Demakracioni

Opinione

Demakracioni

Nga: Dibran Demaku Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:44
Dibran Demaku

Demakracioni apo shënimi i vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të zi,që në fillimet e tij ngjalli shumë dilemma,pikëpyetje e pse jo edhe zhurmë.Dilemat,pikëpyetjet dhe zhurmat,sa kalonte koha bëheshin edhe të zjarrta që herë-herë arrinin edhe në pikën e vlimit.

E tëra kjo nga shkaku i vetëm i zërave të ndryshëm se me kët damarkacion Kosova po humbë mijëra hektarë të tokës së vetë.Kështu,së paku deklarohen pothuajse që të gjitha partitë politike që aktualisht ndodhën në opozitë si dhe ekspertë të shumtë të çështjeve kufitare!Ndërkaq partitë politike në pushtet e thonë të kundërtën:se Kosova me këtë marrëveshje për demarkacionin apo thënë ndryshe në shënimin e vijës kufitare-ndërkombëtare me malin e zi nuk e humbë asnjë milimetër të tokës së vetë?!

Vite më parë një situatë e njejtë qe krijuar kur Kosova pat arritur marrëveshje me Maqedoninë për shënimin e demarkacionit apo të vijës kufitare-ndërkombëtare në mes të këtyre dy shteteve.Edhe atëherë qenë hapur dhumë dilemma e pikëpyetje si dhe qe ngritur shumë zhurmë se me atë marrëveshje Kosova po humbiste 2500 hektarë të tokës së vetë.

Edhe atëherë zërat e kundërshtimit paten arritur deri në pikën e vlimit,por megjithate marrëveshja e nënshkruar kishte kaluar dhe shumica e qytetarëve të Kosovës as sot e kësaj dite nuk e dine të vërtetën se me atë marrëveshje sa hectare tokë i pat humbur Kosova?!

Ndërkaq me marrëveshjen aktuale për shënimin e demarkacionit apo të vijës kufitare me Malin e zi thuhet se Kosova do të humbë afro 8000 hektarë tokë!Kështu thonë partitë politike opozitare dhe shumë ekspertë të fushës në fjalë,por jo edhe partitë politike në pushtet të vilat deklarojnë se me marrëveshjen në fjalë Kosova nuk e humbë asnje milimetër të tokës së vetë?!

E vërteta e gjithë kësaj qëndron diku në mes,por ec e gjeje!Pushtetarët aktualë të Kosovës deklarojnë me zë të ngritur se marrëveshja në fjalë duhet të ratifikohet në Kovendin e Kosovës,përndryshe Kosova do të humbë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare,që do të thotë do të mbetët e izoluar,por këtyre deklaratave të tyre as nuk u binden e as nuk duan që t`i besojnë sit ë tilla as partitë opozitare  aktuale e as ekspertët e shumtë!

“Kosova gjendet në udhëkryq!-do të deklaronte kryetari  i shtetit Hashim Thaqi,por në deklaratën e tij ai nuk do të tregonte se kush ishte fajtori për këtë gjendje ku ka rënë Kosova!Në anën tjetër partitë politike opozitare aktuale për këtë gjendje në të cilën ndodhet Kosova e fajësojnë pikërisht Thaqin dhe ata që aktualisht ndodhen në pozicione ushëheqëse të pushtetit?!

Një shtatori,kur Kuvendi i Kosovës do ta ketë në rend dite ratifikimin e marrëveshjes në fjalë,është në prag!Ajo ditë,nga të gjithë qytetarët e Kosovës pritet me frigë,sepse shpirtërat për dhe kundër këtij ratifikimi të marrëveshjes në fjalë janë në pikën e vlimit!Kështu dhe këtu është krijuar një hendek nga i cili vështirë se mund të dilet pa pasoja!

Të dy palët kundërshtare në vend se të ulin gjakërat dhe t`I qetësojnë shpirtërat e trazuar me ndonjë marrëveshje për çështjen në fjalë,ato vetëm sa i radikalizojnë qëndrimet?!

Pushteti deklaron se është i obliguar që t`i kryej obligimet e veta vizavi bashkësisë ndërkombëtare,ndërkaq opoziat është e palëkundur në qëndrimin e saj,në kundërshtim të marrëveshjes në fjalë si dhe në pamundësimin e ratifikimit të saj me të gjitha mjetet demkoratike sipas saj?!

Pushtetarët deklarojnë me pompë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje(paqka se sipas opozitës vendi humbë mijëra hektarë tokë) hap dyertë e Kosovës në integrimet euro-atlantike!Por lind pyetja: Nëse Kosova në integrimet euro-atlantike e paska si kusht demarkacionin apo shënimin e vijës kufitareme Malin e ZI,atëherë përse nuk e ka kusht edhe demarkacionin apo shënimin e vijës kufitare me Serbinë?!

Përse, pushtetarët e sotëm nuk e kanë shtruar këtë kërkesë para bshkësisë ndërkombëtare?!Atëherë,po mbase do të na bindnin me atë që thonë në raport me bashkësinë ndërkombëtare.Si qëndrojnë gjërat sot për sot vështirë se do t`i besojë kush cfarë thonë ata! 

Apo pushtetarët aktualë,këtë çështje e kanë prolonguar për më vonë,atëherë ku ata nuk do të jenë më në pushtet?! Në anën tjetër lind pyetja:Përse bashkësia ndërkombëtare nuk e ka kushtëzuar ende Serbinë me asgjë kur ajo i ka hapur bisedimet për integrim në Bashkimin europian?!

Përse Serbia të mos kushtëzohet me largimin nga preambula e Kushtetutës së saj Kosovën si pjesë integrale?! Përse bashkësia ndërkombëtare ende nuk e ka kushtëzuar Serbinë me demarkacionin apo me shënimin e vijës kufitare me Kosovën?!

Nëse këtë nuk e ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare,atëherë përse një gjë të tillë nuk e kanë kërkuar pushtetarët aktualë të shtetit të Kosovës?!Apo,ata sikur kanë harruar se kjo çështje duhet hapur?!

Apo hapjen e kësaj çështjeje e kanë frikë?! Deshën apo nuk deshën pushtetarët e sotëm,ata që do të vijnë,në një të afëme do të ballafaqohen me çështjen në fjalë!Sepse një ditë,sado e largët që të jetë ajo,duhet bërë demarkacioni që do të thotë shënimi i vijës kufitare-ndërkombëtare edhe me Serbinë!Deri atëherë pritet të shihet se si do të venë punët! Dhe të shihet se sa hektarë të tjerë të tokës do t`i humbë Kosova në raport me Serbinë?!

Me Serbinë e cila ende nuk na ka njohur si shtet dhe vështirë që do të ulet e të bisedojë për çështje damarkacioni me Kosovën,përveq nëse nuk e shtrëngon për fyti bashkësia ndërkombëtare?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat