Në pritje të 1 shtatorit

Opinione

Në pritje të 1 shtatorit

Nga: Faton MEHMETI Më: 27 gusht 2016 Në ora: 18:10
Faton MEHMETI

Rëndom 1 shtatori na kujton fillimin e vitit shkollor, kjo datë çdo herë është pritur me gëzim, veçanërisht nga fëmijët. Edhe pak ditë në ndajnë nga 1 shtatori i vitit 2016, ditën ku shumë fëmijë pirten që përherë të parë të ulën në bankat shkollore me ëndrrat për të ndërtuar një të ardhme në këtë vend, në atdheun e tyre. Eh kur jemi tek ëndrrat , ato jo vetëm që janë venitur por edhe po treten çdo ditë e më shumë.

Pikërkisht në këtë 1 shtator , pushteti i tanishëm synon të ratifikoj në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Pozita dhe opozita kanë qëndrime të kundërta sa i përket vijës kufitare me Malin e Zi, njëra pretendon se Kosova i humb 8 mijë hektar, e tjetra se nuk humb asgjë. Faktikisht e gjithë kjo erdhi si pasojë e vendosmërisë së opozitës për të propaganduar për humbjen e 8 mijë hektarëve, ndërkohë që koalicioni i tanishëm qeverisës me çdo kusht synonte mos të bënte publike se çfarë në të vërtet ishte nënshkruar në Bruksel.

Por të dalim tek 1 shtatori i këtij viti, konkretisht tek ajo se çfarë mund të ndodh në këtë ditë, teksa mllefet dhe inatet mes pozitës dhe opozitës janë shtuar ndjeshëm. Tërheqja e litarit për të dëshmuar forcen ndaj njeri tjetrit vazhdon të na sfidoje si shoqëri dhe si klasë politike, në vend se të deshmojmë kulturë te dialogut politik dhe shoqëror. Arroganca e shpërfytëruar e qeverisjesë së Isës - klanit  “ Pronto ” dhe ekstremiteti i VV-së dhe Ramushit, e ka mbeshtetur për muri qyetetarin e ndershëm të këtij vendi duke e lën atë pa adresë të zgjidhjes së halleve të jetës.

Kaq shumë urrejte mes njëri tjetrit, përtej të qenurit rival politikë, kjo vërtet është shumë e frikshme.  I takon qeverisë që të jetë më e përgjegjshme për ruajten e stabilitetit në vend, të tregohet më e disiplinuar dhe më praktike. Kryeneqësia e mazhorances për të shpërfill kërkesat dhe shqetesimet jo vetëm të opozites por edhe të qyetetarëve të vendit, vetëm sa do e rëndoj situatën edhe ashtu mjaft të renduar. Akumulimi i mllefit te qytetarëve me gjendjen ne vend, në veçanti pas publikimit të përgjimeve të fundit të klanit “ Pronto”, rrisin shanset që të ketë shpërthim të situatës me 1 shtator, ditën kur qeveria pritet të mblidhet për të miratuar demarkacionin ndërsa opozita të protestoj  në rrugë.  

Për t’i evituar situatat e rënda për vendin, i takon qeverisë që të shqyrtoj seriozisht shqetesimet e opozitës dhe qytetarëve dhe te bëjë çdo gjë për të arritur një marrëveshje të pranueshme për të gjithë palet, duke u siguruar që vendi ynë nuk humb asnjë centimeter territor. Nëse Qeveria nuk tregohet fleksibile, ka shumë gjasa që situata të dal jashtë kontrollit, nuk kemi nevojë të derdhim gjak në liri.

Çdo eskalimi i situatës me 1 shtator dhe tutje do i faturohet qeverisë arrogante të Isës dhe klanit  “ Pronto ”. Në mungesë të dialogut pushtetarët dhe opozitarët janë duke zhvilluar “luftë nga distanca” për demarkacionin me Malin e Zi. Pushteti dhe opozita po i shfrytëzojnë mediat dhe rrjetet sociale për të bërë thirrje për votim, respektivisht mosvotim të Demarkacionit. Në një shtet normale cdo kush që shantazhon dhe bën presion  mbi deputetët del përpara drejtësisë, ndërsa këtu hapur bëhen shantazhe, duke filluar nga Presidenti e Kryeministri dhe vartësit e tyre. Kjo dëshmon më së miri se deputetet i janë nështruar edhe në të kaluarën presionit, kjo më se paku i’u shërben interesave të qyetatarëve.

Kjo klasë politike ka krijuar një ndjesi se janë shpesh herë janë të lënë pas dore,janë  të pakënaqur. Pakënaqësia është ndjesia që lind nga frustrimi i nevojave tona dhe dëshirave të parealizuara, mes asaj që duam të kemi dhe asaj që kemi. Pakënaqësia është esenca ose "prezenca e mangët" e kënaqësisë së jetës sonë. I gjithë  frustrimi është një gjendje apatie, e cila është karakterizuar nga mungesa e shpresës, trishtim të thellë, zhgënjimit, pakënaqësisë etj. E gjithë situata është konglomerat i një sistemi të korruptuar, me njerëz të përfshir në afera joligjore dhe të dëmshme për vendin.

Eksiston frika e arsyeshme e destabilizmit të gjendjes në vendin tonë deri në anarki . Klasës politike i mungon urtësia , ndershmëria dhe sinqeriteti ndaj njëri tjetrit dhe qyetetarëve në vend. Derisa 1 shtatori duhej të ishte një ditë shpresë për vendin tonë, kjo klasë politike po e shndërron këtë 1 shtator në një ditë frike dhe terrorri., duke përforcuar edhe më shumë bindjen tek qyetetarët se këtu nuk ka përspektivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat