Sçarime pa keqkuptime

Opinione

Sçarime pa keqkuptime

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:25
Nikollë Kërhanaj

Jam i vetëdijshëm se fjala boshe (për të mos thënë rrenë) shërben për të manipuluar me ndjenjat e individit apo të masave (lexuesëvet) popullore. Për çështje të tilla kam bërë një koment apo sçarim për artikujt e gazetarit e publicistit të gazetës “Kosova Sot” z. Qazim Thaçi, më 10.02.2015, por nuk u botua. Në të kundërtën, redaksia e gazetës, ia kishte postuar në adresë të gazetarit të vet. Megjithatë, kjo është çështje e brendëshme e tyre, por edhe disa artikuj të tjerë, të miat po ia servojnë korrespondentit të vet (Q.Th.) i cili po i ripunon dhe po i boton në emrin e vet (?).

            Në një manifestim kultural në Prizren, gazetari e korrespondenti i juaj, përkundër rrespektit rreciprok që kemi, më vërsulet më fjalë pak’sa të rënda (?). Unë nuk e kam fyer e as kritikuar, as në artikullin si “Opinion e të Përflasim”, as gojarisht. Aso kohe, pata bërë vetëm një vështrim të titujve e nëntitujve “ bombastik”e pak përmbajtjeve, të disa artikujve që nuk i përgjigjeshin realitetit objektiv për sa i përket Zymit dhe Hasit në përgjithësi, ku unë jetoj dhe veproj-pa kurrnjë  fjalë ofenduese.

Ku është objektivi i këtij artikulli - sçarim

Poashtu, në gazetën e përditëshme “Kosova Sot” të datës 25 qershor 2016, f.14/15, të cilën rastësisht po e hasi në facebook, më ndalen sytë tek emri im (N.K.) ?  E printoj artikullin me titull “Leskoveci pret të bëhet një fshat turistik “ në nënshkrim të autorit Qaxim Thaçi. – Mirë ! Por, kur vjen te banorët e fshatit Leskovec (Arbëresh), bën shpjegimin e lëvizjes së banorëve, disa nga periferia e Prizrenit e nga viset tjera...Me këtë rast, ai përmend një vendbanim të vjetër, nga një kodrinë e Hasit (në afërsi të Zymit) në vendin e quajtur Laskavec.

         Gazetari, studiues i mirë, ma mveshë se Nikollë Kërhanaj –thotë, se supozohet se disa banorë të katundit Arbëri, origjinën e kanë nga qyteti ish-shqiptar – Leskovci (tash qytet i aneksuar nga Serbia), konkretisht nga qyteza Lebonja, pjesë nën administrim të Serbisë, dikur vendbanim me Shqiptarë autoktonë. Për hir të së vërtetës, unë kam bërë vështrime për lëvizjen e banorëve e të popullatës që kanë banuar në fshatrat e sotme, e ato të shpopullëzuara, të vendbanimeve të Hasit, por askund nuk kam shkruar e as supozuar se disa banorë apo familje të fshatit Arbëri, e kanë prejardhjen nga Leskovci. Gazetari nuk ka cituar librin, shkrimin apo artikullin ku e ka marrë materialin, me emrin tim ?. Unë kam shkruar se bukëpjekësit zymjanë e kanë ushtruar zejen e tyre tradicionnale edhe në Nish, Leskovc, Lebanë e gjetiu...

         Në këtë paraqitje publike (opinion), nuk supozojë por, çka kamë thënë dhe mund të them, është kjo: Unë jam lindur, rritur dhe jetojë afër Laskavecit që është krue apo burim uji jetik për gjysmën e banorëve dhe të bagëtive të fshatit Zym, besa edhe për një pjesë të fshatit Gjonaj. Andaj, me plotë bindjen e them se një familje ka jetuar në shpatijet e “Lugit të Madh apo të Vogël të Laskavecit” për disa vite,dhe, duke vëzhguar majen e Pashtrikut Plak, se mos do të sjellë shi në kohën e duhur, ai nuk sjellë shi por vetëm vrërësira...Kështu, kryeplaku i familjes thotë: “Shiu sillet rreth Pashtrikut, por shkon e zbrazet në vendet bukolike, e këndej në Has, thatë se thatë, andaj, -këtu nuk ka jetë. Vendosë për ta lëshur kodrën e shpatit të Laskavecit të Zymit dhe vendoset në truallin e ri duke e bartuar edhe emrin Laskavec (Leskovec), tash-Arbëresh. Këto ditë, ka ardhur një bari nga Leskoveci (Arbëreshi) me dhentë e një familjeje nga Gjonajt te qezmja e Laskavecit dhe deklaron se është i interesuar për vendbanimin e të parëve të tij nga Laskaveci i Zymit dhe tregon gojëdhëna duke përmendur edhe disa  emërvende e histori, të cilat ne nuk i dinim, por që janë me interes për t’i shenuar.

Zym, 25 gusht 2016        

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat