Lutuni.

Opinione

Lutuni.

Nga: Kimete Berisha Më: 21 gusht 2016 Në ora: 14:01
Kimete Berisha

Lutuni. 
Dhe, falenderohuni, kah t'rrotulloheni.

Lutu për të gjallët dhe për të vdekurit.

Lutja ta shëron shpirtin.
Ta knaq zemrën

Unë jam primitive, lutem (lë për njerëzit që dua) por dhezi qirinj në baza të rregullta edhe për kerrin tim plak, mos me m'lënë n'rrugë papritur.

Një herë i pata ndez 29 qirinj, edhe për kushërinjt e largët. 
Ata kurrë nuk e kanë ditur se jam lutur për ta.

Beso, ju do dhe lutet për ju, e ju nuk e dini.
Ju i njihni vetëm ata që ju urrejnë.

Është fakt: një ditë largoheh të gjithë, dhe mbeteni vetëm Ju dhe Zoti!

Meqenëse më pëlqen të vishem shkurt e ngusht m, qirinjt i ndez vetëm në kishën katolike të Gjakovës, se ata nuk t'kqyrin me bisht t'synit.

I kisha dhez pa kurrëfar paragjykimi edhe në xhami dhe në kishat ortodokse por ata nuk të lënë të hysh në xhami dhe në kisha ortodokse pa u mbulu' me shami.

Xhamia dhe kisha ortodokse duhet të mendojnë edhe për neve, t'i hapin dyert edhe për ata, si ne, që nuk duan të mbulohen me shamia.

Kur e përmend Zotin zemra më gëzohet, e ndjej, dhe e pranoj se jam aq e marrë sa që besoj përnjëmend se asgjë nuk ndodh pa arsye.

P.S. 1.?Pastruesja në një restorant në Shqipëri m'u ankua se punon tetë orë dhe pastron WC për 3 euro në ditë. 
E e prekur thellë nga vuajtja e saj, e pyeta: 'A pushon najherë? A punon të dielën?'. 
Tha, po sot është e diel.

Nganjëherë ta 'ftof' edhe njeriu që e pret më së paku.
Më erdh inat që më kishte dal nga mendja se sot ishte e diel (sepse ajo qeshi), dhe i thashë s'dinpër juve, por ne e kemi Adem Grabovcin që i rregullon këto sene.
Ajo nuk kishte dëgjuar për emrin e tij.

P.S. 2. Ani mem pas lshu Zoti m'i pi 2 heinekena ku me ditë qysh i kisha parë sot gjërattt. ??

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat