Granata nuk është zgjidhja e problemit

Opinione

Granata nuk është zgjidhja e problemit

Nga: Gëzim Mekuli Më: 23 gusht 2016 Në ora: 08:36
Gëzim Mekuli

Granata nuk është zgjidhja e problemit; Është vet problemi. Narkomania politike është problemi... kjo e prodhoj granatën.

Edhe pse RTK për më shumë se 16 vjet dhunoj qytetarin, mashtroj mendimin publik, e perbuzi kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar, sulmi me granata nuk arsyetohet e nuk kuptohet dot.

Është narkomania politike e qeverive të Prishtinës ajo, që e ngulfati dhe nuk e lejoj zhvillimin e këtij mediumi publik.

Të nderuar lexues,

RTK duhet ti kthehet taksapaguesve dhe intereseve të kombit e të qytetarëve, e jo të jetë sherbëtore e banditëve.
RTK, si medium publik i ka shkaktuar dëme të medha kulturës dhe politikës shqiptare por, gjithsesi, sulmi me granatë është i paarsyetushem dhe i tmerrshëm.

Marredhenjet e poshtra të Politikës së pushtetit me RTK-ën janë të papara në gazetarinë moderne. Pajtohem, RTK duhet "të clirohet" por, jo me zjarrë. Mediat e pavaruar dhe sistemi arsimorë e ai edukativ nuk është luks e as dekor demokratik. Këto na i garanton edhe kushtetuta.

Tensionet dhe përbuzjet që RTK i ndërtoj dhe i prodhoj për me shumë se 16 vite, janë të pandreqshme, kriminale, poshtëruese dhe okupuese. Por, siq e thashe me siper, clirimi i sajë do bëhet me ikjen e mendësisë narkomane të qeverisë së Kosovës nga publikja.

Narkomania dhe gazetaria e pavarur nuk ecin bashkë; Duhet ndarë, por jo me granata!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat