Demarkacioni dhe dalogu - përlamja e mijve darka e maçorrav

Opinione

Demarkacioni dhe dalogu - përlamja e mijve darka e maçorrav

Nga: Luz Tomaj, SHBA Më: 20 gusht 2016 Në ora: 23:49
Luz Tomaj

Nëse ndërmjetsuesit, vazhdimisht, i përgjegjesh me PO, të konsideron për budalla dhe nuk t'a heqë zullumin nga shtëpija

Disa fjalë që do të tingllojn jo serioze por jo edhe pa domethënje.

Shtetin e përbën popullata dhe institucionet e pushtetit, të cilat kujdesen për zhvillim, ruajtjen e sigurisë dhe tërsisë....Pushtetarët e udhëheqin shtetin kinse për të mirë të popullit të mjerë. 

Shtëpinë, fjala është për viset rurale, e përbën familja, e cila përpiqet për zhvillim dhe mirëqenje. Kushtet e jeteses janë specifike. Prandaj në shtëpi mbahen edhe maçorrat me i mprojt të mirat nga minjët. Mbahet edhe QENI, me e ruajt oborrin e shtëpisë. Deri sa qenin e karakterizon BESNIKRIJA e pakufijshme, oborri është i sigurt.Qeni nuk mund të krahasohet  me pushtetarët sepse qenin askush nuk mundet me e korruptu. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për maqorra, situata është një qikez më e komplikume. Ata e dominojn luften kundra minjve. Bile, nga njëherë bëjnë edhe zijafet sepse kur minjët përlahen në mesvedit dhe dalin në sipërfaqe, bëhen darkë e maçorrave. Maçorrat e kan edhe një të keqe. Ata nuk i luftojn vetëm minjët por t'a qojn mallin e pushtetarve. Kur hasin në korita me tamel, tinzisht, sëpari e fshijn mazen e besa e pijn edhe tamlin.

Demarkacioni, njisoj si dialogu, u bë histori

Thonin se njiqin çekiqa e rrahin nji maje thumi. Mendova t'ia mshoj edhe unë nji çekiq. Me 20 maj e lexova një deklaratë të kryeministrit, kur fliste për demarkacionin, dhe tha se expertët vendor nuk i dinë as megjat e arave të veta!!! U frigova mos po ia këthen ndokush se as ai nuk dinë me iu nda kashtë magarve. Nuk e pelqej këtë lloj të gjuhes por, mjerisht, është bërë e zakonëshme në radhët e pushtetarve, ndonse kolidon me traditen dhe kulturen shqipëtare.

Fjalen dialog po e zavendësoi me atë negociata, të cilat, zakonisht, zhvillohen në mes dy palëve, me qëllim të arritjes së marrëveshjes në çështjet kontestuese. Parimi themelor është se, suksesi në negociata varet nga aftësija personale me i kuptu interesat, prioritetet dhe qëllimet e palëve në negociata. Ky definicion pra, më duket i ngjajshëm me fjalët e plakut kur thonte se, nëse e kupton temen e pleqnisë dhe e din se me kenë ke punë, gjysma e punës është e kryeme. Pikëpyetje e madhe është se a janë, përfaqsuesit ose liderët e Kosoves në nivel të detyres në proceset e negociatave. Nuk jam i sigurt se e kanë të kjart temen e negociatave dhe me kenë kanë punë. 

Natyrisht se, UE, në cilsi të ndërmjetsuesit, pretendon që të zgjidhen çështjet kontestuese ndërshtetrore në regjion, madje bën edhe presion. Mirëpo, në se presionit vazhdimisht i përgjigjesh me PO, jam i sigurt se të konsideron për budalla dhe nuk t'a heqë zullumin. Por, në se e kundërshton dhe e argumenton kundërshtimin, ndërmjetsuesi do të ndalet dhe thot ngadale se nuk qenka budalla.

Negociatat me Serbin (me fjalë të thjeshta, pa filozofi)

Në mes dy shteteve, shum gjëra, madje elementare, jo që nuk janë zgjidhë, por as që janë inicu. Me insistimin e Serbisë, e tërë energjija politike është fokusu në asociacionin e famshëm. Që në fillim, më duhet të themë se asociacioni që pretendohet nuk ësht, nuk është, nuk është asociacion, pa marr parasyesh se kush e la amanet. Pyetne ndermjetsuesin, pyetne dike që e kupton fjalen dhe institucionin e asociacionit se si themelohet, a ka ndodh në histori që dy shtete të themelojn asociacion në teritor të një shteti, të themelohet një asociacion në Kosovë, në pjesen ku nuk shtrihet sovraniteti. Sa herë lexova se filan ministrit ose zyrtarit të Kosoves nuk iu leju hyrja në veri. Deri sa përfaqsuesit e Serbis ladrojn anë e mban Kosoves, nuk lexova se kryeministri ose presidenti i Kosoves shkoi në veri të shtetit vet. Marrëveshjet e arritura ndërshtetrore janë të qarta se fjala është, jo për asociacion por për një formë klasike të pushtetit rajonal. Këtu qendron edhe largpamsija e Serbis. Ajo është e vetëdijshme se Kosova është shtet. Me pushtetin rajonal i cili pretendohet, edhe formalisht, do i mundësohet veriut të bëjë atë që ndodhi në Ukrainë. Me fjalë tjera, në këtë mënyrë, Serbia përpiqet me ia shnukë shtetit të Kosoves pjeseen veriore, përfshir edhe Trepqen. Vene gishtin në kokë more! Veriun e kontrollojnë ato që po i quani struktura paralele, që në fakt don të thot e kontrollon Serbija. Në se tani egzistojnë katër a sa njësi komunale, me pushtetin rajonal (asociacion) do formalizohet një rajon, qark apo krahinë, quaje si të duash. Kërkesa e një komune për shkëpuatje nuk mjafton as për rajon as për Serbin. Vetëm atëher kur të konstituohet asociacioni - rajoni, mbane në mend se do bëhet edhe kërkesa për shkëputje.
Në fillim thash dhe po e përserisë se i shkrova këto fjalë pa dorza, shul shqip.

Demarkacioni

Edhe unë i kam harru megjat e arave të babait sepse kaherë e kam braktisë fshatin. Por, jam shum i sigurt se ata, të cilët e kanë shfrytëzu tokën e Kosoves gjatë kufirit me Malin e Zi, sëpaku me e kullotë bagtinë, e dinë, bile edhe më mir se expertet, se deri ku shtrihet Kosova. Askush s'e dinë më mir se luga se çka ka vegshi. Deri sa liderët insistojn që të miratohet demarkacioni i propozuar, të tjerë pohojn se Kosova humb 8000, 9000 a 10.000 hektar sipërfaqe.
Në biblioteken time, rastësisht, hasa edhe në dy broshura, kalendar statistikor të ish Jugosllavisë (statisticki kalendar Jugosllavije) për vitet 1982 dhe 85. Mali i Zi kishte 13812 km2 ndërsa Kosova 10887 km2. Vija kufitare në mes dy shteteve e gjat 79 km. Nëse humb Kosova 10000 ha, don të thot se humb 100 km2 ose Mali i Zi hyn për më shum se një km. në teritor të Kosoves. Lexova se komuna e Junikut paska 86 km2, ajo e Obiliqit 105 km2 ose ajo e Fushë Kosoves 83 km2. Prandaj, jo më pak se një komunë po i shkojka Malit të Zi. Athua a nuk ia vlen që të insistohet në matjen e sipërfaqeve të shteteve dhe të gjindet e vërteta. Një proces i arbitrarimit, për një gjë të ngjajshme me këtë u zhvillu në mes shteteve të Kroacisë dhe Sllovenisë, vite më par. Megja është megjë, kufiri është kufi dhe po vendoset një herë e për gjithmon, prandaj është mëkat me t'a marrë token dikush për budallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat