Çka merr i vdekuri me vete në varr??!

Opinione

Çka merr i vdekuri me vete në varr??!

Nga: Haki Bunjaku Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:08
Haki Bunjaku

Për ata që mendojnë se me vdekjen njeriut i mbyllet biografia.por,jo! Janë të gabuar,se ajo nuk u mbulohet në varr.

I vdekuri me vete në varr merr vetëm qefinin dhe hijen e tij,ndërsa biografia nuk i mbulohet bashkë me koskat në varr.

Ajo nuk mbulohet as me harresë dhe as me kurrëfarë plafi të arabistanit dhe as me halinat e Sërbisë.

Kronistët e monografistët gërryejnë në biografin e akcilit dhe ia nxjerrin në shesh të gjitha veprimet,çfarëdo qofshin ato?

Këtu do të zinën ngusht e do të skuqën “mbetjet” e akcil personit,por fajet nuk ua ka kronika dhe asmonografia,mirëpo personi i tyre që ka menduar gabimisht;se bashkë me koskat do t`i mbulohen të gjitha të bërat e zeza!

Pra,mësoni or të uruar se vdekja nuk është tren i mallrave,që bartë gjithëça!Biografitë as nuk ia ze “treni” i mallrave dhe as nuk i ze varri.Ato mbetën jashta që të tjerët të mësojnë se njeriu kur vdes nuk mund u jep fund të zezave të tij,pasiqë nuk mund i merr me vete.

Pjesa e kësaj bote mbetet (në mungesë) të gjykohet në këte botë.

Për atë tjetrën (nëse ka?!!) le të flasin ata prej atjehit.

Unë nisa një monografi,por më erdhën plumbat e parë(shkollor).

Tash kur ta publikoi monografinë me njëqind personazhe dhe kur të më drejtohen njëqind tyty;vdekja më vie edhe pa exhel.

Po ndasht,po pres vetëm sponzorin,se dota publikoi e le të më vret vepra ime.Pajtohem!

Eh,çka mu krue me bë monografi.Ani bëra edhe disa shkarravina,që këta të kritikës po e quajnë:-Art letrar,çka era nuk i vie,se Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës nuk më ka lëshue zë.

Nuk besoj se me këto mbulohet biografia,po bile le të ma thonë në sy,sepse në post mortum,nuk më bie në dorë.

Më mirë të bëjmë biografi të pastër,e cila nuk hidhërn askënd.Ku pe di?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat