Grevë urie në tetor, dosjet e spiunëve të sigurimit, makthi i politikës

Opinione

Grevë urie në tetor, dosjet e spiunëve të sigurimit, makthi i politikës

Nga: Ilir Vata Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:36
Ilir Vata

Mungera e trasparencës me të shkuarën diktatorial e ka bërë Shqipërinë të anojë nga e shkura dhe ende vazhdon në përplitmën e saj për t’u shkëputur, ndonse forcat e vjetra të konsideruara forca të së keqes tërheqin mbrapsh, pikërisht nga politika e vjetër, ajo që lamë pas.

Shqiptarët janë neveritur me përpjekjet nihiliste të politikës për të bërë trasparencë, pasi më shumë kanë bërë propogandë sesa përpjekje serioze për të nxjerrë në pah krimet e diktaturës, persekucionet dhe izolimin e një kombi të tërë nën regjimin komunist.

 Institucionet e kujtesës të ashtëquajtura integruese janë inegzistente, thjeshtë ata shërbejnë për të gënjyer opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar se qeveritë kanë përgjegjësi për trasparencën me të shkuarën diktatoriale dhe integrimin e të përndjekurve politik.

25 vite është bërë shumë pak, pasi shqiptarët kanë fituar lirinë por jo të drejtat e tyre të ligjshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në ish- vendte të tjera ish- komuniste që tashmë e kanë përmbyllur integrimin dhe vazhdojnë me hulumtimin dhe studimin e regjimeve despotike siç ishte komunizmi dhe forcojnë kujtesën që regjime të tilla të mos përsëriten më.

Për kujtesë: Komunizmi në Shqipëri, Statistika të viktimave të sistemit komunist:

Të pushkatuar 5548, nga këta 91 gra

Të burgosur 14563, nga këta 445 gra

Të vdekur në burg 987, nga këta 7 gra

Të futur në psikiatri 308, nga këta 35 gra

Të internuar 21401, nga këta 322 gra. Në total janë shënuar 143 mijë vite burg përfshirë dhe interrnimin me tela me gjemba, të dhëna jo të sakta pasi janë të tjera të dhëna zyrtare (që fshihen)  si dhe 7200 varre të humbura njerëz të egzekutuar tinzash, natën dhe në fshehtësi nga sigurimi i shtetit dhe skuadrat e pushkatimit.

Komunizmi në të gjithë botën solli vuajtje, varfëri, persekutim tortura dhe vrau më shumë njerëz sa të gjithë luftrat të marra së bashku sa shënohen më shumë se 107 milinë të vrarë dhe e gjithë bota e qytetruar nderon viktimat e komunizmit dhe 23 gushtin, si Dita Evropiane në kujtim të viktimave të stalinizmit e të nazizmit, ndërsa në Shqipëri nuk u kujtua?!

Parlamenti Evropian me 2 prill 2009 ka vendosur  që “23 gushti  të shpallet  Ditë evropiane e përkujtimit të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit, për të përkujtuar e nderuar në mënyrë të denjë e të panashme kujtimin e tyre”.

23 Gugust sjell kujtimin e miliona atyre që ra viktimë e regjimeve totalitare, kryesisht të burgosurit e kampeve të përqendrimit, kampet e vdekjes, gulagët sovjetikë dhe burgjeve staliniste.

Kjo ditë u kujtua nga Presidenti i Parlamentit Europian më 23 gusht, ku tha se “Sot është dita e kujtimeve evropiane për viktimat e stalinizëm dhe nazizmi. Pjesë të tregojë respektin tuaj për ta”.

Edhe Këshilli i Europes doli në një deklaratë për mediat 22 gusht 2016, nga Zëvendës-presidenti i parë Timmermans, Komisioneri Jourová dhe komisioneri Navraksiks përpara ditës së Evropës-Ëide e përkujtimit për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare

Më 23 gusht 1939, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin Molotov-Ribentrop. Kjo shënoi fillimin e një prej periudhave më të errëta në historinë e re të kontinentit tonë, duke sjellë me vete e dëbimit, torturimin dhe vrasjen e dhjetëra miliona njerëzve nën regjimet totalitare. Ndërsa në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi humbjen e regjimit nazist, shumë evropianët Qendrore dhe Lindore vazhdon të vuajë nën regjime të tjera totalitare.

23 gushti 2016 bëri 77 vjet pas nënshkrimit të Paktit, ne do të kujtojmë të gjitha viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare që kanë scarred pjesë të Evropës gjatë shekullit të 20-të.

Dita e Evropës e përkujtimit për viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare e mban gjallë kujtimin e viktimave dhe paguan haraç të tyre. Ky përkujtim gjithashtu na ndihmon të kujtojmë mësimet e nxjerra nga ky kapitulli të errët në historinë evropiane.

Për fat të mirë, brezat e rinj evropian sot nuk e kanë përjetuar jetën nën një regjim totalitar ose autoritar. Megjithatë, ne nuk duhet të marrë liritë tona për të dhënë. Prandaj, ruajtja e kujtesës historike dhe angazhimin tonë të demokracisë, të drejtave themelore dhe shtetin e së drejtës, të mbetet më e rëndësishme se kurrë…KE.

Në Shqipëri kjo ditë u anashkalua, të rrallë ishin politikanët që e kujtuan, institucionet e kujtesë ishin kafenëve përrrethë, ndërsa europa dhe bota ishin ngritur në këmbë në respekt të viktimave të komunizmit.

Madje edhe kryeministri Edi Rama jo vetëm e harroi këtë ditë, por anashkaloi pyetjen e bërë nga qytetarëve në lidhje me hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit, çfarë do të thotë se ai është bërë njësh me ata që janë në konflikt interesi, pra mekatarët ose ka preferuar të rri dyarkryq si paraadhsit e tij në lidhje me trasparencën me të shkuarën për ta tërhequr zhak Shqipërinë në këtë trazicion të gjatë, përcmues ndaj vlerave qytetare dhe të demokracisë.

Edhe një vitë më parë pati të njëjtën heshtje për viktimat e regjimeve totalitare sic është dhe Shqipëria, madje një ndër regjimet më të egra në Europe, por heshtja është me vrasëse sa vetë krimi që shënuan regjimet totalitare, sepse nëpërmjet heshtjes kërkojnë të fshinë memorian kolektive, të zhdukin gjurmët e krimeve të diktaturës që e ardhmaja e fëmijëve tanë të jetë e rrezikuar me përsëritjen e regjimeve të tilla siç ishin diktaturat.

Shqipëria ende nuk ka bërë pajtimin kombëtarë sepse fsheh krimet e diktaturës në vend të trasparencës, fshe kriminelët që morën pjesë në kryerjen e krimeve në kohë të diktaturës në vend të një hetimi për këto krime, fsheh dosjet e spiunëve të sigurimit, në vendë të hapjes së tyrë, u jep pushtet përsekutorëve dhe janë të kudogjendur në vend të ndalimit të tyre.

Përdhos edhe ligjet e kuvendit duke i bërë nul nëpërmjet harresës, ekspozonë fotot e diktatorit, në vend se t’i nadalojë ato me ligj, dekoron ish-persekutorët në vend që t’i zhbejë ata me ligj, sepse kanë shënuar vuajtje madje dhe krime dhe flitet për demokraci, madje dhe harrohen ditë të tilla kujtese me përmasa botrore dhe humane?!

Politika duhet të hap dosjet e spiunëve të sigurimit të shtetit dhe t’i lë pallavrat, të bëjë trasparencës dhe të mos i thirrë territ, errësirës, të bëjë pajtimin kombëtar dhe të mos i thirrur konfliktit social, të bëjë nderim për të martirizuarit në diktaturë dhe të mos heshtë për t’i dhënë shkas harresës që regjime të tilla të kthehen sërish, të kërkojnë falje të gjitha at që shënuan krime sepse demokracia fletë me vlerat e lirisë dhe të jetës dhe jo të përcmimit të saj, sic po ndodhë në Shqipëri.  

Të përndjekurit nuk kanë potencial politik sepse janë gjendur të tradhëtuar këta 25 vite që të rrisin presioni që politika e mëkatit të çlirohet nga makthi dhe të bëjë trasparencë por ata e kanë një mundësi sublime të drejtën e sakrificës në grevë urie për të bërë politikën të lëvizë në kahun e trasparencës.

Partia e të Drejtave të Muhuara mbështet kazën e të përndjekurve për të drejtat e tyrë për integrim moral e material, pasi në këto 25 vite të përndjekurit  morëm lirine, por jo të drejtat që vazhdojnë të na i mohojnë, madje dhe dosjet e spiunëve mbahen peng nga mëkatarët e pushtetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat