Patriotë shqiptar, të burgosurë politik e ish-ushtarë të UÇK-së, *Sretan vam put"!

Opinione

Patriotë shqiptar, të burgosurë politik e ish-ushtarë të UÇK-së, *Sretan vam put"!

Nga: Gëzim Mekuli Më: 22 gusht 2016 Në ora: 14:33
Gëzim Mekuli

Lajme të pabesueshme: "7 km kolona e gjatë për tu futur në Serbi. 9 orë pritje në kolonë për të kaluar kufrin Kosovë-Serbi."

Viti 2002. Norvegji. Qyteti Stavanger. Jemi mysafir në shtëpinë e profesoreshës së universitetit së Stavangerit, zojës. Kiperberg. Të ftuar, ishin edhe shtatë studentë norvegjez si dhe një profesor nga universiteti i Prishtinës. Mikëpritje miqësore.

Gjatë ndejës, ndër tjerash, filloj edhe tema për marrëdhënjet serbo-shqiptare (1999). Që në fillim u fol shumë per «falje», "harresë", «ardhmëri», moshakmarrje», «jeni fqinjë», «jemi në shekullin XX» etj.

Më erdhi radha edhe mua ta thoja mendimn time. Thash se, «nuk ka marrëdhënje të shëndosha shqiptaro-serbe përderisa politikat serbe nuk kërkojnë falje për masakrat, dhunën, shkatërrimin dhe gjenocidin, që shteti Serb e kreu mbi shqiptarët e Kosovës».

Profesoresha e universitetit ndërhyri. Drejtoj trupin e trashë prej meje, me krenari të tepruar ngriti kokën, më vështroj kritikueshëm, e me zë të një «gjithditure» më «këshilloj»: «Gezim, ju duhet të harroni luftërat. Ju, shqiptarët, duhet shiquar nga ardhmëria. Duhet të mësoni të falni". «Ja, shiqoni neve norvegjezëve. S'keni arsye që të mos falni, lufta mbaroj. Ka qeveri të re, e demokratike, në Serbi, tani», thoshte ajo. (Asokohe ishte dr. Zoran Gjingjiq, kryeministër i Serbisë).

Përsëri, me këmbngulje e pa aspak dyshimi, mbrojta qëndrimin: "nuk ka marrëdhenje normale e të shëndetshme me shtetin Serb përderisa ky shtet nuk kërkon falje publikisht e zyrtarisht". Nxorra shumë shembuj të kërkimfaljes politike nga historia. Kot! Nuk bindej!

Pas 3 orësh

Biseda vazhdoj me plot tema tjera interesante, serioze por edhe me plot humor.

Kur «papritmas» ndodhi ajo që unë edhe e prisja. Historia e Norvegjisë dhe pushtimi i Norvegjisë nga Gjermania e Rajhut të tretë. U bisedua për dëmet dhe për 10.000 të vrarët nga nazizmi gjerman. Profesoresha Kiperberg. foli për shkatërrimet e aviacionit gjerman, vecanërisht për ato në veri të Norvegjisë e në Oslo. Ishte ende e emocionuar.

E kuptoja! Kisha empati, normale kjo.

U fol edhe për gjuhën gjermane dhe arsyet se përse, ende, gjuha gjermane nuk ishte aq e pëlqyer nga nxënësit norvegjez për t’u studiuar.
Atëherë dhe atje, intelektualja e nderuar pas ca gotave verë, na tha hapur: «Unë kurrën e kurrës nuk i kaloj pushimet në Gjermani. Biles, as nuk blejë biletë aeroplani nga kompania e fluturimeve gjermane "Lufthansa». Dhe vazhdonte: «As nëpër teritorin e Gjermanise nuk dua të kaloj. Thjeshtë, na kanë bombarduar dhe më kanë okupuar vendin tim të dashur, Norvegjinë».

Po, mu kështu u shpreh intelektualja e nderuar norvegjeze e Universitetit të Stavangerit, më pas edhe rektore e këtij institucioni mësimorë.

Moralin e dyfisht nuk mund t’a përbijë e as ta durojë. Thjeshtë është pjesë e edukatës sime. Andaj edhe ju drejtova asaj: «E nderuar, Ju vetëm para 3 orëve, këtu, më mbatë ligjëratë për «harresën», «tolerancën», «faljen dhe demokracinë». «Juvet para ca orëve, këtu para 9 personave, na thatë se, "duhet pajtuar e mos shikuar nga e kaluara", e Ju, tani, më thuani se, "nuk shkoni e as nuk kaloni nëpër Gjermani!" Ju deklaruat se "nuk bleni as biletë aeroplani e nuk shkelni teritorin e Gjermanisë, vetëm e vetëm sepse ju kanë okupuar», «Dhe unë ju dëgjova dhe ju mirëkuptova», vazhdoja unë. «Ju mbani mënd krimet edhe pas 60 vitesh ndërsa kërkoni nga ne, shqiptarët, të harrojmë gjenocidin serb që ndohi vetëm para 3 vjetesh». »Si është e mundur që ju kërkoni diçka nga ne, që ju nuk e bëni dot vet». «Ky është moral i dyfisht dhe unë nuk pajtohem me ty. Pikë».

Pse e bëra publike këtë përjetim?
Me këtë desha të ngrija një çështje, e të pyes gjithë ata shqiptarë, të cilët po presin nga 7 e deri në 9 orë për tu futur në teritorin e shtetit që dhunoj mbi 20.000 gra, nëna, vajza, e motra shqiptare, në tokën e Serbisë.

Si është e mundur, ne, mërgimtarët, të cilët edhe nuk jemi të varur, tek e fundit, ekonomikisht, nga shteti i Kosovës, të veprojmë në këtë mënyrë ?

Çfarë është vetëdija jonë kolektive? A ka vlera në veprimet tona? A ka principe në jetën tonë?
Si është e mundur, që ne të investojmë e ta ndihmojmë ekonominë e një shteti që nuk ka kthesë politike ndaj shqiptarëvet? Politikat serbe janë aktive dhe dëmtuese sot, aq

sa edhe politikat e Millosheviqit. Por tani jo me tankse e me avion, por në forma e mënyra tjera.

E pakuptueshme, zhgënjyese dhe primitive është derdhja e milionave euro tek politikat e një shteti që s’po na lejon dot të marrim frymë.

Kuptohet, secili e sacila ka të drejtën e lëvizjes së lirë. Por, kjo dritëshkurtësi politike e ky budallallëk social kolektiv, nuk po kuptohet mirë as nga "miqtë tanë ndërkombëtarë".

*Sretan vam put!
*Udha e mbarë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat