Sovraniteti i Kosovës nuk dhurohet, por fitohet!

Opinione

Sovraniteti i Kosovës nuk dhurohet, por fitohet!

Nga: Fadil Maloku Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:33
Fadil Maloku

1.Vendimarrja e pavarur (nga përvojat kolonialiste!), e pandikuar dhe kompetente e institucioneve të një vendi, apo një shteti, janë mënyra më efikase, më e mirë dhe mekanizmi më i thjeshtë p?r ta dëshmuar, shkallaren e ushtrimit të sovranitetit.

2.Ndryshe, sovraniteti i paushtruar me kompetencë, mbetet vetëm farsë dhe improvizim social që detyrimisht të shpie në pozita të njohura kolonialiste...

3.A është Kosova një rast i këtillë? Padyshim, që ka shumë elemente të këtij ndikimi dhe kësaj varësie kronike nga faktorët dhe miqtë e jashtëm, qoftë edhe në cilësinë e “suflerit, prapa të cilëve fshihen jo gjithherë qëllime naive, por, interesa; politike (konsolidimi i demokracisë), gjeostrategjike (ruajtja e sferave të ndikimit rajonal e global), etj.

4.Mungesa, e me siguri, edhe pamundësia (se e kemi akoma nënvetëdije hipotekën e “çlirimit nga të huajt!), për ta ushtruar këtë cilësi të shenjët sociologjike, nga ana e elitave tona politike, na bënë kogja skeptik se (s’do)mundemi dhe (s’do)duhet ta ushtrojmë sovranitetin e munguar, edhe në të ardhmen!

5. Për gjykimin tonë sociologjik, duket se janë dy rrethana, apo dy satisfaksione (njëri politik dhe tjetri sociokulturor) që pakashumë e pamundësojnë, por, momentalisht (!)edhe e “amnistojnë” detyrimin dhe obligimin tonë politik, për të ushtruar me kompetencë të plotë sovranitetin shtetërorë të Kosovës. a.Njëri, që realisht keqkuptohet jo nga qarqet akademike (se ato janë të prirura ta bëjnë skanimin e kësaj gjendjeje pa ngarkesa ideologjike, nacionale, etj.) por, kryesisht nga ato politike (tek të cilat motivet e privilegjeve dhe statusit që ofron pushteti, duket tê dalin shumë më të fuqishme, se sa ushtrimi i sovranitetit!) në rrethanat e tendencës së globalizimit. b)Dhe tjetri rast, që ka të bëjë me ngarkesën e amputuar (artificialisht) jo rastësisht (!), me etiketën e të qenit rast “sui generis”...!

Pra, një, gjendjeje dhe status të pa konsumuar sa duhet as në teori e lëre në praktikat e qarqeve shkencore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare...Kosova, s’ka sovranitet ngase, asaj nuk i jepet autoriteti, fuqia dhe kompetenca për ta ushtruar ndikimin e saj sidomos në temat komplekse që kanë të bëjnë me vendimmarrjet gjeopolitike e gjeostrategjike rajonale.

6. Tani, e gjithë kjo tendencë e “mbikëqyrjes, kontrollit, dhe monitorimit të pavarësisë kosovare”, në fakt, po prejudikon dy situata interesante... Njërën, që dosido, ka të bëjë me “certifikimin” e imponuar, të paaftësisë sonë për ta udhëhequr veten si komb, shtet, e vend. Dhe, situata tjetër, që ka të bëjë me reinstalimin e kodit apo mentalitetit të robit që na ka përcjellë gjatë gjithë historisë së qenësimitt... 7. Duhet, ta rizbulojmë potencialin e (verifikuar tashmë edhe historikisht) fjetur individual, dhe ta vëmë në shërbim të interesit tonë shtetëror e kombëtar...sikurse, gjithë kombet e emancipuara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat