Rrënuesit

Opinione

Rrënuesit

Nga: Dibran Demaku Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:45
Dibran Demaku

Sulmuesit e Radio Televizionit të Kosovës nuk mund të kenë emër tjetër përveq –Rrënuesë! Rrënuesë të asaj që është ngritë me djersë e gjak,tash sa vite në shtetin e Kosovës!Kot thirren në njëfarë kauze se ata,pra sulmuesit e RTK-së,po e mbrokan shtetin e Kosovës,se ata po i mbrokan kufijtë e shtetit, duke sulmuar m`u në zemër të këtij shteti!Kushdoqofshin ata, me aktin e bërë kundër Televizionit të vetëm publik të Kosovës,ata vetëm sa e treguan vetën e tyre se nuk ia done të mirën këtij shteti,por janë farë e keqe,që punojnë në rrënimin e këtit shteti!...

Autori i këtij shkrimi ruan në vete një ndjenë respekti për të gjitha mjetet e informimit, dhe atë jo për shkak të profesionit, por për shkak se dikur ishte edhe vetë pjesë e Radio Televitionit të Prishtinës,të cilin e pat mbyllur shteti pushtues serb!

Të gjithë neve na kujtohet ajo ditë e zezë e 05 korrikut të vitit 1990,  kur policia serbe pat pushtuar lokalet e televizionit dhe pat përzënë pothujse të gjithë punonjësit shqiptarë të atij televizioni.Dhe ne të përjashtuarit e patëm ngritur zërin e protestës,aq sa lejonin rrethanat e asj kohe,kundër pushtuesit!

Me ne atëherë ishte edhe i gjithë kombi shqiptarë kudo ku ndodhej.Pasi pushtuesi na i pat marrë me dhunë lokalet tona,ne punëtorët e atëherëshëm të Radio Televizionit të Prishtinës,në kërkim për mbijetesë,u shpërndamë nëpër meridiane e paralele të globit,duke shpresuar se një ditë pushtuesi do të ikte dhe ne prapë do të vazhdinim punën aty ku e kishim lënë!...

Por…pushtuesi iku e Radio Televizioni  Prishtinës nuk u hap më kurrë,dhe atë për shkaqe që dihen.Megjithate ne ish punëtorët e televizionit në fjalë,edhepse shumica nga ne nuk u kthye më kurrë në vendet e tyre të punës,për shkaqe dhe arsye që dihen, iu gëzuam fillimit të punës të Radio Televizionit të Kosovës!

Iu gëzuam,duke menduar se tashmë kohërat e errëta kishin ikur dhe kurrë,ama,bash kurrë nuk do të kishte më sulm ndaj një Radiotelevizioni!Sulmin e pushtuesit serb,ndaj ish Radiotelevizionit tone,tashmë e ruanim në mendje si një ëndërr të keqe,ëndërr kjo që besonim se nuk do të përseritej më kurrë!...

Por,ja që nuk qenka e thënë të bëhet ashtu siç shpresonim dhe dëshironim ne ëndërrimtarët e papërmirësueshëm.Ja,që në kohë Lirie po ndodhkan edhe gjëra të krisura,punë dhe gjëra të krisura këto,të kryera nga vetë ne!Kur them nga vetë ne e kam parasyshë faktin se ata që ditë më parë e sulmuan me granatë dore,janë njerëz të mishit dhe të gjakut tone!

Dikush mund të thotë se mbase ata që sulmuan Radio Televizionin me granatë dore mund të jenë të ndonjë gjaku të huaj,por vetë fakti që dikush,duke e paraqitur vetën si “sulmues” e nxori në shesh nofkën e “Rugovasit”?!Veçse I rrallë është ai individ që beson “Rugovasit” ata të vërtetët të kenë bërë një sulm të tillë qyqar ndaj Radiotelevizionit të vet!Është në këtë mes ndonjë dorë e zezë,e cila duke parë mllefin e Rugovasëve ndaj krejt asaj që po ndodhë me vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të zi,ka bërë hesape që t`I armiqësojë Rugovasit me pjesën tjetër të populates së Kosovës!

Duke I armiqësuar Rugovasit me Radiotelevizionin e vetë,e në këtë mes edhe me shtetin e vetë,ajo dorë e zezë synon që ta rikthejë Kosovën dhe popullin e saj në një konflikt të brendshëm me pasoja të paparashikuara!Ajo dorë e zezë,përmes Rrënuesëve,synon që të rrënojë të gjitha të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës!Andaj kujdes nga

Rrënuesit e Dorës së zezë,edhe Ju Rugovasë,edhe Ju Prishtinasë,edhe Ju… pjesëtarë të tjerë të kombit shqiptarë kudo ku ndodheni!...

Nëse rrënuesit e dorës së zezë,mos o zot,arrijnë t`a rrënojnë Radiotelevizionin e Kosovës,ashtu siç synuan ditë më parë,ata do të arrijnë të rrënojnë edhe gjithçka tjetër?!

Rrënuesit  gjithmonë synojnë që të rrënojnë aty ku dhemb më shumë,e që në këtë rast është Radiotelevizioni i Kosovës!

Rrënuesit e Dorës së zezë duhet ndalur në çdo mënyrë e me çdo mjet! Sepse po nuk i ndalëm ata ne,ata do të rrënojnë gjithçka tonën!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat