Deçani po zhvillohet, Deçani po betonizohet!!!

Opinione

Deçani po zhvillohet, Deçani po betonizohet!!!

Nga: Inxh. Ardiana Qorraj Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:05
Ndertimet

Absurditeti i një udhëheqje komunale pa vizion dhe strategji afatgjate për të ardhmen lë për tu dëshiruar.

Ndonëse “Ruajtja e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore” është listuar si një nga Prioritetet Strategjike të komunës tonë, ajo si duket është listuar aty vetëm sa për të mbushur një rresht dhe një ‘standard’.

Është absurdë të lidhesh në interesa apo zhvillim të ngushtë – ndërtim i një objekti afaristë/banesorë dhe ta shohë atë si ndryshim pozitiv, ku shpeshherë qeveritarët lokal shprehen „Deçani po ndryshon“..

Është shumë e vërtetë, Deçani po ndryshon!

Por njëkohësisht është edhe e dhimbshme, Deçani po e humb resursin, potencialin më të madh që ka Peisazhin Kulturorë. Deçani po betonizohet!

Për deri sa në shekullin qe po jetojmë botërisht po luftohet për të krijuar hapësira gjelbëruese dhe shpeshherë për ti krijuar ato qoftë edhe artificialisht nëpër vendbanime të ndryshme në botë, në vendin tim po ndodhë e kundërta duke shkatërruar çdo gjë që ka krijuar natyra dhe duke mbuluar me „beton“ atë peisazh të bukur kulturore që dikur mund ta shihje në Deçan.

Konventa Evropiane për Peisazhin, e nxjerr në tetor të vitit 2000 në Firence të Italisë, trajton çështjen e peisazheve kulturore. Në bazë të kësaj Konvente ne do të duhej të mbrojmë peizazhin tonë kulturore, që ka prejardhje nga vetë natyra, e jo ta degradojmë apo pengojmë atë duke vënë „piktura“ të betonizuara para saj.

Deçani, qytet ekologjike – Kjo ishte Motoja e Planit Zhvillimore të Deçanit...

Nëse vazhdojmë të degradojmë kanionët e ujërave që vijnë nga bjeshkët e Deçanit, duke ndërtuar hidrocentrale; nëse vazhdojmë të ndërtojmë – vendosim “piktura të betonizuara” para ‘Grykës së Deçanit’; ne jemi shumë larg qytetit ekologjike, ne e kemi ç’bërë edhe atë që e kishim dhe na fali vetë natyra! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat