Kortezh mortorë!

Opinione

Kortezh mortorë!

Nga: Agron Shabani Më: 2 shtator 2016 Në ora: 13:02
Agron Shabani

Ka shumë kohë që nën parulla, slogane ose recidive të ndryshme revolucionare, epokale, historike ose patriotike, demagogët, hipokritët dhe tregtarët e ndryshëm institucional dhe funksional të shpirtërave dhe flamujve në Kosovë, njerëzve ose popullit të atjeshëm shqiptar (kosovar), si "artikuj" ose konsum të përditëshëm jetësor, vazhdojnë t´ua shesin dhe zbukurojnë "ëndërrën e moçme" mbi " liberalizimin e vizave" dhe " integrimit të Kosovës në BE-së ( UE-së) si dhe në strukturat ose institucionet tjera botërore ose veri-atlantike.  Dhe kjo, në këmbim të ngritjes ose themelimit të " Tribunalit" ose "Gjykatës Speciale ndaj UÇK-së", "zajednicës " ose " republikës serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, " demarkacioneve kufitare" me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë etj.etj....!!! 

Duke i shitur ose tregtuar kështu luften (lirinë), moralin, popullin ( kombin), shtetin , pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe shqiptarëve në këmbim të "liberalizimit te vizave", gjegjësisht, në emer të ngeljes në pushtet të një tufe ose lukunie të harbuar mediokritësh, analfabetësh ose matrapazësh të ndryshëm institucional dhe funksional që i kanë kthyer ose shndërruar Kosovën dhe shqiptarët në një shtet dhe popull artificial ose johistorik!!!

Se këndejmi, sipas mendimëve dhe përceptimëve të njohura shkencore ose metodologjike të shumë politologëve, historianëve ose sociopsikologëve të shquar: Mbrojtja dhe afirmimi i çështjeve dhe aspektëve të njohura ushtarake ose luftarake nepër etapa ose periudha të ndryshme revolucionare, posterevolucionare , evolutive dhe të tjera, e kanë peshën dhe rëndësinë e kauzalitetit me të lartë shtetërore, nacional dhe historikë.

Ndërkaq, sipas konceptë, ideve dhe teorive të njohura "determinante" ose "alternative" në sfond, mitët, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake (ushtarake), historike ose patriotike, janë në funksione të fuqishme konstruktive, rekonstruktive, diakronike, revolucionare, sfiduese, paradigmatike dhe të tjera-përballë paradoksëve, padrejtësivë, destruksioneve, dekonstruksioneve, reaksioneve, turbulencave, anomalive, patologjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme ushtarake ( luftarake), politike, administrative, juridike dhe të tjera. Duke menduar këtu në shkencën ose disiplinën e njohur të Beletristikës-përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, politike, administrative, juridike etj.

Në të kundërten, asnjë popull (komb) dhe asnjë shtet nuk mund të jetë i pasurë dhe e lirë në kuptimin fizik, organik ose politikë, nëse janë të varfër dhe t´robëruar shpirtërishtë, moralishtë ose fizikishte- çlirimtarët ose liderët kryesorë.  

Shqiptarët e paguan me një çmim tepër të lartë lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga Serbia kriminale dhe gjakatare. Gjegjësisht, me vuajtje, pësime, dhëmbje, travaje, krajata, pezmatime, trauma dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e popullit ose kombit tonë.

Ndryshe nga kjo, njerëzit ose popujt e ndryshëm liridashës ose patriotikë, mbajnë mendë ose kujtojnë nëse duan. Respektivisht, nëse kanë moral dhe vetëdije të lartë shtetërore, nacionale, politike, historike dhe patriotike. Ndërsa, falin ose "harrojnë", vetëm nëse kanë kohë dhe mundësi.

E kundërta e tyre janë paradokset, naivitetët ,anomalite dhe padrejtësitë e njohura politike, historike, ushtarake dhe të tjera ndaj shqiptarëve nga ana e fuqive të ndryshme kolonialiste, imperialiste dhe të tjrera. Gjegjësisht, " popujt artificial" ose johistorik së bashku me  "historitë e vogla" dhe "gjeografitë e mëdha" mbi teritorin dhe hapësirat e njohura etnike, historike dhe gjeografike të ilro-shqiptarëve në Gadishillin e njohur Ilirik ose ballkanik. Apo, mbretëritë ( perandoritë ) ose " dinastitë " e njohura të Obrenoviçëve, Karagjorgjeviçëve, Pashiqëve, Çubrilloviçëve, Garashaninëve, Rankoviçëve, Millosheviçëve, Qosiqëve dhe të tjerëve për qëllime, projekte dhe planimetri të ndryshme hegjemoniste, militariste ose ekspanzioniste të bllokut ( kampit) të njohur imperial ose kolonialist- kundër kombit dhe atdheut tonë nën firma, parulla, slogane ose banderolla të fryera " spektakularte" ose " bombastike" si "United Europe", "Europe and the Poeople Without History", "Europe and the New Colonial and Imperial Ecquality" dhe kështu me radhë....!!!

Thonë se Babiloninë Antike, atëbotë e kishin përmbytur ose shkatërruar kosmpolitizmi, aproksimativizmi dhe aglutinativizmi i gjuhëve dhe kulturave të përziera dhe të pakuptimta të sumerëve, urukëve, semitëve dhe të tjerëve.Mbase, struktura dhe karakteri i saj poroz, heterogjen, fragjil dhe tepër inkompaktibil. Duke i shndërruar kështu edhe Sargonin, Nebukardenazorin, Akadianin dhe mbretërit tjerë babilonas në një kortezh të zgjatur mortorë ose shkatërrimtarë pë vet Babiloninë dhe qytetarët e sajë "ekskluziv" ose "ekzotik"....!

Ndaj, shënimet, stenogramet ose "legjendat" e ndryshme mbi "angazhimet epokale" ose " historike" të "qeverive shqiptare" të Tiranës dhe Prishtinës së bashku me parullat, banderolat ose recidivet e bajatshme ose anakronike mbi" marëdhëniët vëllazërore" si dhe ato mbi "rrugën dhe vizionin e përbashkët kombëtar dhe ndërkombëtar" së bashku me shume parulla, slogane dhe barcoleta të tjera "romantike" ose folkloristike në sfond....Me tepër të ngjajnë në mitët, historitë ose " legjendat" e ndryshme mbi " Urën e Shenjtë" në mes Gjakovës dhe Prizrenit apo në ato të "tjerat" mbi Rozafatin" ose " Kalanë e Shkodrës" mbi Bunë! ( ....)

Serbia dhe Mali i Zi ansnjëherë nuk kanë qenë të fuqishëm dhe me aktiv kundë Kosovës dhe shqiptarëve. 

Apo, " ai që është zgjedhur dhe paramenduar si armik shekullor ose historik, edhe shihet dhe luftohet deri në fund si armik. " Theodor Adorno, Herbert Marcuse, Ernst Bloch, Erich Froom, Max Horkheimer dhe filozof të tjerë gjerman në kuader të " Dialektikë së Iluminizmit". 

Me rastin e kriminalizimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nga ana e Serbisë, Rusisë dhe bashkëpunëtorëve ( spiujve) të tyre vendor dhe ndërkombëtar, janë në lojë liria, morali, populli ( kombi), shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithëshëm shtetëror, nacional dhe politik i Kosovës dhe shqiptarëve. Gjegjësisht, "zajednica" ose "republika serbe" në Veri të Kosovës, "demarkacionet kufitare" me Serbinë dhe Malin e Zi dhe shumë zezona tjera ....???!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat