Kufiri Kosovë-Mali i Zi dhe më pastaj me Serbinë, kriteret e aplikuar për caktim të linjës kufitare

Opinione

Kufiri Kosovë-Mali i Zi dhe më pastaj me Serbinë, kriteret e aplikuar për caktim të linjës kufitare

Nga: Sali Mulaj Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:33
Sali Mulaj

Caktimi i vijave kufitare në mes të shteteve të ndryshme në vazhdimësi ka qenë veprim shumë i ndjeshëm dhe problematik. Për caktimin e vijave kufitare janë marr parasysh disa kriter, kjo në varësi dhe nga vetë pozicioni gjeostrategjik i vet vendit, apo dhe në të shumtën e rasteve si kriter dominues kanë qenë dhe resurset natyrore.

Shqiptareve, historikisht të tjerët ja u vendosen kufijtë. Nëse e marrim parasysh shekullin e kaluar kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga shtet me më ndikim të asaj kohe gjë që bëri që trojet shqiptare të përgjysmoheshin, kështu që Shqipëria e 1912 përreth saj kufizohej më shqiptar. Para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Serbet dogjën dhe masakruan viset e Kosovës dhe Shqipërinë Veriore. Kështu që për ironi të faktit, si shpërblim për krimet e bëra Shtetet e Evropës Serbisë ju dhanë viset shqiptare jashtë Shqipërisë aktuale. Po ashtu dhe pas luftës së dytë botërore kur ju vendosen kufijtë e Kosovës, dhe ajo kufizohej serish më shqiptar, duke e shpërblyer serish Serbin dhe Malin e zi për krimet e shkaktuar ndaj shqiptarëve. Dhe pas luftës së fundit çuditërisht për krimet e bëra ndaj shqiptareve qeveritaret tan më përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare si shpërblim Serbëve ju mundësua formimi i asociacionit të komunave Serbe, në vend që të ndëshkoheshin për krimet e bëra. Dhe kështu historikisht Serbet dhe Malazezet janë stimuluar dhe shpërblyer për krimet e kryera, andaj, nga këndvështrimi i tyre kanë arsye të fortë që në një të ardhme (posa të ju vijë rasti i parë) ti bëjnë veprimet e tilla kriminale dhe shfarosëse ngase e dinë se shpërblimet nuk do të mungojnë.

Për caktimin e linjës kufitare me Malin e Zi, fillimisht qeveria ka caktuar komision jo përgjegjës, dhe ajo çka është ma e dhimbshme, komisionit (çfarëdo përbërje të ketë pas) ju ka kërkuar që të aplikonte vetëm kriterin katastral, i cili aplikohet më së rralli, mund të jetë njeri nga ta apo i fundit.

Andaj kritika ma e madhe në drejtim të komisionit shtetëror është pranimi të punoi në kushte të tilla të para caktuara?!, apo si ka pranuar të quhet komision profesional, ndërsa të mos i merr parasysh kriteret profesional?, etikë jo profesionale kjo. Komisioni Shtetëror do të duhej ta ketë parasysh se demarkacioni nuk ka qenë ndonjë projekt i thjesht siç për tu bërë shkel e shko, por një çështje shumë e komplikuar e cila donë një studim dhe kujdes të veçantë.

Për tu marr më një çështje kaq të ndjeshme, komisioni do të duhej studiuar mirë dhe marr për bazë zanafillën, apo dokumentin bazë sipas të cilit pas luftës së dytë botërore Kosova u nda si njësi e veçantë administrative. Më pastaj bazuar në kushtetutat e ish Jugosllavisë me kujdes të veçantë do të duhej studiuar dhe analizuar se në cilat periudha të më vonshme kufiri ka ndryshuar, dhe nëse ka ndryshuar a është bazuar në kushtetutat e kohës.

Interesant është fakti se nga lufta e dytë botërore e këndej gjejmë në përdorim harta të ndryshme të Kosovës por që e kanë linjën kufitare disa në Qakorr dhe Kullë dhe disa në pozicionet e zhvendosura aktualisht.  Duke e pa ketë situatë, a do të duhej Komisioni shtetëror të analizoi, përse ka ndodhë kjo, apo cila paska qenë linja fillestare kufitare e cila është bazuar në ndonjë dokumentacion?, apo a është interesuar komisioni ta gjejë tekstin shpjegues të demarkacionit të bërë pas luftës së dytë botërore?. Siç po duket komisioni ju paska nënshtruar tërësisht ndikimeve politike, apo të nënshkruesve të marrëveshjes, të cilët më mendjelehtësi, pa u menduar fare ndërmarrin vendime kuturu, dhe atë vetëm e vetëm që të duken në ballë të proceseve, madje dhe të dhimbshme për vendin.

Në disa nga dokumentet dhe hartat e ndryshme, duke filluar nga paslufta e dytë botërore dhe deri para luftës së fundit në Kosovë paraqitet se kufiri i Kosovës është i ndryshëm nga ai që kemi aktualisht. Nga këndvështrimi i disa nga studimet gjeologjike këtij shkrimi i bashkëngjisë tri harta në të cilin vija kufitare me Malin e zi është in ndryshëm nga ai që ka vendos Komisioni shtetëror, por ka dhe harta të tjera te të njëjtës kohë që vijën kufitare e kanë sipas Komisionit shtetëror.  Siq po duket Kosova ka pas një kufij zyrtar që nga pas lufta e dytë botërore e këndej dhe një kufij paralel jo zyrtar (rezervë, së paku kështu dëshmohet në harta) ndoshta? i planifikuar ky në mes të Serbisë dhe Malit të Zi?. Arsyeja e vënies në harta të ndryshme të vijave të ndryshme kufitare mund të ketë qenë ngase Serbia nga viti 1965 e këndej e kishte të qartë se dalëngadalë Kosovës i shtoheshin të drejtat autonome. Andaj ky kufij (rezervë) do ti shërbente nëse eventualisht Serbia do ta humbte sovranitetin ndaj Kosovës ashtu siç dhe ndodhi, të cilin e vuri në veprim zyrtar në marrëveshjen e Kumanovës?. Kështu përvetësoi disa pika me strategjike; dhe atë nga vend kalimi në Qakorr e zhvendosi kufirin shumë më poshtë, nga ku kontrollon të tërë gryken e Rugovës deri në Pejë. Mbase qëllimi ka qenë që në rast të ndonjë konflikti eventual i tërë rrëgjoni i Rugovës do të bllokohej (kontrollohej) nga Mali i Zi respektivisht Serbia në atë kohë, dhe piken tjetër të Kullës e zhvendosi në pozitën ku do ta ketë në pëllëmbë të dorës të tërë Rrafshin e Dukagjinit.

Të kihet parasysh se gjeoreferencimi i hartave të më poshtme nuk ka saktësi të 100%, por qartë shprehë çështjen për të cilën po diskutohet.

Është e kuptueshme se disa nga hartat në shkallë 1:500 000 nuk e paraqesin saktë linjën kufitare por qartë vërehet se Qakorri dhe Kulla janë në vijën kufitare Kosovë-Mali i zi. Shiko një pjesë të hartës Gjeologjike të ish Jugosllavisë në shkallë 1: 500000 të vitit 1971.

Image
Fig.1

E njëjta gjë vlen dhe për hartën Pedologjike të Kosovës shih më poshtë.

Image
Fig.2

E njëjta gjë vërehet dhe tek harta Ingjiniero gjeologjike e Kosovës perëndimore, edhe pse këtu vërehet se linja e kufirit nuk është shumë e saktë, por përmban dy elemente kryesore siç janë kulla dhe Qakorri. Madje në tekstin përshkrues të këtij studimi shkruan se “punët hulumtuese janë realizuar deri në kufirin me Malin e Zi”.

Image
Fig.3
Image
Fig.4

Një studim tjetër shumë me rëndësi është dhe Hulumtimeve Regjionale Aeromagnetike të realizuara në vitin 1978.

Nga këto që shprehem më sipër atëherë natyrshëm do të shtrohej pyetja, përse Kosova si në këtë rast dhe projektet e me sipërme ka bartë shpenzimet për hulumtim?, apo perse Kosova paska paguar për hulumtime në territore të huaja?, apo ku paskan qenë republikat gjegjëse që nuk qenkan ankuar për ketë?.  Siç po duket e vërteta është se Kosova ka kryer hulumtime në territorin e vetë, por që Mali i Zi në heshtje ja kanë grabitur dhe shfrytëzuar këto pjesë më vite të tëra.

Image
Fig.5

Në vështrim të parë, ndokush do të mund të shprehet se kufijtë e kësaj harte të shkallës 1:200 000 nuk janë real dhe të saktë. Deri në një far mase dhe unë do të pajtohesha kështu, por shumë më rëndësi është se pikërisht kufiri është në Qakorr dhe Kullë, pra përmban dy çështjet qe po diskutohen.

Meqenëse komisioni shtetëror nuk ishte në gjendje të na ofronte dokumentin bazë i cili tekstualisht përshkruan demarkacionin ku së pari Kosova pas luftës së dytë botërore ndahet si njësi e veçantë territoriale atëherë më analizim të kujdesshëm kuptojmë se kufiri fillestar i asaj kohe nuk është bazuar në: kriterin nacional dhe as kriterin historik, por qenka caktuar duke u bazuar në kriterin morfologjikë. Për ta dëshmuar ketë mundë ta vërejmë shumë lehtë nëse vijen kufitare të paraqitur në hartën e më sipërme të Hulumtimeve Regjionale Aeromagnetike e bartim në imazhe satelitore të rezolucionit të tillë ku qartë vërehen rrjedhat e lumenjve dhe përroskave, shiko vijën kufitare me ngjyrë të zezë.

Image
Fig.6

Nga harta e më poshtme vërehet se linja kufitare e tërhequr është pikërisht në majat e maleve apo kodrave ku rrjedhat e përroskave shkojnë në drejtime të kundërta, përpos në rastet e kalimit të kufirit në lumenjtë kryesor. Këtë veçori do të mund ta vëreni rreth Kosovës, (ka qenë detyrë e Komisionit ta provoi këtë) që ndoshta paska qenë kufiri i Kosovës i cili e ka marr për bazë vetëm kriterin morfologjik i cili ka qenë zyrtar dhe të cilin nuk e kemi krijuar në shqiptaret e Kosovës por vet Serbia, në të kundërtën përse e paskan përdor këtë vijë kufitare. Apo nëse ndokush pretendon të shprehet se ky kufi nuk mund të jetë i saktë atëherë shtrohet pyetja, përse shumë saktë i përmbahet morfologjisë së terrenit pa as të nijetin ndryshim kriteri?.

Image
Fig.7

Nga shumë komentues, madje dhe në diskutimin publik për demarkacion, shumica e cekin sipërfaqen e cila i kalohet Malit të Zi, shtrohet pyetja se a ka çdo herë rëndësi dhe sipërfaqja?, apo në aspektin strategjik ndonjë herë dhe një hektar ka vlerë ma të madhe se 100 apo 1000 hektarë.

Nëse e keni parasysh kufirin aktual të Kosovës dhe atë të Hulumtimeve Regjionale Aeromagnetike të paraqitura këtë në imazhet satelitore  qartë vërehet se Serbia i paska zhvendos disa pika kyçe strategjike rreth e qark Kosovës, siç janë dhe pikat në Qokorr dhe Kullë etj.

Nga qeveritaret tanë shpesh potencohet se nëse nuk e përkrahim demarkacionin e propozuar:

-          do ti prishim raportet me Malin e zi,

-          apo nuk kemi mundësi që të “rishpallim serish pavarësi”.

Asnjëra nga këto nuk qëndron ngase, përse nuk patëm nevojë të rishpallim pavarësi kur u bë demarkacioni më Maqedoninë. Apo prishja e raporteve me Malin e zi nuk qëndron ngase, nëse jemi real do të kuptohet se kufiri i paraqitur sipasHulumtimeve Regjionale Aeromagnetike do të krijon paqe në mes të malit të Zi dhe Kosovës (të cilin nuk e kemi krijuar ne shqiptaret e Kosovës por vet Serbia). Nëse përkrahim kufirin aktual të shpikur(sajuar nga ndonjë marrëveshje e pa shkruar Serbo-Malazeze), atëherë ajo pjesë çdo herë do të jetë burim i konflikteve (rrip i gazës) çka nuk do ta dëshironte askush.

Pavarësisht të gjitha këtyre, edhe pse të tjerët çdo herë po na i vendosin kufijtë, perse qeveria e jonë apo dhe ndërkombëtaret nuk po na përkrahin që të kemi se paku kufij natyral të cilët do të krijon paqe në mes të shteteve duke ju shmang kështu konflikteve eventuale, por po përkrahin idenë e imponimit të kufirit me konflikte potenciale???!!!.

Është për tua habitur, si është e mundur që për herë të par në historinë e njerizimit ne Shqiptarëve na u mundësua të jemi pjesë në përcaktim të linjës kufitare, dhe për ironi të faktit ne dhe ma shumë ja u tkurrëm kufijtë vendit (edhe pse këta kufij të tjerët na i patën caktuar).

Nga qeveritaret tan dëgjohen zëra se nëse bazohemi në disa harta, Serbia do të na merr deri në Leposaviq se këtë territor na paska dhanë diku më 1958?. Këtë mendim e shprehin vetëm mendjelehtit  të cilët mendojnë se Serbja na i paska dhen këtë territor për të mirë të Kosovës, nëse ja ka dashtë të mirën perse nuk na i dha territoret e Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjes që ishin të banuara më Shqiptarë por na dha një pjesë të territorit djerrin dhe të banuar më serbë. Nëse është e interesuar Serbia, ne dhe sot mund t’ja kthejmë atë territor, por ajo nuk do ta merrte sepse e ka pas qëllimin shumë logjik që ja ka bashkëngjit këtë territor Kosovës. Ekziston një dallim shumë i madhe në të menduar në mes qeverisë ton dhe të Serbisë, pra Serbet mendohen 50 vite më parë për të ja arrit qëllimit sot, ndërsa ne, e kryejmë punën 10 apo 50 vite me parë dhe fillojmë të mendohemi sot. Si shembull, Serbja para dhe pas luftës së dytë botërore në vazhdimësi është përpjekur ti kolonizonte më serb trojet shqiptare, por në brendësi të trojeve shqiptare i kishte dështuar plani, andaj e vetmja zgjidhje që ta ndryshonte strukturën e popullatës ishte që të ja bashkëngjiste Kosovës një territor të banuar më Serbë, e ndodhur kjo pas ndarjes së Kosovës si njësi e veçante administrative në kuadër të Jugosllavisë. Pra mendimi i Serbisë i para 50 viteve i dha frytet sot, na dha deri në Leposaviq dhe na mori deri në Mitrovicë, duke e bërë etnikisht të pastër më Serb. Ndërsa tendencën e vazhdueshme për ta leopardizuar Kosovën e arriti sot dhe kjo më aprovimin “zgjuar” të Qeveris tonë të që ka vepruar para disa viteve duke i ja dhënë bazat “Zajednicës” ndërsa ka filluar të mendohet sot, gjë që e beri dhe me kufirin duke e ndërmarr veprimin pa u menduar fare për pasojat. Naivet do të thoshin se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është fare e dëmshëm për funksionimin e Kosovës, po nëse analizojmë pakëz me zgjuar, a i ka shkuar mendja ndonjë herë Qeverisë sonë se pikërisht ku janë asociacionet janë dhe disa vendburime natyrore shumë më rëndësi si: Miniera e Cernacit dhe Belloberdes në Leposaviq, Minierat Kishincë, Badovc dhe Hajvali në Graqancinë, Miniera e Artanës me disa vend burmime më Komunën e Artanës, etj etj. çka nëse këto do të menaxhoheshin nga Asociacioni i komunave Serbe. 

Kur është fjala për tendencën e Kolonizimit të Kosovës më serb, të gjithë ne e dimë se Serbia në vazhdimësi dhe atë në periudha të ndryshme kohore ka kolonizua pjesë të ndryshme të Kosovës, duke i djegë dhe shkatërruar fshatra të tera Shqiptare, dhe duke ja dhanë tokat tona Serbeve, dhe kështu së bashku me dhënien e tokave i ka përshtat dhe kadastrin. Ne të gjithë jemi në dijeni se me kalimin e kohës gjyshërit dhe prindërit tan serish i kanë blerë tokat e veta të kolonizuara nga Serbet, por tani më, e pa mundur ti shoqëronim me dokumente katastrale ngase ligjërisht ishte e ndaluar që shqiptaret ti blinin tokat e Serbëve (të kolonëve) sepse përndiqeshin duke u konsideruar se ju bëjnë presion Serbeve apo Malazezve. Dhe kështu kjo dukuri ishte përsëritur dhe pas luftës së dytë botërore. Me veprimet e tilla Serbia ka arrit që rreth 35% të tokave të Kosovës, qoftë të pronarëve Shqiptar apo pronë shoqërore ti kalon me kadastër si prona të Serbeve. Kjo është arsyeja që ne nuk duhet marr për bazë katastrin ngase në një farë mënyre vetë qeveria jonë po e bënë të pranueshëm një kadastër kolonial. Këtu pastaj hyn në veprim të menduarit e para 50 viteve të Serbisë dhe korrja e frytit tani. Dhe në anën tjetër kryerjes së punës tani, të qeveritareve tan duke e pranuar katastrin, për t’ja pa sherrin pas disa viteve kur Serbja do të kërkon që të sjellë serb kudo që janë tokat në emër të tyre edhe pse ne (Shqiptaret) i kemi blerë tokat tona ato toka 3 apo 4 herë por kurrë nuk na u është lejuar nga regjimi serb që ti kalonim në emrin ton. Nëse Qeveritaret nuk mendohen tani do të vijmë para një fakti të kryer neser, pra këto do të duhej sqaruar paraprakisht ndërkombëtarëve se përse nuk do ta marrim për bazë katastrin në caktimin e kufirit, ngase ishte sajuar për nevoja hegjemoniste të regjimit Serb.

Tani Kosova ka ardh në një pozicion ku Opozita duke kundërshtuar dy çështje të dëmshme të demarkacionit dhe “Zajednicës” të përpiqet që të vijë në pushtet (që është dhe qellim i opozitës që pushtetin ta zë ne flagrancë), dhe në anën tjetër qeveria me gabimet e veta frikohet se do të bie nga pushteti, duke e konsideruar kështu veten ma të rëndësishëm se vatanin. Duhet cekur se askush nuk është kundër demarkacionit më Malin e Zi , por kundër këtij të kontrabanduarit.

Qeveritaret me veprimet e veta mospërfillëse, e sollën punën deri aty që Mali i zi të ratifikoj Demarkacionin, edhe pse Mali i Zi fillimisht shprehnin gatishmëri për ri diskutim, ndërsa qeveria jonë më veprimet e ngutshme të nënshkrimit të marrëveshjes pa e diskutuar në kuvend frikohej se do të binte nga pushteti, andaj zgjodhi kundërshtimin.

Pushtetarët tan në bisedime me Serbin do të duhej të jen të kujdesshëm, në Bruksel nuk do të duhej dërguar njerëzit të cilët rastësisht qëllojnë në pozita të caktuara, apo janë aty sepse janë militantë partish, apo njerëz të cilët nuk kanë qëndrueshmëri politike duke kaluar nga një parti tek tjetra si topi i pingpongut dhe të cilit i qesin Kosovës “flluskë bore” të cilat do të “shkriheshin në paraverën e parë”, ndërsa kaluan vite e vite dhe vera mjaft të nxehta dhe nuk po shkrihet dot.  Pra në bisedime me Serbin duhet dërguar njerëz të ditur dhe me përvojë dhe që i njohin mirë sajimet dhe falsifikimet e Serbisë, dhe jo kalamaj mëhalle që shkojnë atje sa për mëditje, dhe që nuk e kanë as ma të voglën ide se si funksionon koka Serbe.

Do ta përfundoja duk i dhanë një porosi deputetëve te kuvendit te Kosovës, kanë mendësi të zgjedhin:

-          Nëse e votojnë për demarkacionin ashtu siç është propozuar nga Komisioni, do të kenë rastin të punësojnë ndonjë anëtar i familjes, dhe vetë të ngritën në pozita mat të larta, apo do të caktohen ambasador në ndonjë vend të huaj, dhe kështu të mbesin në histori si vet ashtu dhe familjet e tyre si tradhtar, apo

-          të mos e votojnë demarkacionin duke mos krijuar një vatër të përhershme konflikti (rrip të ri të Gazës) në kufirin Kosovë-Mali i Zi.

Qeveria e Kosovës edhe pse me vonës, serish duhet të bisedoi me Malin e zi dhe ta rikthej gjendjen në fillim, ngase zhvendosja e kufirit nga Qakorri dhe Kulla nuk do ti konvenonte as Malit te Zi dhe as Kosovës, sepse nuk është e natyrshme, ngase do të jetë në vazhdimësi burim mosmarrëveshjes dhe konflikteve. Besoi kështu se dhe  Mali i Zi do të pajtohej që të vendoset kufiri aty ku është i qasshëm natyrshëm.

Sa i përket vizave, ndërkombëtaret nuk do të duhej kushtëzuar (kushte i posaçëm vetëm për Kosovën) me këto dy çështje jetike siç janë demarkacioni dhe asociacioni i Komunave Serbe, nëse po, atëherë asgjë nuk bëhet nëse dhe ma tutje jetojmë pa viza ashtu siç kemi qenë deri me tani.

Autori është Dr. i Gjeologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat