Nuk duhet të pyesim se çdo të bëjë atdheu për ne, por se çfarë ne do të bëjmë për të?

Opinione

Nuk duhet të pyesim se çdo të bëjë atdheu për ne, por se çfarë ne do të bëjmë për të?

Nga: Ramiz Dermaku Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:09
Ramiz Dermaku

   Mbrëmë isha duke e përcjellë një debat në televizion 21. Ndaj, në kujtesë mu rikthyen gjithë ato sakrifica të mëdha që i kanë bërë ata burra të mëdhenj që ne shqiptarët të gëzojmë sot lirinë, pra edhe ne sot po themi se kemi shtet sikur popujt  tjerë. Në ato çaste mu kujtuan shumë atdhetarë, intelektualë, të cilët sakrifikuan edhe jetën  për çlirimin e atdheut nga barbaria serbo sllavo çetnike. Mu  kujtuan shumë dëshmorë, mu kujtuan   edhe demostratat  e vitit 1968, ato të vitit 1981 .., mu kujtuan shumë intelektualë të cilët përkundër maltretimeve, bisedave të ashtuquajtura informative, rrahjeve, burgosjeve, dënimeve drakonike që ua shqiptonte  regjimi kriminel serbo çetnik ata nuk e ndërpren aktivitetin kombëtar. Mu kujtuan  dëshmorët e kombit, mu kujtuan tre atdhetarët tri lulet e lirisë të cilët u vran në Ludwiksburg të Gjermanisë. Këta atdhetarë tërë jetën ia kushtuan  çështjes sonë kombëtare, e ata ishin ; Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Baca Adem Demaqi- Mandela I Kosovës, Metush Krasniqi,  Rexhep Mala, Nuhi Berisha, mu kujtuan edhe shumë dëshmorë të cilëve nuk do tua shënoj emrat. Mu kujtuan edhe nxënësit, kur i kërcenin tankut serb, mu kujtuan edhe helmimet e nxënësve shqiptarë, po .., mu kujtua edhe Ylfete Humolli. Mu kujtuan edhe studentët, punëtorët, thënë shkurtë mu kujtuan të gjitha .., ato sakrifica nepër të cilat  kaloi populli shqiptarë. Mu kujtuan nënat, motërat tona kur i dhunonte shkau..,Po mu kujtuan edhe sulmi barbarë ndaj familjes Jashari. Mu kujtua edhe dëshmniorët; Agim Qelaj, Sali Qeku, Agim Ramadani, mu kujtua edhe nxënësi im Avdi Xhaqku. Mu kujtua lufta, shokët, luftëtarët,mu kujtuan ushtarët e UCK-ës,  prandaj dhembja për ta më shtyri ti shkruaj këto fjalë në shenjë nderimi e përkujtimi. Me këta rreshta dua ti zgjojë nga gjumi shokët e tyre, të cilët sot po ” luftojnë” për tu pasuruar…, duke I harruar familjet e dëshmorëve..,  kush nuk i viziton..,  dhe askush si pyet se si po jetojnë; A kanë rrobe, a kanë lekë për të blerë një bukë ? ! Këto institucione të shtetit të Kosovës, themelet e tyre i kanë vendosur mbi gjakun e dëshmorëve. Po askush nga institucionet tona nuk interesohet për të ndertuar një shtetë të fortë. Prandaj dhembja ( dhe obligimi moral ) që ndjej ndaj tyre më shtyri ti shkruaj këto fjalë. Unë akoma nuk e kamë të qartë.., ku shkuan..,  gjeneralët dhe komandantët- e luftës. Gjarpëri I helmoi të gjithë ata që nuk e dëgjonin” gjarpërin”, ai ua lëshon, lëngun helmues.., dhe ” komandantët e gjeneralët” ikin nga gjarpëri.., sepse edhe “gjarpëri”  ka filluar ta ndërroj lëkuren por sot është shumë vonë. Ai po i numron ditët  e fundit. Ai së bashku me” komandantët e gjeneralët” shumë shpejtë.., do të ndodhet aty ku  e ka vendin. Por shtrohet pyetja ? Ku do të shkoi ” gjarpëri ”. Tani më nuk ka shokë .., I ka larguar nga vehtja dhe dalë ngadalë po përgatitet të largohet edhe vetë.  Të shkojë ..,në Serbi.., në Amerikë.., Jo, jo, ai kudo që të shkojë, nuk do të skuqet , sepse  gjaku i tij, s’ka rruza të kuqe- eritrocite.., por ka leokocite. Andaj këta rreshta po i shënojë nga thellësia e zemrës, nga dashuria e madhe që kamë për vendim tim, për mëmëdheun. Mos mendoni se i harrova   edhe shumë dëshmorë të luftës së fundit, të cilët flijuan gjënë më të çmueshme Jetën për t’na sjellë ne këtë ”Liri”, për t’na zbardhë fytyrën ne dhe kombit tonë. Komandantin legjendar Adem Jashari – Perendia e shpërbleftë – për sakrificën që bëri AI, familja dhe shokët e tij.

Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhme. Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme të kombit, dhe nuk mburret me këtë. Shqiptarët duhet të ecin përpara, duke njohur të shkuarën, duke punuar me drejtësi të tashmen, për ta fituar dhe merituar të ardhmen.”

Historia e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimim e aspirata,  në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale, trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë e bashkëjetesës te shqiptarët, i përket një rëndësie të madhe për kombin tonë.
Ashtu si çdo atdhetar tjetër, edhe udhëheqësit  të vendit  punuan në shekuj për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, duke i bërë përpjekje titanike për ti  ndërtuar  institucionet e veta. Atdheu dhe  feja,  nxisin dashurinë ndaj vendit dhe kombit.

Atdhetarët  kurrë nuk e ndanë atdheun nga feja, përkundrazi, ato nxisin dashurinë ndaj vendit dhe kombit. Së pari ne duhet mësuar të kaluarën, të kujtojmë me respekt të shkuarën, rrënjët tona, lirinë tonë, të cilat janë fryt i ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjeve të bijve që lindi e rriti  ky truall. Në sajë të kontributit të atyre burrave të lartë të kombit shqiptar, ne sot kemi”shtetin”.

Zot të na rrojë atdheu e kombësija, aqë sa të na rrojë edhe shqiptaria.
Dashuria për atdhe duhet të kultivohet gjithmonë dhe kurrë nuk është e mjaftueshme. Nderimi i sotëm dhe dashuria për të, është nderim për të kaluarën, për familjen, për gjithë ata që ranë për lirinë e vendit. Ne krenohemi me vendin që për herë të parë na panë sytë në këtë jetë, me tokën në të cilën mbështetëm kokën dhe shtrimë, trupin, në vendin e stërgjyshërve e baballarëve tanë. Por dashuria për atdheun duhet të jetë më e madhe se etja për fitim, duhet të jetë më e madhe se ambiciet personale, apo interesat e ulëta individuale. Nuk duhet të pyesim se çdo të bëjë atdheu për ne, por se çfarë ne do të bëjmë për të?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat