Filozofia politike në prizmin e sfidave ose provokimëve të reja moderne ose bashkohore

Opinione

Filozofia politike në prizmin e sfidave ose provokimëve të reja moderne ose bashkohore

Nga: Agron Shabani Më: 21 gusht 2016 Në ora: 14:30
Agron Shabani

Siç dihet, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella ( të gjithëmbarshme) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të njohura shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi shtetin dhe shoqërinë. Ndërkaq,  debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulat dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur "politik" dhe "politikë": Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve ( provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike. 

Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm " politike" ose " politikë", në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi ( pushteti) politik së bashku me institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. Ndaj, mu për këtë shkak, të shumëta dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike.

Se këndejmi,filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, filllojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Mbase si një  diçka  që ka ( kane) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideale, vizione, forcë ( fuqi), kreativitet dhe enërgji të mjaftueshme për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë dhe temporal të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. Dhe, jo si dikur kur njerëzit ose shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare, vazhdonin t´i ndjenin, përceptonin, konceptonin dhe definonin vetvetën ose organizminin e tyre individual dhe kolektivë në kontekste ose relacione të ndryshme mesjetare, klasike dhe të tjera. Përkatësisht, si " pjesë, gjymtyrë, organe ose stacione" të natyrshme, të palevizshme ose statistike të një " rendi" ose "sistemi të pandryshuar" natyrorë ose ordinarë.

Ndaj, me konceptin ose definicionin e njohur klasik " Filosofiae est scencia universalis ordinis natyralis ": Në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, dashurinë, rezonansen, mirëkuptimin, përkushtimin dhe devocionin tonë esencial ose substancial ndaj fillimit ( jetës), ndaj qenies, materies, krijesës, ekzistencës, dijes ( diturive), njohurive, përvojave, nevojave dhe kërkesave të njohura globale dhe universale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë në domenin ose kontekstin e njohur gneseologjik dhe epistemologjiko- ontologjik dhe kështu me radhë.

Për me tepër ndërkaq, në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të trendëve, zhvillimëve, standardëve dhe procesëve të njohura hektike, furioze, turbulente, eklektike dhe tepër sfiduese ose dinamike në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare: Përveç të të ashtuquajtures forcës ose fuqisë së njohur dhe të garantuar ligjore, organizative, institucionale, konstitucionale, fizike, organike ,gjeografike, historike, politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike etj. Shteti, qeveria, parlamenti ose institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë, gjithnjë sipas filozofisë së lartëpërmendur politike dhe analitike, në radhë të parë janë në funksion të identifikimit, detektimit (deshifrimit), shquarjes, enkodimit, periodizimit, ravijezimit, konturimit, eksplorimit, performimit, konvencionalizimit, artikulimit, afirmimit dhe në fund-realizimit praktik dhe teorik të nevojave, kërkesave, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizionëve të gjithëmbarshme individuale ose kolektive të shtetit dhe shoqërisë. Dhe, të gjitha këto së bashku në funksion të organizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm( global ose universal) të shtetëve ose shoqerive të ndryshme përkatëse ose respektive. Duke e vërë theksin këtu në teorinë dhe praktikën e përgjithshme shkencore ose filozofike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së sotme njerëzore ose qytetare. Respektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare ose politike. 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, fetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike, gazetat ( mediet) ose institucionet e njohura kulturore dhe informative dhe të tjera.

Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër mund të quhej (definohej) ,konceptohej dhe përceptohej si bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim,amplifikim dhe unifikim ( konvencionalizim) i suspektshem ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të sotme shtetërore ose nacionale në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, industriale dhe teknologjike. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave esencial ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse ( pse) kjo?

Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar përndryshe edhe  si " feminizëm shkencor", si " fat të përgjithshëm" ( global ose kolektivë) , si manifest të ri shkencor, humanist dhe pozitivistë...Si inkarmin të përgjithshëm satisfaktivë dhe ataraksionist të njeriut si cityoen ose burgeros modern ose bashkëkohorë...Apo, madje edhe si simbol dhe reaksion të logjikshëm dhe të ndërgjegjëshem -ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë. Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqerinë, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, fluid, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëveraportëve, marëdhëniëve  ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin " tregun global" të vlerave, resursëve dhe kapitalit nacional dhe internacional etj.

U mor vesh se edhe bazat ose themelët e njohura të filozofisë së përgjithshme ( moderne ose bashkohore) mbi shtetin dhe shoqërin(t)ë e sotme njerëzore ose qytetare, në të shumtën e rastëve ndodhën të ndërlidhura ose të ndërvarura me parimet, premisat ose principet e njohura etike, shkencore dhe humaniste. Gjegjësisht, shkencore, industriale, teknologjike, konjukturale, manufakturale, ekonomike etj.Të paraqitura ose prezantuara në menyrë  lucide dhe tepër suplementare ose akribike në kuader të veprës se njohur filozofike me titull " Principia Etichae" të filozofit të shquar anglez (britanik ), D. Muhr etj.

Në instancë të fundit, filozofia e njohur politike ose analitike, jo rrallë ka njohur edhe ndajshtesa, parashtesa , ngjyra, simbole, mesazhe, piketa, etiketa ose epitete të ndryshme si " Filozofia Linguistike", "Filozofia Diskursive", "Filozofia e Oksfordit", "Filozofia e Kembrixhit"(Filozofia Britanike), "Filozofia Amerikane", "Filozofia Gjermane", " Filozofia Franceze", Filozofia Italiane etj.

Ndryshe nga kjo, çdo njohuri, ideal, vizion ose dituri e lartë mbi shtetin dhe shoqërinë, sipas filozofisë politike, lindin ose fillojnë nga dialogu dhe dyshimi.Për të përfunduar në bindje dhe besim të plotë individual dhe kolektivë. Gjithëmonë duke i nënkuptuar këtu dialogun dhe dyshimin e paraqitur ose prezantuar atëbotë në menyrë lapidare dhe emblematike nga filozofët e lashtë grek. Për të vazhduar me konsenzusin dhe kompromisin e preferuar shtetëror, nacional dhe politik në mes strukturave, superstrukturave ( elitave), prominecave ose par-exelencave të ndryshme politike, intelektuale, kulturore, shkencore ose akademike dhe kështu me radhë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe proviniencat ose remishencat e ndryshme konjukturale, nomenklatural, manufaktuare etj. 

Në anën tjetër ndërkaq, në prizmin e mesipërm shkencor ose filozofik të marëdhëniëve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, jo rrallë vlenë edhe maksima ose formula e njohur e Artur Schoppenhauerit dhe Tomas Kuhnit sipas të së së cilës " ata që janë miq ose aleat me të gjithë, nuk janë miq as aleat të askujt." Për të mos thënë këtu, armiq me të gjithë!?

Sidoqoftë, gjithnjë sipas filozofisë filotike, asnjëherë nuk është e tepërt ose inflatore, nëse flasim, mendojmë ose gjykojmë dy-tre herë për çështje dhe aspekte të larta shtetërore, nacionale, politike, historike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera. Kjo në radhë të parë pë faktin se të flasim , debatojmë, dialogojmë dhe mendojmë, kemi të drejtë gjithëmonë ose vazhdimisht, dërsa të vendosim ose të nënshkruajmë, vetëm njëherë! Duke menduar në të të ashtuquajturin " demarkacionin kufitar" të Kosovës me Malin e Zi, " asociacionin e pavarur të komunave serbe " në VeriuN E Kosovës ose Mitrovicës etj. etj...!

Të njohësh dhe respektosh vetvetën së bashku me të kaluarën ose historinë e përgjithshme të familjes, kombit dhe atdheut të tënd si dhe t´i nderosh dhe respektosh miqtë ose aleatët e njohur natyror dhe historik, ky është çelësi ose kjo është formula kryesore e filozofisë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat