Dy udhëqës e tre bishta

Opinione

Dy udhëqës e tre bishta

Nga: Haki Bunjaku Më: 30 gusht 2016 Në ora: 07:51
Haki Bunjaku

Njerëzit,sipas mënyrës së veprimit, ndahen në tri grupe.

a) Në grupën e parë bëjnë pjesë njerëzit që gjatë mendojnë e pastaj krijojnë diçka.

b) Në grupën e dytë bëjnë pjesë njerëzit që aty për aty mendojnë dhe krijojnë diçka, dhe

c) Në grupën e tretë bëjnë pjesë,jo njerëzit,por udhëheqësit tanë,që njëherë bëjnë diçka e pastaj thonë:-çka bëmë???

Kështu bie fjala u kurthuen me Veriun e Mitrovicës,me Urën mbi Ibër (mashtrim i madh,ua thash më heret),ku po luajnë ko….(!)

U kurthuen,si pakrye me MSA-në.

E lanë fjalën pengë në Zajednicë (Zajebnicë),përçka peng mbet Ushtria e Kosovës.

E hangrën tunxhin kur e nëshkruan marrëveshtjen( mashtrimin) e Demarkacionit,që ishte si kusht për liberalizimin e vizave (përçka ju pata shkrue se nuk ka liberalizim).

Të gjitha këto veprime,nëshkrime (mashtrime) të rëndsishme u bën në msheftësi,kurse duhet të ishin transparente,që të korrigjoheshin mirë e me kohë.

Njeni këtu në Migros kishte vjedhë një fëltere dhe e ve mbi kokë e kapelën sipër,mirëpo nuk e kishte llogaritur bishtin që nuk po ia mbulon kapela.

Këta „shahirët“ tanë nuk e llogaritën që bishtat ju vijnë prapa.Prandaj keq! Punët dualën me bishta!

E ec tash e luaje hesapin,po bishtin nuk po ta mbulon kurrëqysh!

Nuk jipen 8.5 mijë hektarë tokë për liberalizim kur mund sot të bëhet  liberalizim e nesër të ndalohet,ndërsa tokën më smund e tërheq mbrapa.

Mali i Zi është rritë aq shumë,duke i marrë tokë Kosovës dhe prapë nuk po ngihet.

Ky fakt duhet tu thuhen në sy malazezëve dhe gjithashtu ndërkombëtarëve,që po na shfrytëzojnë për budallenj,por edhe nuk kanë faj se të tillët i kemi në krye.

Ne jemi mësue që asgjë të mos na vijëe lehtë,po mashtrime nga udhëheqja e jonë nuk i meritojmë dhe duhet të ndërpritën ose të ndërrohen udhëheqësit se na kanë hyp me të dyja në qafë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat