Ai ta shishmon 'mëkatin'!

Opinione

Ai ta shishmon 'mëkatin'!

Nga: Kimete Berisha Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:55
Kimete Berisha

Hoxha im 'i preferuar' Shefqet Krasniqi, u pat këput tuj i këshillu femrat mos m'i nduk as vetullat se gjynah sipas tij me ba femra e ndershme atë gabim, me përjashtim të qimeve që lidhin dy vetullat, ato lejon hoxha m'i nduk bile për që është haram t'i nduk edhe vet me t'pas ngat, s'ka problem për ata.

Sivjet moda e vetullave ka përkuar me ligjeratat e hoxhës, sepse janë në modë vetullat e trasha, e kështu një udhë e dy punë, femrat, edhe e kanë përcjell modën, edhe u duk sikur e kanë 'ngu' hoxhën dhe kolektivisht i kanë mtrashë vetullat, i kanë ba tatuazh e disa prej tyre edhe i kanë mbjell ato që m'u duk sa më arabe që është e mundur!

Por paradoksi ka kërsitur aty ku hoxha nuk e ka pritur. 
Hoxha nuk e ka parashikuar se edhe meshkujt mund të 'kapitullojnë' e t'i rruajnë vetullat e këmbët prandaj kjo temë nuk është përfshirë në repertoarin e ligjeratave të tij.

Ai ka kujtu që mashkulli është i mençur, nuk e bën atë gabim femëror m'i rru këmbët si femër.

Kështu, lëre që kurrë nuk ka pasur më shumë se sivjet pushues në bregdetin shqiptar dhe në Ulqin, ama kish ndodhur e papritura, s'po shifshe nëpër plazhe mashkull me këmbë të parrume. 
Ju kishin hy zhilet këmbëve, i madh e i vogël, i kishin heq leshrat më mirë se femrat. Vetimë.

Ua këqyrsha këmbët e rruara, sepse fytyrat i kishin me mjekra.

P.S. Ishalla nuk idhnohen arabët e turqit e nuk i detyrojnë hoxhallartë me ua kthy paret që ua kanë dhënë m'i ba shqiptarin m'u duk si turk, eventualisht si arab, tash që u pa se nuk ka turk as arab që ia ndryshon kokën shqiptarit.

Kot e ka hoxha, i ka shku munimi posht'. 
Bile sa më shumë që flet, aq më shumë i largon shqiptarët nga feja dhe ua kërditë atë, kur fillon me ju jep edhe qimeve të trupit kuptim kuranor!

Dikush duket më dikushi kur hesht. 
Religjionin e banalizon fjala, ndërsa e mbron heshtja, shkaku se heshtja 
është misterioze si Zoti, e Zoti nuk mund të përshkruhet me fjalë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat