Politikë e çastit?!...

Opinione

Politikë e çastit?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:22
Dibran Demaku

Politika dhe politikanët shqiptarë të Kosovës që nga përfundimi i luftës e këtej kanë bërë politikë të çastit,që do të thotë politikë sot për sot dhe asnjëherë politikë për nesër!

Ata,pra politikanët shqiptarë të Kosovës të zgjedhur aksidentalisht në krye të shtetit,gjatë gjithë këtyre viteve,më shumë se për punët e shtetit,janë kujdesur për vetën e tyre dhe të familjarëve apo të simpatizantëve të tyre partiakë!Janë kujdesur,pra, që ata vetë,si dhe familjarët e tyre e krahas kësaj edhe militantët dhe simpatizantët partiakë të pasurohën sa më shumë që të jetë e mundur,në kurriz të një populli dhe të një shteti të varfër?!

E tëra kjo shihet edhe nga afera“Pronto“ e cila ashtu siç paraqitet në opinion e paraqet fytyrën e vërtetë të politikës dhe politikanëve të shtetit tonë,që nga pas lufta e këtej?!

Edhe ata politikanë dhe parti politike,që nuk përmenden në aferën në fjalë,nuk kanë përse të lëvdërohen dhe të flenë të çetë,sepse nëse nuk janë pjesë e saj,ata me heshtjen e gjatë të tyre kanë dhënë kontribut në gjithë këtë katrahurë ku është futur vendi?!...

Politika dhe politikanët shqiptarë të Kosovës,që nga lufta e këtej kanë bërë politikë të çastit,që do të thotë sot për sot e jo kurrë për nesër,në stilin se kjo apo ajo ngjarje për Kosovën është me rëndësi jetike dhe historike për vendin!Në këtë stil,është zhvilluar politika e shtetit të Kosovës tash e mbi shtatëmbëdhjetë vite!Politikanët e“ mençur“ kosovarë me këtë zhargon fjalësh kanë fituar zgjedhjet e kanë udhëhequr shtetin tash e mbi shtatëmbëdhjetë vite?!

Kur,në ndonjë rast zhargoni „se kjo ngjarje është jetike dhe historike për Kosovën“ nuk u ka shkrepur,ata,pra politikanët e Kosovës kanë ndërruar taktikë dhe në ndihmë e kanë thirrur Bashkësinë ndërkombëtare në stilin se“kështu na ka këshilluar Bashkësia ndërkombëtare,pa të cilën ne nuk e bëjmë asnjë hap vetëm“,apo edhe në stilin se:“Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur kështu e ne duhet t`i bindemi asaj“?! E kështu me radhë e kështu gjithëherë?!

Kështu dhe në këtë stil e bëjnë politikën edhe sot e gjithë ditën politikanët tanë,sidomos ata që sot e këtu ndodhen në pushtet! Ata,çdo ditë e çdo minutë,nëpërmes të mjeteve të ndryshme të informimit,na i shurdhojnë veshët me fjalimet e tyre bajate!Kanë zënë në thua në dy marrëveshje ; në atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin ekomunave me shumicë serbe,të dëmshme për vendin dhe ardhmërinë e tij dhe tash flasin e bërtasin se nëse këto dy marrëveshje nuk  miratohen,Kosova dhe shtetasit e saj do të mbesin të izoluar nga Bashkësia ndërkombëtare,se Kosova dhe populli i saj do ta humbin përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare,se për shtetasit e Kosovës nuk do të ketë liberalizim të vizave…e kështu me radhë,me një fjalë e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës do të jetë e errët,por kurrë ama bash kurrë nuk flasin e nuk thonë se kush apo cili ishte fajtor për të gjitha këto që po o ardhkan Kosovës dhe popullit të saj?!

A,mos vallë mendeohet se populli na qenka fajtorë,për të gjitha këto?!Populli,i cili më në fund po duket sikur është kthjelluar dhe atshmë di t`a ndajë shapin nga sheqeri?!

Përse politikanët,apo pushtetarët aktualë të Kosovës,në asnjë rast të vetëm,nuk e lënë vetën fajtorë për politikën e bërë në dëm të shtetit dhe vizavi kësaj të mendojnë se duhet të shkojnë nga politika e gabuar që kanë bërë?! Ata përveq asaj që çdo ditë flasin e bërtasin se nëse Demarkacioni,apo shënimi i vijës kufitare nuk kalon në Parlamentin e vendit,ër Kosovën na vikan ditë të errëta,përse në asnjë fjalë të vetme të fjalimeve të tyre nuk thonë se nës marrëveshja në fjalë nuk kalon,ato do të japin dorëheqje?! Apo,mbase ata e mendojnë vetën si të etmit dhe të pazëvendësueshmit?!...

Nëse marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi,nuk kalon,nuk do të jetë fundi i botës! Kosova dhe populli i saj do të jenë këtu edhe mëtej,sepse vend tjetër nuk kanë!Mbase,pas kësaj,nuk do të kenë vend më politikanët aktual të pushtetit?!...Mbase?!...

Politikanët tjerë të mundshëm(që mund të vijnë në puishtet pas këtyre të tashmëve) do të duhej të mësoheshin që të bënin Politikë për të sotmen dhe të ardhmen e vendit,e jo si këta të sotmit që kanë bërë e ende bëjnë Politikë të çastit?!...Sepse Politika e çastit e humbë edhe rastin e edhe bastin?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat