Majlinda Kelmendi krenaria jonë kombëtare

Opinione

Majlinda Kelmendi krenaria jonë kombëtare

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 21 gusht 2016 Në ora: 21:01
Skënder S.Kapiti

    Tashmë  Historia dhe Pavarësia e Kosovës janë  shkruar edhe me Ar

Triumfi i sportistes  më  të  madhe shqiptare, e përfaqësueses së shtetit shqiptar të Kosovës, fitorja e medaljes së artë  nga Majlinda Kelmendi në Lojrat Olimpike të “Rio 2016” me 7 Gusht 2016 shënon jo vetëm një ngjarje të madhe dhe sukses për sportisten e talentuar, kampionen legjendare M. Kelmendi si dhe per trajnerin e mjeshtrin e madh te sportit të xhudos  Z. Driton Kuka, por shënon një ngjarje të jashtëzakonshme për lavdinë dhe  krenarinë gjithkombëtare shqiptare së pari, dhe na bën që ne të gjithë shqiptarët të krenohemi por edhe t’i jemi mirënjohës përgjithmonë sportistes sonë për atë përfaqësim dinjitoz dhe për atë lartësim që ajo i bëri kombit tonë  në Botën më të madhe, që është ajo Sportive e Lojrave Olimpike.

Kjo fitore e madhe e Majlindës kampione dhe e arkitektit te kesaj fitoreje, e mjeshtrit  të  xhudos, trajnerit Kuka, ashtu si dhe ato fitoret e  tjera të  më parshme  të  saj si kampione e Europës dhe e Botës, fitore të  cilat  na bëjnë  të  ndjehemi krenarë  të  gjithë  ne, le të  shërbejnë  edhe si nxitje për të  dy shtetet shqiptare që  të  tregojnë  më  shumë   mirënjohje, përkujdesje e mbështetje për të gjithë  ata individë  të  talentuar dhe patriotë : për  heronjt e  dëshmorët por edhe për sportistët, artistët, shkrimtarët, shkencëtarët etj.,që  bëjnë  dhe kontribuojnë  kaq shumë  si Majlinda për lavdinë  e atdheut dhe të  kombit, për dinjitetin, prestigjin  dhe për krenarinë  kombëtare, pasi nuk duhet që  pushteti e politika  të  mjaftohen vetëm  me deklarata mirënjohjeje dhe respekti siperfaqësor dhe emocional sa për momentin dhe për të  kaluar radhën, sic bëjnë   te ne politika dhe pushteti  hipokrit e spekulativ  me vlerat, meritat  dhe me sakrificat e qytetarëve  dhe të  popullit të  vet.

 Majlinda hyri në historinë Botërore sportive sepse bëri historinë, dhe  me medaljen e artë të fituar prej saj hyri në historinë e Botës më të Madhe, të asaj Sportive Olimpike edhe Shteti i Ri i Kosovës Shqiptare, Shtet i cili ka vetëm dy vite që  është  bërë  antarë  i Komitetit  Olimpik Ndërkombëtar , dhe ky fakt i këtij triumfi të  sportistes sonë   në  Olimpiadë n e Rios 2016, kjo  Medalje e Artë  në  Sportin e xhudos që  e fitoi Majlinda në  këtë  Olimpiadë  ku Kosova merr pjesë  për herë  të  parë , ashtu si dhe ato të  tjerat e mëparshme të  fituara prej saj  si Kampione e Europës dhe e Botës e nderojnë, e lartësojnë  dhe ja rrisin prestigjin dhe autoritetin jo vetem  Shtetit shqiptar të  Kosovës por edhe   mbarë  kombit shqiptar.

Kjo është fitorja më e madhe në historinë sportive të Kosovës po edhe e Shqiperise dhe e mbare kombit tone, triumfit  të së cilës  i parapriu edhe fitorja  tjetër e madhe e  mëparshme nga po  kjo  sportiste  dhe e po këtij trajneri te madh  në Kampionatin Europian të xhudos që u zhvillua në Rusi, të fitores së medaljes së artë të Prillit të  po  këtij viti, në Rusinë e cila akoma nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, por që e detyruan atë që të respektojë simbolet dhe shtetin e Kosovës.

Dhe fitorja e Kosovës   është  fitore gjithshqiptare, pasi e gjithë  bota e di se Kosova është   shqiptare dhe Shqipëri, madje Kosova  është  djepi i shqiptarizmës,  dhe këtë  e dinë  shumë  mirë   sidomos ata të  cilët nuk e kanë  njohur akoma Shtetin e Kosovës: e dinë  Serbia, Rusia etj., dhe kjo është  arësyeja edhe  pse ata nuk e njohin  akoma, por që  Medaljet e Arta të  Majlindës e detyruan si gardën ruse  ashtu edhe atë  të  Brazilit,   shtete këto që  se kanë  njohur akoma Pavarësinë  e Kosovës, që  ta njohin dhe ta respektojnë   edhe ata Shtetin e Kosovës.

Për rëndësinë e pjesmarrjes dhe të fitores së medaljes së Artë nga xhudistja jonë  M.Kelmendi tre muaj më parë në Rusi, e verteton dhe  fakti pasi këtë pjesmarrje dhe fitore të saj e ka përmëndur dhe ambasadori amerikan Pressman në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mos ta harrojmë edhe faktin e madh, të ndikimit që pati sportistja jonë e madhe,  që pasi mori medaljen e artë të Kampionatit europian që u zhvillua në Rusi, e që bëri jehonë të jashzakonshme ndërkombëtare edhe atëhere, pasi  menjëherë pas  atij Triumfi të Madh të Majlinda Kelmendit dhe te trajnerit Driton  Kuka u pranua edhe Kosova futbollistike edhe në UEFA, edhe në FIFA.

Pra, kjo sportiste, kjo heroinë e madhe shqiptare ka merita të jashtëzakonshme, madhështore e të pakrahasueshme për kontributin e saj ashtu si edhe  trajneri D. Kuka, për promovimin e Shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këtë fakt e ka shënuar tashmë historia, dhe që na takon ta shënojmë e ta përjetësojmë ne në kujtesën tonë kombëtare, dhe të krenohemi sot por edhe brezat e së ardhmes, por edhe që do të shërbejë gjithnjë si shëmbull frymëzimi për sportistët e tjerë  dhe për tërë sportin shqiptar, edhe si shëmbull sakrifice, atdhedashurie dhe  patriotizmi në shërbim të kombit.

Sukseset dhe arritjet e mëdha sportive  si kjo më e madhja e Medaljes së Artë në Olimpiadën e “Rio 2016” ku simbolet e Kosovës i nderoi edhe Garda e Brazilit i cili akoma ashtu si edhe Rusia nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, pra u arrit që  edhe dy ndër shtetet më të fuqishme të botës që nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës, pikërisht Rusia e para tre muajve dhe Brazili tani, detyrohen që aty, pra pikërisht në Rusi dhe në Brazil të respektohet e të njihet  Historia dhe Shtetësia e Kosovës.

Ky sukses sportiv historik në rang global  i Majlindës  dhe i Kosovës është   komentuar nga të  gjitha mediat më  prestigjoze ndërkombëtare si  edhe nga personalitete e diplomatë të vëndeve më të fuqishme demokratike të Botës dhe mike të Kosovës dhe te shqiptareve, si ambasadori amerikan në  Kosovë  Greg Delawie i cili edhe e ka festuar këtë sukses tonin duke  shkruar fjalët: “Një  moment historik për Kosovën dhe për këtë  sportiste të  jashtëzakonshme. Duke festuar së  bashku me të  gjithë  këtu sonte”. Po kështu edhe ambasadori britanik në  Kosovë  O’Connell duke ju gëzuar edhe ai këtij suksesi shkruan në  Facebook :“ U kry kampione”.

Këto fitore të arritura nga kjo sportiste shqiptare heroinë  dhe e këtij trajneri të madh janë shpresë, mesazh dhe frymëzim për brezat e ardhshëm të kombit tonë. Majlinda, sportistja kampione dhe Dritoni,trajneri kampion,  meritojnw falenderimin, urimin dhe mirënjohjen më  të  thellë  për këtë  fitore, per kete lavdi e krenari të  madhe që  ata  u dhane  gjithë shqiptarëve, gjithë  bashkëkombasve të  tyre.

Tashmë, Historia e Kosovës dhe  Pavarësia e  saj janë shkruar  edhe me Ar.

*   Skënder S.KAPITI, Durrës,  Autor  i  Librit   “TRIUMFI I KOMBIT”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat