U mor vesh se..

Opinione

U mor vesh se..

Nga: Agron Shabani Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:33
Agron Shabani

Njerëzit e mençur flasin, sepse kanë diçka për të thënë. 
U mor vesh se....
Edhe budallenjtë flasin, sepse edhe ata duhet të thonë diçka.
U mor vesh se ...
Fjala është çelësi dhe kryqi i jetës. Formula e pagëzimit, e miqësisë, dashurisë, bukurisë dhe profecisë së brendshme dhe të jashtme të njeriut krijues ose inovator që e prekin ose arrijnë të lartë, sublimen dhe madhështoren. 
 U mor vesh se....
Me fjalë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin (fundin), të vërtetën dhe gënjeshtrën...
U mor vesh se...
Të diturit dhe të urtit gjithmonë flasin ose shkruajnë me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës.
U mor vesh se....
Fjalët e njeriut gjithmonë janë matura, të zgjedhura dhe të urta, sepse përmes tyre shihen ( shquhen) edukata, kultura, holistika, primatologjia, logjika ( koshienca), arsimimi, emancipimi, disiplina, morali dhe karakteri i tij. 
U mor vesh se....
Ashtu sikurse sytë dhe fytyra e njeiut që janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, ashtu, edhe mendja dhe shpirti i njeriut janë të bukur dhe të dashur, sepse përmes tyre shihet ose prekët Zoti.
U mor vesh se...
Vetëm të vdekurit, të marrët ose te çmendurit, nuk i ndryshojnë kurrë bindjet, mendimet ose qëndrimet e tyre iracionale dhe negative kundër dikujt tjetër në divesritete të ndryshme ose polaritet.
U mor vesh se...
Se të çmendur ose të marrë janë vetëm ata që nuk i shohin turpin, çmendurinë dhe marrëzinë e tyre objektive dhe subjektive. 
U mor vesh se...
Edukata, kultura, morali, disiplina, emancipimi, forca, besimi dhe mendimi racional dhe pozitivë së bashku me durimin, urtësinë dhe intelegjencën e brendshme shpirtërore dhe emocionale, janë eliksiret dhe nektari me i bukur ose kryesore i mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ato janë stolia ose dekori kryesor në " kopshtin e madh" të mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ato e ndajnë dritën nga teri dhe lirinë nga robëria objektive dhe subjektive e personit ose individit në delirë ose katarsis. 
E kundërta e tyre janë " forca" ose "enërgjia e madhe" iracionale dhe negative së bashku me "kosmosin" ose " universin" e ç´rregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikofizikë të personit ose individit prej nga ku lindin ose gjenerojnë (degjenerojnë ) të gjitha fatkeqësitë tjera individuale dhe kolektive.
U mor vesh se....
Me fjalët e nxehta ose "oratoritë e zjarrta" të mediokritëve, analfabetëve ose gjysëmanalfabetëve të ndryshëm institucional ose funksional, kurrë nuk piçët buka as kulaçi i përbashkët shtetëror ose nacional!
U morr vesh se ...
Një tjetër ajër, një tjetër frymë dhe një tjetër fresk, tashmë fryejnë dhe ledhatojnë flladitëshëm dhe gjithë freski në tokën ose ato troje të panënshtruara të Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit. Ajri, flladi dhe fresku i njohur i lirisë së shumëpritur individuale dhe kolektive të iliro-shqiptarëve që i flladisin dhe mekojnë paksa edhe ato supe (shpatulla) vigane dhe titanike të tokës së bekuar atërore dhe stërgjyshore së bashku me dhembjët dhe plagët saj fizike dhe sizmike!
U mor vesh se...
Në sytë dhe shpirtin e madh (titanik) të luftëtarëve trima, atëbotë lindi dhe agoi atdheu i çliruar. Kosova e lirë dhe sovrane.Njëherë e përgjithmonë. Në shpirtin dhe zemrën e madhe të popullit dhe kombit tonë gjithashtu. Për të mos perënduar kurrë.
U mor vesh se...
Ishte Ajo stina me e bukur dhe më krenare e kombit dhe atdheut tonë. Stina e luleve me të bukura të popullit (kombit) dhe atdheut tonë që nuk vyshkën as nuk veniten kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.
U mor vesh se ... 
Shqiptarët luftën e njohur për liri dhe pavarësi të kombit dhe atdheut, e kanë Art. Ndërsa, bashkimin e kanë ajër jetë, amanet, kushtrim dhe testament të brëndshëm shpirtrëror, moral, skeletor dhe gjenetik. Ata gjithmonë i ka bashkuar liria dhe lufta e njohur kundër armiqve të përbashkët shekullor dhe gjakatar së bashku me aspiratat e përgjithshme  shtetërore dhe nacionale. Dhe jo liderët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike të Pishtinës, Tiranës, Brukselit ose Uashingtonit. 
Aq më pak diktatët, metodat, klishetë, fiksionet, sloganet ose recidivet e njohura autoritare dhe totalitariste të liderëve- shtet dhe shtetit-parti !
U mor vesh se.... 
Mediokracia, nebuloza dhe mediokriteti i përgjithshëm profesional, institucional dhe funksional, janë shkalla e parë e robërisë së gjithëmbarërshme të një populli ose të një kombi.
Ndaj, u mor vesh se  ....
Me çlirimin ose lirinë e shtrenjtë shtetërore dhe nacionale nuk ka " pazar" ! Ajo kushton shumë.
Toka, liria ose  çlirimi i kombit dhe atdheut, janë t´panegociushme. Ato as nuk falen,  nuk shiten as nuk blihen. 
Janë të shënjta.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat