Qakorri nuk ndahet, Qakorri është Jerusalem i rugovasëve

Opinione

Qakorri nuk ndahet, Qakorri është Jerusalem i rugovasëve

Nga: Dr.Binak Maxharraj Më: 31 gusht 2016 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Ate dite ishte e shtune e datës 27 Gusht ku ne qendër te Dukagjinit ne Peje, zbriten nga te gjitha anët posi dallëndyshet dhe shqiponjat njerëzit ne tubimin madhështor për te lidhe një bese, bash si ne kohen e “besa besës" te Haxhi Zekës. Zbritën nga malet porsi shqiponjat rugovasit te veshur me jelek dhe tirq, por edhe me shallin e tyre ta bardh bilur ne kokat e tyre ,posi si Kreshniket e kohës se Gjer Elez Alise. Erdhen aty edhe Podguri, por edhe Ana e Drinit, por aty ishin edhe trimat e Gjakovës, por aty nuk e lanë pa ardhe edhe njerëzit e Odave te Junikut i cili zen një vend meritor ne historinë kombëtare.

Pra, ne Peje atë dite erdhën i madh e i vogël nga te gjitha anët e Dukagjinit, u tubuan aty bash si ne Kuvendin e Besa Bese ne kohen e Haxhi Zekës, për te marr një vendim, për te lëshuar një kushtrim, për t'i thane një JO te madhe demarkacionit, për ti thane se demarkacioni nuk kalon, no passes, no pasarn, ne prelazi, sepse vija e demarkacionit te punuar nga njerëzit e korruptuar te Qeverise është e papranueshme  për Dukagjinin, e sidomos për Rugovasit, te cilët me se shumti po dëmtohen duke i humbur trojet dhe tokat e tyre shekullore, ato toka ku kane jetuar edhe te paret e tyre, ato toka ku kane edhe varret e te parëve te tyre, nuk lejon qe te humbet Qakorri qe si Shqipanje a Mdheqe vështron ato bjeshkë, ato male, ato shkrepa, Pra, Qakorri për Dukagjinin e sidomos për rugovasit është i shenjët, ai është Jerusalemi i rugovaseve qe janë ne gjendje te japin edhe jetën për te.

Ne ketë tubim u lëshua edhe kushtrimi se deputetet e Kuvendit te Kosovës duhet te jene ne nivel te detyrës, duhet te respektojnë votën e lire te popullit, sepse populli me votën e tyre au ka dhanë besën deputetëve se do ti mbrojnë interesat e tyre, e jo te atyre qe s'i kane zgjedh, por po mundohen te bëjnë presion te paparapare qe ti detyrojnë deputetet qe ta votojnë ketë demarkacion, ata po bëjnë presin anti ligjor dhe anti kushtetues, por deputet janë te vetëdijshëm se do ta ruajnë fytyrën e tyre, të dalin faqe bardhë pra popullit.

Por ne ate tubim madhështor qe u mbajte ne Peje ku kishte me mijëra e mijëra te tubuar, nuk u panë deputetet e Dukagjinit, nuk u pa as Hajredin Kuqi, as Xhavit Haliti, as Besa Gaxherri, as Margadita Kelmendi, as Barjam Gecaj e te tjere. Mos marrja pjese ne këtë tubim popullor, pra se bashku popullin ,me ata qe i kane zgjedh është e pajustifikueshme e papranueshme bile edhe dëshpëruese. Këtyre njerëzve nuk duhet dhanë besimi ne te ardhmen, nuk duhet te zgjidhen si deputet. Bile, keto dite pothuajse ka hup, apo e ka lëshua toka, profesorin Hajredin Kuqi, nuk po dinë se ku është. Sa po me vjen keq qe një profesor Universiteti me name, te lejon veten te dridhet dhe te shpshtjillet ne rrejtën e Prontos, duhet ke ketë marre nga vendasit e vete, duhet ti vije marre nga studentet e vete.

Por, megjithatë nga ky tubim doli thirrja deri ne kupë te qiellit drejtuar deputeteve qe ta refuzojnë demarkacionin me te cilin Kosova po humbe toke. Boll ma me shekuj na i kane nda trojet, na i kane marre tokat, na kane copëtua ne te katër anët, na kane ndejke nga trojet tona. O zot po si nuk kane fytyre këta qeveritaret tanë qe edhe tani kur mezi e fituam këtë cope lirie, te falin pjese te Kosovës fqinjëve. Për jete do i ndjek mallkimi i popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat