Familja Hoxha nga Bellanica e Malishevës kërkon ta dijë, kush e vrau kryefamiljarin e tyre, Ramiz Hoxha?

Opinione

Familja Hoxha nga Bellanica e Malishevës kërkon ta dijë, kush e vrau kryefamiljarin e tyre, Ramiz Hoxha?

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 29 gusht 2016 Në ora: 09:17

Ramiz Hoxha, ishte pushkatuar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 2 tetor 1998. Atij i ishte prerë edhe koka. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me komunikatën numër 4.

Enveri, djali i Ramiz Hoxha, edhe pse ka qenë ushtar i UÇK-së , Brig 121,dhe ka aplikuar për statusin e veteranit, sipas tij ka qenë edhe në pikën 1 të fshatit Bllacë, Komuna e Therandës, ku komandant ka qenë Ragip Begaj ,tani kryetar i komunës së Malishevës, vije nga NISMA, subjekti politik i Fatmir Limajt, ju është refuzuar automatikisht aplikimi. Tani, Enveri së bashku me vëllain e tij dhe familja në tersi, nuk po kërkojnë asgjë tjetër veqse personat që ekzekutuan atë që një pyetje tu bëhet dorasëve se nga kush ishin të detyruar ata ta kryen këtë vepër makabre ndaj të atit të tyre, dhe jo hakmarrje veqse zbardhje te vrasjes kur dihet se Ramiz Hoxha ishte një biznesmen i cili punonte në Slloveni dhe i njohur si bamirës për shumë bashkëvendësit e tij dhe të tjerëve, dhe para pak ditësh të ekzekutimit të tij, ai, Ramizi kishte afruar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dy bika dhe ka ndihmuar UÇK-në edhe në forma të ndryshme.

Po si u ekzekutuar Ramiz Hoxha?!

Ramiz Hoxha, ishte pushkatuar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 2 tetor 1998. Atij i ishte prerë edhe koka. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me komunikatën numër 4.

Po atë ditë ishte pushkatuar nga e njëjta skuadër edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarë, dyshohet se ishte fakti se ai u kishte thënë ushtarëve të maskuar të UÇK-së, se e dinte se po i njihte se kush janë ata. Skuadra, e kishte futur në bagazh të veturës duke e dërguar në një mal dhe duke e pushkatuar së bashku me Ramiz Hoxhën.

Një letër e shkruar me dorë i ishte lënë Hoxhës në xhep. Me të njollosej se ishte bashkëpunëtor i armikut. Por, kjo akuzë demantohej nga komunikata e Shtabit të Përgjithshëm.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletë ekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.

Fatmir Limaj, i njohur si komandant Çeliku, dyshohet se ka dorë në ekzekutimin pa  gjyq  të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Aso kohe Limaj ishte komandant i zonës.

Hetim i ri kundër Fatmir Limajt – dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë

Fatmir Limaj merret në pyetje në ora 16: 00 si i dyshuar për krime lufte.

Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 2 tetor 1998.

Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi ishin vrarë nga UÇK-ja.

Përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm. 

Prokuroria Speciale, po e heton ish-komandant Çelikun për një rast të ri të krimeve të luftës. Po dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në rajonin e Malishevës.

Në këtë cilësi është ftuar që të enjten të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Insajderi ka mësuar se Limaj do të merret në pyetje sot në ora 16 në Prokurori. Ai është i dyshuari kryesor për këto dy vrasje.

“Është hapur një hetim i ri kundër z. Limaj për krime lufte kundër popullatës civile”, ka thënë burimi i Insajderit.

Prokuroria dhe mbrojtja nuk kanë folur për këtë rast.

“Më kanë pyetur edhe gazetarë tjerë nëse ka një hetim të ri për z. Limaj, por nuk mund të flas”, ka thënë avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj.

Ramiz Hoxha, ishte pushkatuar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 2 tetor 1998. Atij i ishte prerë edhe koka. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me komunikatën numër 4.

Po atë ditë ishte pushkatuar nga e njëjta skuadër edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarë, dyshohet se ishte fakti se ai u kishte thënë ushtarëve të maskuar të UÇK-së, se e dinte se po i njihte se kush janë ata. Skuadra, e kishte futur në bagazh të veturës duke e dërguar në një mal dhe duke e pushkatuar së bashku me Ramiz Hoxhën.

Një letër e shkruar me dorë i ishte lënë Hoxhës në xhep. Me të njollosej se ishte bashkëpunëtor i armikut. Por, kjo akuzë demantohej nga komunikata e Shtabit të Përgjithshëm.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.

Viktima ishte arrestuar në xhaminë e fshatit të tij në Bellanicë nga persona të maskuar dhe me uniforma të UÇK-së. Ishte dërguar në një vend tjetër dhe ishte ekzekutuar.

Pak ditë më vonë ishin arrestuar dy aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shtabi i Përgjithshëm kishte lëshuar komunikatë për këtë. Konfirmonte vrasjen e Hoxhës dhe Binishit.

“Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut me datën 30. 10. 1998 ndërmori masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut, nga fshati Siqevë me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj dege”, shkruan në komunikatën e Shtabit të UÇK-së.

“Në bazë të të dhënave të Shërbimit informativ të UÇK-së të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzimin e armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët, Selman Binishi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë i ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, anëtar i Kryesisë së LDK-së i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës”, thuhet në tej në komunikatën numër 4.

Drejtoria Policisë Ushtarake të UÇK-së thoshte se sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime kundër të arrestuarve, Jakup Kastrati dhe Cenë Desku në burgun hetues numër 3.

“Prishtinë, 1. 11. 1998. Drejtoria e Policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Dëshmitarët kanë dhënë një version krejt tjetër të ngjarjes.

Djali i tij, Ramiz Hoxhës, Fadili dhe dëshmitarët tjerë që janë ndodhur në xhami dhe në shitoren e fshatit atë ditë, kanë thënë se i njeri ishte marrë për shkak se e kishte mbrojtur hoxhën e fshatit të cilin kishin shkuar ta merrnin persona të maskuar.

“Në xhami kanë hyrë njerëz të maskuar me pretekst për të arrestuar hoxhën e fshatit. Në atë moment ka dal Ramiz Hoxha dhe i ka pyet se kush janë dhe çfarë kërkojnë në xhami. Baba jem në atë moment ka thënë: këtu nuk ka hoxhë dhe ne nuk mund ta japim hoxhën në xhami, urdhëroni shkojmë te unë në odën time dhe atje do të vijë hoxha dhe do të bisedojmë”, i ka thënë hetuesve i biri i Ramiz Hoxhës. Ai ka thënë se në atë moment ishin tërhequr nga xhamia dhe kishin hipur në veturë.

“Baba jem ka hyrë në veturë të ushtrisë dhe nisen për në odë. Në mënyrë më mashtruese e tradhtojnë dhe shkojnë në drejtim tjetër me rast edhe e ekzekutojnë”, ka thënë Fadil Hoxha.

Për vrasjen e Selman Binishit, dëshmitarët kanë treguar se ai kishte hyrë në një shitore për të pirë diçka. Në atë moment kishin hyrë personat e armatosur e të maskuar duke pyetur për hoxhën e fshatin Bellanicë.

I ndjeri u kishte thënë atyre se po i njihte se kush janë. Sipas dëshmitarëve, njëri prej burrave të armatosur e kishte goditur me kondak të armës duke e alivanosur. E kishin futur në bagazh dhe e kishin ekzekutuar së bashku me Ramiz Hoxhën.

Ekzekutimi i tyre ishte bërë në fshatin Kravasari të Malishevës. /Insajderi.com

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi për vrasjen e dy civilëve, Ramiz Hoxhës e Selman Binishit. Përgjegjësinë ia ka hedhur anëtarëve të Shtabit të UÇK-së. Për këto vrasje Limaj ka folur në Hagë. Ai ka zbuluar po ashtu se kush e kishte plagosur Sabri Hamitin e kush e kishte vrarë Enver Malokun.

Fatmir Limaj, i ka bërë përgjegjës Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Përgjegjësinë ia ka hedhur bazuar në një komunikatë të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që përbëhej prej këtyre ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së.

Nuk ka një dokument apo dëshmi të saktë se nga kush përbëhej shtabi në atë kohë. Protagonistët kanë thënë se struktura kryesore e këtij shtabi përbëhej prej komandantit të përgjithshëm – Azem Syla, zëvendëskomandanti – Sokol Bashota, zëvendëskomandantit tjetër që ishte edhe zëdhënës – Jakup Krasniqi, drejtorit politik – Hashim Thaçi dhe Inspektorit të përgjithshëm – Rexhep Selimi.

Limaj ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi për këto dy vrasje të kryera nga UÇK-ja, ndonëse ishin kryer në zonën që kontrollohej Brigada e tij, 121.

“Siç thashë, kur e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm përsipër këtë, unë e kam konsideruar se nuk më takon kjo çështje, s’ka qenë përgjegjësi e imja sepse e dija që ne nuk kishim asnjë lidhje me ta”, ka thënë Limaj gjatë marrjes në pyetje në pyetje Gjykatën e Hagës në maj të vitit 2005 sa ishte i akuzuar për krime lufte të kryera në Llapushnik.

I dyshuari për krime lufte kundër popullatës civile, ka thënë se viktimat e pushkatuara më 2 tetor 1998 nuk kanë qenë bashkëpunëtor të Serbisë. Megjithatë, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se në Komunën e Malishevës nuk është vrarë kurrkush që ka hëngër ose pirë më serbët, por vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të tyre.

Insajderi sjell dëshminë e Limajt të dhënë në Gjykatën e Hagës më 23 maj 2005.

Prokurori; z. Limaj. Le të flasim për Ramiz Hoxhën dhe Selman Binishin. Ata u vrarë më 2 tetor 1998 apo jo? Po tundni kokën. Ramiz Hoxha ishte nga Bellanica dhe Selman Binishi nga Banja.

Limaj: Po.

Prokurori: Më 2 tetor 1998, këta fshatarë ishin në Brigadën 121 apo jo?

LImaj: Në këtë kohë ishte ende rikonstruktimi i Brigadës dhe kjo ishte paraparë të jetë në këtë brigadë, është e vërtetë.

Prokurori: Përgjigja është po apo jo?

Limaj: Po, po.

Prokurori: A ishin në Brigadë apo nuk ishin?

Limaj: Nëse më lini ta sqaroj, po e sqaroj. Ata ishin në këtë brigadë, por ofensiva e gushtit kishte bërë një shpërndarje. Njësitet dhe një pjesë e madhe e ushtarëve ishin larguar dhe duhet një ristrukturim i ri.

Prokurori: Më falni, por më 2 tetor 1998, disa muaj më vonë këto fshatra ishin në Brigadën 121. Në fakt, djali i Ramiz Hoxhës, Enver Hoxha ishte ushtar i Brigadës 121, apo jo?

Limaj: Ende vazhdonte ristrukturimi i njësive, ndërsa fshatrat që po thoni ju kanë qenë nën mbikëqyrjen e forcave serbe. As në Bellanicë, e as në Banjë, për arsye se forcat serbe e kontrollonin këtë, nuk ka qenë territor i kontrolluar nga UÇK-ja në atë kohë.

Prokurori: Po përfshihej në zonën e Brigadës 121. Tani Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi nuk punonin për policinë serbe, a është kështu?

Limaj: Selman Binishi është shok shkolle, imi dhe kemi qëndruar mirë dhe më ka ndihmuar shumë. Kemi qenë edhe në vizita të njeri-tjetri dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar se ai ka qenë bashkëpunëtor i serbëve dhe kur është vrarë kam dëgjuar. Sa i përket Ramiz Hoxhës nga Bellanica kemi qenë një fshat i familjarizuar. Ramizin e kam njohur sepse ka qenë nip i fshatit tonë.

Prokurori: Anëtar i Policisë a ka qenë?

Limaj: Asnjëherë.

Prokurori: Para se të pushkatohej më 2 tetor, ai ishte një prej 9 burrave që përfaqësonte fshatin e tij në negociata me forcat serbe?

Limaj: Nuk e di sa kanë qenë, mund të jetë që edhe Ramizi të ketë qenë një nga ata njerëzit, por rastin e di.

Prokurori: Dhe më 2 tetor ata janë kidnapuar në fshatrat e tyre, janë marrë me makinë dhe janë ekzekutuar. Ramizin e kanë prerë në fytyrë dhe Selmanit ia kanë çarë kokën?

Limaj: Nuk është e vërtetë. Unë të paktën nuk i kam parë sepse i kam parë të dy kufomat.

Prokurori: Vetëm kaq, ishin godit me armë?

Limaj: S’kam parë gjë tjetër vetëm që ishin të ekzekutuar dhe nuk ma merr për pozicionin që kanë qenë, përveç plumbit…, nuk kam hetuar diçka tjetër. Ndoshta ata që i kanë marrë kufomat e dinë më mirë. Unë nuk dua të spekuloj, por kam parë kështu.

Prokurori: I keni parë nga afër trupat?

Limaj: Ishte një lloj shoku, por e di që njeri nga të afërmit e Ramizit e ka kthyer trupin e tij. Tash nuk kam parë gjëra siç thatë ju. Unë personalisht jo.

Prokurori: Afër trupave të tyre ishte lënë një shënim, ishte nga UÇK-ja, nga Qendra e Shërbimit Sekret policor. Është një urdhër për ekzekutim, për bashkëpunëtorët, për propagandë dhe përhapje paniku dhe urrejtje. I dënojmë me vdekje në emër të popullit. E njëjta do t’ju ndodh edhe të tjerëve. Pra, nuk është e vërtetë që ndodhte vetëm me punëtorët e Policisë?

Limaj: Nuk mund të flas para se ju të më lejoni të shpjegoj të tërën. Letrën e kam parë edhe unë afër tyre, një letër e thjeshtë, një shkrim që as analfabeti nuk shkruan ashtu. Por, për t’u përgjigjur duhet t’i shkojë deri në fund, për atë kohë që e di për këtë rast sepse ka pasur shumë spekulime.

Prokurori: Kam interes të di përgjigjen tuaj të plotë, por kjo është bërë nga UÇK-ja apo jo? Ju na thatë që asnjë prej këtyre personave nuk kishte punuar për Policinë?

Limaj: Për hir të asaj që e di, asnjëherë deri në atë kohë për këta dy nuk kam dëgjuar se kanë qenë anëtarë të Policisë serbe. Ramizi ka qenë i vjetër, nuk e di për të. Ndërsa Selmani për të cilin nëse ju kujtohet kur ju thash se kam qenë te një mik.

Prokurori: Po ndryshoni temën. Të flasim për këtë, ajo që thatë më herët nuk ishte e vërtetë që bashkëpunëtorë ishin vetëm ata që punonin për serbët?

Limaj: Derisa t’i shkoj deri në fund të rastit.

Prokurori: Pse s’na jepni përgjigje pastaj shpjegimin?

Limaj: Për arsye se mua qysh më kanë informuar, këta njerëz kanë pasur të paktën një rast. Unë jam interesuar bile për Selmanin se pse çka ka bërë. Dhe nga kjo kam ardhur te një informacion që mendoj se duhet ta them sepse…

Prokurori: Ju jap mundësinë, por më vonë. Nuk keni menduar që ata kanë punuar për Policinë serbe apo jo?

Limaj: Kam mësuar për një rast dhe mendoj atë ta them këtu sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me Policinë serbe.

Prokurori: Të shikojmë njëherë mënyrën se a ka përshkruar UÇK arsyen se pse është vrarë. Ka pasur disa artikuj gazetash në komunikatë më 5 tetor ‘98 në “Koha Ditore”. Në këtë komunikatë thuhet se sipas Shërbimit Informativ të UÇK-së, në veprimin e tyre kundër UÇK-së personat e mësipërm kanë bërë propagandë në favor të dorëzimit të armëve në bashkëpunim me Ramiz Hoxhën dhe Selman Binishin. Këta janë ekzekutuar nga UÇK-ja. Këtu nuk thuhet asgjë për veprimtarinë e Selmanit. Ata nuk janë ekzekutuar që kanë punuar për Policinë serbe apo jo?

Limaj: Në atë kohë unë kam bërë presion te Shtabi i Përgjithshëm që të marrë informacione, të dijë se si ka ndodhur vrasja e këtyre njerëzve që njihja dhe ishin në territorin që do ta merrja si Brigadë. E kishim tani kufirin dhe aty nuk mund të bëhej pa e ditë unë.

Avokati Mensfield: Atij ju premtua që t’i jepej rasti të shpjegoje.

Gjykatësi Parker: Po, e di.

Prokurori: Shpjegojeni z. Limaj!

Limaj: Ndoshta do të ishte mirë të jemi në seancë private, por mua nuk më pengon asgjë, por duke pasur konsideratë emrat sepse është rast dhunimi, hirësi e nderuar. Nëse doni ju mund ta them hapur.

Prokurori: Unë nuk e di se çfarë do të thuhet, por më mirë që të jemi të sigurt, të hyjmë në seancë të mbyllur.

Prokurori: Z. Limaj, dëshmia juaj është që kur keni folur me Sokol Bashotën, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin, ata nuk ju thanë që kjo ishte arsye e vrasjen, por nga Mensur Zymberi e morët vesh. A është kështu?

Limaj: Unë kam kërkuar që këtë taku dhe…

Prokurori: Faktikisht UÇK-ja e ka marrë përsipër vrasjen e këtyre, a është kështu?

Limaj: Më vonë ka ardhur deri të informacionet dhe e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm.

Prokurori: Dëshmia juaj është se ata e lëshuan këtë komunikatë që të mbulojnë të vërtetën apo jo?

Limaj: Rasti është i tillë dhe nuk donin që të përfshihen në lidhje të tillë sepse ishte poshtëruese që të paraqiteshin lidhjet e shqiptarëve në nivel të tillë.

Prokurori: Shënimi që ishte lënë aty afër nuk ishte pjesë e këtij mbulimi?

Limaj: Letrën e kam parë vetë, është e vërtetë.

Prokurori: Dhe kjo siç e thatë ju, ishte brenda brigadës suaj. A keni bërë ndonjë gjë tjetër ju vetë për ta hetuar rastin?

Limaj: Siç thanë kur e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm përsipër këtë, unë e kam konsideruar se nuk më takon kjo çështje, s’ka qenë përgjegjësi e imja sepse e dija që ne nuk kishim asnjë lidhje me ta.

Prokurori: Ishte një akt i kryer nga ushtarë të UÇK-së në zonën tuaj?

Limaj: Nuk ishte në zonën time. Njerëzit ishin marrë në zonën time dhe ishin larguar në një territor tjetër.

Prokurori: Për faktin se ata ishin marrë në territorin tuaj dhe u vranë diku tjetër ju thatë se nuk kishin pse merreshit me këtë ajo jo?

Limaj: Unë e kam bërë hetimin derisa s’e ka marrë në përgjegjësi dikush. Pastaj unë e kam menduar se diçka është e kryer në raport me mua dhe përgjegjësia është diku tjetër. S’kam mundur të bëjë më tepër atë kohë.

Prokurori: A keni shkuar të flisni me familjet e tyre?

Limaj: Po, normalisht.

Prokurori: Më kë keni folur?

Limaj: Nëse nuk gaboj, të nesërmen kam shkuar te familja e Selmanit. Jam takuar më vëllezërit dhe prindërit dhe më kanë pyetur se çka u bë edhe unë ju thash se as nuk e di. Babai më ka thënë: a e dini a i ka bërë dikujt keq. I kam thënë se nuk e di, sa e di unë jo.

Prokurori: Pasi morët informacione nga Mensur Zymberi, a keni shkuar sërish te familja e Hoxhës dhe Binishit (Për informacionet e marra nga Mensur Zymberi, Fatmir Limaj ka dëshmuar në seancë të mbyllur v.j.)?

Limaj: Pasi e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm, nuk kam shkuar më.

Prokurori: Askush nuk i hetoi këto pretendime?

Limaj: Unë i kam kryer të miat, më tepër s’kam mundur të bëjë.

Prokurori: Nuk mund të bënit më shumë apo vendosët se nuk mund të bënit?

Limaj: Ju nuk e dini se si ka qenë në atë kohë. Ka qenë një konfuzion total. Mendoj se kjo ka qenë lëvizje e parë pas atyre që kishin ndodhur në gusht.

Prokurori: Do t’ju ndërpresë sepse po flisni për vetën tuaj dhje unë dua të flas për këto familje, pra askush nuk shkoi atje? Një vit më vonë Enver Hoxha, botoi një artikull ku thotë se s’ka pasur gjyq, asnjë lloj procedure gjyqësore, kjo është e vërtetë, nuk është bërë kurrë asnjë hetim?

Limaj: Unë nuk e di…

Prokurori: Dhe e vërteta është që këta burra janë vrarë për arsye që përmendet këtu, pra nuk janë vrarë për arsye që thatë ju, por se nuk ishin besnikë të UÇK-së. Kjo është në letrën e lënë aty?

Limaj: Nuk mund t’i besoj sepse kam më shumë arsye t’ju besoj ushtarëve që kanë qenë aty sepse derisa ju thoni për sqarimin e hetimit në atë kohë ata njerëz kanë qenë të rajonit tjetër. Prandaj, kjo më ka bërë t’ju besoj atyre më shumë ngase kanë qenë të një rajoni tjetër.

Për fund...

Familja e Ramiz Hoxhës kur nuk kishin menduar se kryefamiljari i tyre ,një biznesmen me pune te përkohshme ne Slloveni, një bamirës do të vije dita kur ai do të ekzekutohet mu nga ushtarët e UÇK-së, ku pikrisht ai vet i kishte simpatizuar dhe ndihmuar por duke u sakrifikuar për hoxhën e fshatit, sakrifikoi jetën për te dhe mu këtu po dihet shëmbëlltyra e tij ndaj të tjerëve ...

Autori është gazetar-analist i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat