Tre kufijtë ndarës shqiptarë

Opinione

Tre kufijtë ndarës shqiptarë

Nga: Haki Bunjaku Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:10
Haki Bunjaku

Medet, është për të ardhur keq, një komb kaq i vogël dhe me tri konfesione brenda tij. Dhe, asnjërën prej tyre nuk e zgjodhi vetë.Ia mbollën. Ndryshe quhet prozelizmi fetar, që ka synim tragjik për ne.

Katolikë, muslimanë dhe ortodoks që në thelb përbëjnë vetëm një fe: Ate shqiptare.

12 vite kam ligjërue: Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe gjatë këtij ligjërimi kurrë nuk e kam njohur Migjenin për ortodoks,të cilin e mbaj mbi tryezë të punës,as De Radën për katolik, këte përmbyllës të romantizmit. As rilindasin e madh Naim Frashërin për bektashian dhe as të madhin Kadare për musliman. Mirëpo, të gjithë i kam trajtuar në fenë e përbashkët: SHQIPTARE dhe ashtu i ruaj edhe sot.

Po ligjëroja për J.De Radën në gjimnaz, i cili pësoi tragjedi familjare dhe spontanisht kalova në pesimizën. Dy-tri vajza u përloshën.Kur i vërejta përvola buzën në gaz.Spontanisht ra mallkimi:-ty dreqi të hangërt dhe,pastaj u rregullue atmosfera.

-Një femër nga Shqipëria bënte komente të mira në fb. të cilat i komentoja shkurt apo vetëm i përcillja me një like.

Një ditë gjatë një komenti tha: -Une jam ortodokse. Po kjo tash çka u dasht?I shkrova, unë jam vetëm shqiptar. Dhe kurrë më nuk i dhurova like.

Migjeni, për mendimin tim është krijues letrar i paarritshëm. Në çdo novelë të tij mund të dalin disa romane,por vështirë të ruhet intenziteti.

Në ndejat e rastit me ndoj klerik xhihadist dhe me frontonë e haxhilerëve (gjysma spiuj të S. Broshës),fërkimet dalin të vështira. Unë nuk ua pranoj atë vazalitet kundra shqiptar.

Unë jam vetëm shqipta me fe e me komb. Edhe ju duhet të thirreni shqipta,e në atë pjesën aneks pëshurrni në të,se gjë nuk ju vyen.

-Lene se ky paska luejt prej menëve,e paska dal prej feje.

Saherë të takohemi,këtu më kini. Të gjithë kemi lindur shqiptarë,po disa,si ju,nuk ndejtën aty,sepse u mashtruen në sferat e interesit.

Këto tri mezhde fatkobe e ndarëse duhet të shemben dhe shqiptarët të gjithë, pa përjashtim të mbetën me fe e me komb=shqiptarë.

Këtu duihet t`i mëshojnë intelektualët e jo të strukën skutave e strehëve,për të hy pa u venerue,në objektet fetare.

Pa u bë,heroikisht,ky bashkim i ndasive fetare,as që duhet të flitet për bashkimin kombëtar.

Nëse bëhet shteti i fortë (që nuk është në atë udhë) edhe feja gjen zgjidhje.

Kur më pyet dikush;çka je?-shqiptar. E konfesioni?-shqiptar. Po ku qëllon dikush nga krahu i haxhilerëve; më serton.-Po ty kush nanën të bani arab a turk?!

Përse po martohesh me gjermane,a zvicërrane,ku ska muslimanizëm e nuk po e merr një arabe të nxehtë dhe me mbajt edhe fenë e pafe?!Në Perëndim është katolicizmi.Pra jeni njerëz të rrejshëm.

Shkoni bre lëshoni „vezët“ në Medinë e mos na e nxeni kokën këtu!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat