“Toka e askujt“-mollë sherri?!

Opinione

“Toka e askujt“-mollë sherri?!

Nga: Dibran Demaku Më: 31 gusht 2016 Në ora: 13:57
Dibran Demaku

Kur në verën e vitit 2002 po udhëtoja drejt Kosovës,im bir gjatë tërë rrugëtimit më kishte porositur që t`i tregoja sapo të hynim në tokën e Kosovës, sepse ai dëshironte që ta ndjente dhe shijonte ajrin e saj i pari.Im bir vinte për herë të parë në Kosovë.Kur ne kishim ikur nga Kosova ai nuk i kishte as tre vjet të plota dhe realisht nuk dinte pothuajse asgjë për Kosovën.Krejt çka dinte për të kishte mësuar nga bisedat e mia me time shoqe të bëra herë pas here.

Nga bisedat e dëgjuara,në mendjen e tij prej fëmije kishte krijuar një imazh pozitiv për Kosovën,imazh ky që në mendjen e tij kishte krijuar një bindje se Kosova do të duhej shumë herë më e ndërtuar dhe shumë herë më e bukur sesa vendi në të cilin jetonim.Andaj,ai,pra im bir,gjatë tërë rrugëtimit,sapo kalonim në ndonjë pikë kufitare ndërmjet shteteve nga kalonim do të pyeste se a kishim arritur në Kosovë.

Dhe një pyetje të tillë e kishte përseritur shumë herë gjatë rrugëtimit.Kur tashmë kishim kaluar edhe pikën e fundit kufitare të Malit të Zi ë Kullë dhe prisnim të futeshim në tokën e Kosovës,im bir sërish do të pyeste se a kishim arritur?!Unë nuk dija se çfarë t`i përgjigjesha.Prisja që të kalonim edhe pikën kufitare të shtetit të Kosovës dhe pastaj t`i thoja se ja më në fund kishim arritur në Tokën tonë,në Tokën e Kosovës.

Por…kilometrat po iknin e pika kufitare e Kosovës askund në horizant.Nuk dija nëse duhej që t`i thoja tim biri e kishim hyrë në Tokën tonë apo jo?! Kilometra të tërë po iknin që nga kufiri me Malin e Zi e Pika kufitare e Kosovës askund?!Kur tashmë në mendjen time ishte krijuar bindja se nga ana e Kosovës mbase as që kishte pikë kufitare(ishin veç pak vite nga çlirimi i Kosovës dhe vendi ndodhej nën administrimin e UNMIK-ut) më në fund kishim arritur edhe në Pikën Kufitare të ngritur thellë në tokën e Kosovës,dhjetra kilometra larg nga Pika kufitare e Kullës?!

Pyetjes sime bërë njërit nga kufitarët e Kosovës në atë Pikë,se përse kishin zbritur kaq thellë në tokën e Kosovës, kur Pikën kufitare kishin mundur ta ngritnin atje larg në Kullë,pak metra larg asaj të Malit të Zi,ai do t`i përgjigjej me një lloj indiference se: “Punonjësit e Unmik-ut kishin prituar që të ngjiteshin aq lartë?! Insistimit tim se Toka e mbetur në mes të dy pikave kufitare e kujt ishte po i njëjti do t`i përgjigjej me një arrogancë të skajshme:“ Ty të ka rrokur zori se e kujt është toka në mes të dy pikave kufitare a?!Jepi ore makinës,se të ktheva nga ke ardhur“!-dhe pa u përshëndetur fare kishte ikur.

Indiferenca dhe më në fund arroganca e punonjësit të pikës kufitare,për një pyetje sipas meje krejt normale,më kishte lënë pa fjalë!Pas ca minutash kisha ndezur makinën dhe kisha vazhduar rrugën.Nga hutia kisha harruar që tim bir t`i thoja se tashme kishim hyrë në Kosovë dhe mund të shijonte ajrin si dhe bukuritë e Kosovës!

Por,ai tashme e kishte kuptuar se kishim hyrë në tokën e Kosovës dhe nga dritarja e hapur e makinës po shikonte bjeshkët e bukura të Alpeve shqiptare(që dikush fatkeqësisht ende i quan me emrin „Bjeshkët e nemura“ Dhe derisa im bir se bashku me anëtarët e tjerë të familjes po kënaqeshin me ato bukuri natyrore,në mua kishte ngritur krye një pyetje që nuk më linte të qetë:-„Përse vallë UNMIK-ku e ka zbritur pikën kaq thellë në Tokën e Kosovës?! Athua vetëm se punonjësit e tij kanë përtuar që të ngjiteshin deri lartë në Kullë,apo në këtë mes luhet ndonjë lojë e rrezikshme me kufij?! Athua Unmiku tokën e lënë jashtë pikës kufitare të Kosovës do t`a emërtoj si „tokë të askujt“?!...

Pastaj kishin ikur vitet dhe Kosova kishte shpallur Pavarësinë.Punonjësit e Pikës kufitare të Unmikut ishin zëvendësuar me pononjës vendor! Veçse Pika kufitare kishte mbetur pothuajse në të njejtin vend,apo kishte zbritur edhe më poshtë,kështu më ishte krijuar përshtypja kur kisha kaluar andej një vit e ca pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës! Toka me dhjetëra kilometra në mes të dy pikave kufitare, të asaj të Malit të Zi në Kullë dhe të Kosovës dhjetra kilomatra më poshtë Kullës,kishte mbetur „tokë e askujt“?! Atë „përtesën“ e punonjësve kufitarf të Unmikut e kishin tumirë tash punonjësit vendas të Pikës kufitare në fjalë?!

Dhe askush nga zyrtarët e shtetit të Kosovës as që ishte interesuar të pyeste se përse ajo pikë kufitare kishte zbditur aq thellë në tokë të Kosovës,dhe toka e mbetur në mes të dy pikave kufitare e kujt ishte?! Mbase zyrtarët e shtetit të Kosovës as që e kanë parë ndonjëherë atë pikë kufitare,sepse ata kur e lënë Kosovën dhe shkojnë jashtë shtetit,e lënë nëpërmes të aeroportit të Prishtinës?!

Autoritetet e Malit të Zi,duke parë se autoritetet e Kosovës as që kujdeseshin e as që iu interesonte“toka e askujt“ në mes të të dy pikave kufitare,kishin filluar të luanin „megjën“ që do të thotë Kufirin?! Kishin filluar që t`i përzenin barinjtë e Kosovës që dilnin në ato „bjeshkë të askujt“ me bagëtinë e tyre duke u thënë se „toka e askujt“ ishte e tyre?! Për këtë fenomen të ashtuqajtur të ri,kishin njoftuar shumë nga barinjtë,por kishin hasur në veshë të shurdhër  të „qeveritarëve“ të Kosovës?!

Për fenomenin e ashtuquajtur të ri,kishte njoftuar ndonjë nga mediat dhe kaq?!Barinjtë shqiptarë ishin përzënë nga bjeshkët e tyre nga autoritetet e Malit të Zi,ndërkaq autoritetet e Kosovës kishin heshtur,duke thënë ndonjëri nga ata se me Malin e Zi kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se ato marrëdhenje nuk do t`i prishnin për ca kullosa?!...

Dhe erdhi dita vendimtare! -siç thuhet.Shënimi apo demarkacioni kufitar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi! Kërkesë kjo edhe edhe Bashkësia ndërkombëtare?!Komisioni shtetëror i Kosovës  i ngarkuar për shënimin e Vijës kufitare ndërkombëtare thotë se kufiri në mes të të shteteve është ai i vitit 1974! Vijën kufitare të caktuar nga komisioni shtetëror e mbron edhe pushteti aktual i Kosovës! Ndërkaq  Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare në mes të të vendeve e konteston Opozita aktuale e Kosovës si dhe shoqëria civile dhe shumë ekspertë të lëmisë në fjalë?! Secila palë e mbron me forcë mendimin e vetë?!...

Vallë, cila palë ka të drejtë?! Pyetje kjo hamletiane:Të rrosh apo të mos rrosh,kjo është çështja!Por,edhe të rrosh pa bjeshkën tënde të trashëguar brez pas brezi edhe kjo është çështja?!

“Toka e askujt” e lënë për vite të tëra jashtë teritorit të Kosovës (me vetëdije apo pa të)është shndërruar në mollë sherri! Se kush do të hajë atë mollë dhe kujt do t`i pihen dhëmbët,nuk dihet!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat