, më antiligjor dhe më antipaqësor, se mesazhi kërcënues i kësaj deklarate kundër pavarësimit  dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Gjithashtu, ky mesazh  racist  ekstremistit i Vuk Jeremiqit, se “ Kosova do bëhet anëtare e OKB-së vetëm mbi trupin tim të vdekur”, do të thotë  luftë po, por njohje  të Kosovës, kurrë, jo!
 
-Ja, sa “paqësor”  është serbi Vuk Jeremiq, aq sa edhe vetë bosët e tij në Beograd, që  janë betuar, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës!
 
Ky apel kërcënues dhe agresiv i racistit Vuk Jeremiq, të kujton “fjalimin historik” kërcënues të kryekriminelit të Serbisë, Slobodan Milosheviq, të mbajtur në Gazimestan më 28 qershor 1989, me rastin e   600-vjetorit të “Betejës së Kosovës” (1389), që ishte si pretekst i shpalljes së luftës dhe terrorit gjenocid të Serbisë për vrasjen, për masakrimin, për shpërnguljen dhe për shfarosjen e shqiptarëve, si dhe për djegjen e Kosovës dhe të serbizimit të saj në tërësi.
 
-Derisa Serbia nuk spastrohet përfundimisht nga eksponentët nacistë dhe  racistë të Slobodan Milosheviqit nuk e ka vendin  në OKB, për më tepër, nuk ka kurrfarë të drejte legale, që të jetë në ballë të OKB-së me  “timonierin” e saj racist Vuk Jeremiq, sepse ka kryer tri gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).
 
Kjo është arsyeja kryesore, pse  Kosova, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, BeH, Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Italia duhet ta kontestojnë   zgjedhjen e Vuk Jeremiqit sekretar të Përgjithshëm  të OKB-së, pavarësisht nga kualifikimi i tij akademik, ajo është çështje presonale private e tij, sepse ai me prononcimet dhe me veprimet e tij kërcënuese raciste nga “foltorja” e OKB-së është dëshmuar racist dhe ekstremist serb, gjëqë këta negtaivizma antinjerëzor dhe antipaqësorë janë në kundërshtim të plotë me kriteret e procedurës zgjedhore sipas Kartës së OKB-së.
 
-Zgjedhja e racistit Jeremiq në krye të OKB-së, do të ishte njësoj kompremetuese dhe devalvuese sikur në ballë të saj  të vinte  Ribentropi fashist i Hitlerit, sepse OKB-ja është antitezë e racizimit, e jotolerncës, e urrjetjes, e diskirminimit, e aparteidit dhe e mohimit të drejtave dhe lirive të njeriut.
 
Prandaj, parapëlqehet që OKB-ja të mos bëjë gabimin e dytë me zgjedhjen e ekstremistit Vuk Jeremiq sekretar të  Përgjithshëm tëi saj, sepse do të ishte gabim historik dhe juridik në dëm të misionit paqësor të Kombeve të Bashkuara.
 
Nuk ka dyshim se për rendin  juridik pozitiv ndërkombëtar (1945-2016) zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm të  Orgnaizatës së Kombeve të Bashkuara është një nga  funksionet më thelbësore të zhvillimit të  veprimtarisë së saj në mbrojtjen dhe në ruajtjen e  rendit ndërkombëtar, të bashkëpunimit, të stabilitetit, të  sigurisë dhe të paqes së përbotshme.
 
Pra, duke mbajtur parasysh rolin dhe rëndësinë e pozitës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përkatësisht të Kombeve të Bashkuara, as  Vuk Jeremiq si nacionalist, racist ( urrjetës  i kroatëve, i myslimanëve dhe i shqiptarëve) dhe antidemokrat i sëmurë,  që botërisht mohon lirinë, pavarësinë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (duke e quajtur Kosovën “Jerusalem serb”, ashtu sikurse kisha politike ortodokse  serbe: "Kosovo, is our Jerusalem; you just can’t treat it any other way than as Serbian Jerusalem”) e as Serbia, që ka kryer tri gjenocide kundër qindra e mijëra civilëve të pafajshëm kroatë në Kroaci, kundër myslimanëve në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë (1990-1999) nuk mund të jenë në ballë të OKB-së, sepse kjo do të ishte padrejtësi, turp,  kompremetim dhe shkelje flagrante e vlerave dhe e parimeve të rendit juridik ndërkombëtar, të drejtësisë dhe të paqes së përbotshme.
 
Sikurse Gjermania nazifashiste e Hitlerit (19139-1945), ashtu edhe Serbia e Slobodan Milosheviqit  ka kryer tre gjenocide (1990-1999)!
 
Sipas Kartës së OKB-së Serbia nuk ka kurrfarë të drejte të jetë në ballë të OKB-së paqësore ndërkombëtare, madje as anëtare e saj derisa të mos spastrohet përfundimisht nga hedhurinat dhe nga  recidivat  nacionalshovinistë dhe racistë  serbomëdhenj të ish-regjimit fashistoid dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milkosheviqit.
 
Ai që i kërcënon dhe u mohon lirinë e popujve të tjerë sikurse racisti serbomadh Vuk Jeremiq shqiptarëve dhe Kosovës, nuk plotëson asnjë kusht që të jetë në ballë të OKB-së qoftë si sekretar i Përgjithshëm apo kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të saj.
 
Prandaj,  ashtu sikurse  dikur Gjermania nazifashiste e Hitlerit, edhe ministri i Jashtëm i saj, Joachim von Ribbentrop,  që nuk patën kurrfarë Shansi ligjor, që të vinin në krye të OKB-së, më 1945, por  sipas meritës e paguan çmimin e lartë të krimeve  të gjenocidit kundër popujve të tjerë, ashtu,  edhe Serbia  gjenocidale  pushtuese e Slobodan Milosheviqit nuk ka kurrfarë drejte morale e as ligjore, që të vihet në ballë të OKB-së, pavarësisht nga fakti se “i plotëson kushtet dhe kriteret kualifikjuese”  ish-ministri i saj  Vuk Jeremiq, i cili është dëshmuar si nacionalist dhe racist  ndaj kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve.
 
-Racisti serbomadh Vuk Jeremiq nuk ka të drejtë, as të shkelë në selinë e OKB-së paqësore, jo të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm ose kryetar (kryesues) i Asamblesë së Përgjithshme të saj, sepse nga  selia e saj  ka kërcënuar Kosovën, duke  u betuar se “: “Kosova do t’i bashkohet OKB-së vetëm mbi trupin tim të vdekur” !!!
 
-Ja, kjo është perspektiva e nesërme  paqësore ndërkombëtare  e Kombeve të Bashkuara, nëse  Vuk Jeremiq zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe e Ballkanit:
 
(I) "WE SHALL NEVER RECOGNIZE KOSOVO’S INDEPENDENCE. NOT NOW. NOT IN YEAR, NOT IN A DECADE.NEVER.”
 
(II) "KOSOVO WOULD JOIN THE UN OVER MY DEAD BODY”, threatens Vuk Jeremic!


This is Vuk Jeremic and Serbia’s  “peaceful  mission” to the UN, to restore Kosovo under colonial and genocidal Serbia (1912-1999)!
Ja, ky është “misioni paqësor” i Vuk Jeremiqit dhe i Serbisë në Kombet e Bashkuara, ta rikthejnë Kosovën nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999)!
 

Pas dështimit të politikës dhe të diplomacisë, tash, si pasojë, proteston opozita politike në Kosovë!
 
Ku ishin  “kryepolitikanët” dhe “kryediplomatët” ,që marrin rroga kot i kotit ( si në bahqe të babës), duke mashtruar dhe varfëruar Kosovën dhe Shqipërinë, që deklaratën e mësipërme raciste dhe fashiste të ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, të pohuar më 12 korrik 2012, katër ditë pas zgjedhjes së tij kryetar (kryesues) i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk e kanë bërë çështje debati as në “shtëpi” në Tiranë, as në Prishtinë, as në Kombet e Bashkuara, as në BE, as në OSBE etj. 


Si pasojë e heshtjes, e mosreagimit zyrtar të diplomacisë (thënçin diplomaci) shqiptare për denoncimin e deklaratës së sipërtheksuar të Vuk Jeremiqit se “Kosova do bëhet anëtare e OKB-së vetëm mbi trupin tim të vdekur”, për çudi dhe për befasi, këtë deklaratë raciste dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur, nuk e kanë përgënjeshtruar dhe denoncuar as Asambleja e Përgjithshme, as Këshilli i Sigurimit të OKB-së, as BE-ja, as OSBE-ja, as  qeveria e Kosovës e as qeveria e Shqipërisë?!
 
Gjithashtu, habit fakti se si diplomacia e Tiranës dhe e Prishtinës nuk e kanë gjykuar këtë skandal përmes demarsheve dhe reagimeve zyrtare drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe  Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Vuk Jeremiqit nga posti i kryetarit të AP-së së Kombeve të Bashkuara.
 
Ardhja  e Vuk Jeremiqit në krye të OKB-së si sekretar i Përgjithshëm i saj, do të ishte skandal ndërkombëtar, sepse Serbia e tij ende nuk ka dhënë llogari, as nuk është ndëshkuar  nga bashkësia ndërkombëtare për kryerjen e tri gjenocideve ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).
 
Kjo është pengesa kryesore morale dhe ligjore, pse  ish-ministri i Jashtëm i Serbisë(2007-2012) Vuk Jeremiq nuk i plotëson kushtet elementare të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i KS sipas  rregullave dhe kritereve  të procedurës së bazuar në Nenin 30 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
 
Më hollësisht, lexoni komentin tim të publikuar në anglisht në prill 2016[1], kur Vuk Jeremiq paraqet kërkesën për kandidaturën e   tij për sekretar të  Përgjithshëm  të KS të OKB-së,  zgjedhja e  të cilit, do të bëhet në fillim të vitit 2017. –Që atëherë, Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej ta bllokonin shqyrtimin e kërkesës së Vuk Jeremiqit për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Mirëpo, fatkeqësisht këtë nuk e kanë bërë, ndaj, tani, Jeremiq ndodhet  “me një kombë” në postin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, sepse e ka mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës, si dhe aleatëve të tyre në OKB, nëse Amerika nuk e konteston  VETO-n e saj sipas Kartës së OKB-së.

[1] http://newsblaze.com/world/europe/un-should-not-make-second-mistake-with-serbian-extremist-vuk-jeremic_55890/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat