Malësia e Bujanocit - gëzuar rrugën e jetës!

Opinione

Malësia e Bujanocit - gëzuar rrugën e jetës!

Nga: Refik Hasani Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:54
Refik Hasani

Projekti tani i filluar ishte ëndërr dhe tani ky projekt është në realizim e sipër, është   meritë, kontribut më kapital që ka bërë ndonjë herë Komuna e Bujanocit, investimi më i madhë, projekti më kapital, strategjik dhe kombëtar. Pra, është projekti i shumë brezave, gjeneratave, është angazhim i shumë aktivistëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësuesve veteranë të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin duke ndarë mjete materiale për fondin për asfaltimin e rrugës në fjalë.

Asfaltimi i kësaj rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme sikur kur është hapur shkolla e parë shqipe në Malësi, projekti kur filloi të qarkullojë autobusi nga Gjilani, Kamenica e Bujanoci deri në Zabicë.

Ju kujtojmë që pas qershorit 1999 pati disa data të shenuara, si:  më 14 gusht 2005, u mbajtën takimet e para të vendlindjes "MALËSIA E BUJANOCIT 2005’’; më 27 Korrik  2008, është vendosur pllaka përkujtimore në Zarbicë; më 26 korrik  2009, u mbajtën takime shumë në mënyrë masovike dhe ishte Mësuesi i parë që hapi shkollën shqipe në Zarbicë Tahir (Zeqë) BERISHA dhe kjo e ditë e sotshme,  më 26 gusht 2016 kur filloi së punuar për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë.

Rrumbullakësimi i këtij projekti do të ndihmonte që të hapet një perspektive të re që edhe rrugët prej Zarbice deri në mahalla, si: Liteshi, Tahiraj, Kishali, Xhafert, Selmant, Regjët deri te Kroni i Shopit, dhe shtëpit më të lagta të fshatit Priboc e Ramabuqës, të  jenë e kalueshme në katër stinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike. Rruga do të ngjallë Malësinë, do të kthen mendjen dhe perspektivën në këtë vendë.

Pas rrugës do të duhej ionicuar edhe me që: Kuvendi Bujanocit do të duhej të inicojë zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë e Muhocë, Miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë, për renovimin dhe restaurimin e objektit shekullor të Mejtepit dhe të shpallët shtëpi muze, hapja e një zyrë për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurut nga Komuna e Bujanocit, Komuna e Bujanocit do të duhej të ketë një program, projekte afat shkurtër, afata mesëm dhe afat gjatë. Gjithashtu, KK i Bujanocit do të duhej të pranojë edhe zyrtarisht që pranojë dhe shpallë datën 23 qershor si datë të dëbuarve.  

Për Malësinë e Bujanocit do të duhej shtruar dhe dabatuar çështje dhe shpallur disa prioritete dhe Shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë.

 Për asfaltimin e kësaj rruge është djersa, mundi ëndrra jo vetëm e jona si gjeneratë, por as e baballarëve tanë por është edhe e gjyshërve tanë,  prandaj kjo është ditë e shënuar kjo rrugë aq shumë e pritur. Malësi e Bujanocit, gëzuar rrugën është humbur e pritur shumë, shumë gjatë drejtë projekteve të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat