Qesh me sy e qaj me zemër

Opinione

Qesh me sy e qaj me zemër

Nga: Lis Bukuroca Më: 20 gusht 2016 Në ora: 15:25
Lis Bukuroca

Tri ditë pasi u shtri në spital, Isa Mustafa mori këtë telegram: „Të dëshirojnë shërim të shpejtë 37 deputet, kundër 36, të tjerët abstenuan. Edhe unë.” L. Haziri.

Një qytetari i ikën papagalli në Shqipëri në kohën e Enverit Hoxhës dhe ai i trishtuar vrapon drejt e te Sigurimi. Shokë erdha të ju informojë, se për pikëpamjet politike të papagallit, nuk jam unë përgjegjës, por ai personalisht. 

Një plakë takon Enver Hoxhën në rrugë dhe e pyet: ”Shoku sekretar gjeneral i Partisë së Punës, kush ka zbuluar komunizmin? Shkencëtarët apo politikanët? 

„Natyrisht politikanë”, thotë Enveri.

Plaka tund kokën dhe shton: “Ma mori mendja, sikur ta kishin zbuluar shkencëtarë, do ta kishin provuar pikë së pari tek minjtë!”

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po pinin kafe në katin e tetë në ballkonit. Ngrihet Isa dhe i hedh 10 euro poshtë.

“Pse i hodhe ??”, pyet Hashimi?

“Ta gëzoj një kosovar”, tha Isa.? U ngrit Hashimi dhe i hodhi 20 euro.

“Pse 20 ??”, pyeti Isa Mustafa. ?T' i gëzoj dy kosovarë, tha Hashimi.? Një fqinj nga ballkoni tjetër, i cili po vështronte ngjarjen bërtiti:? “Pse bre po çitni pare ashtu nga ballkoni?? Hashimi dhe Isa njëzëri: “Ta gëzojmë ndonjë kosovarë!”

“?A doni bre ta gëzoni krejt popullin?”, pyeti ai?.

“Po!Po!”, thanë ata dy! “Ky është qëllimi jonë jetësor. Ne jetojmë për popull!”

“Atëherë kërceni ju dy nga ballkoni! Kshtu knaqni krej Kosovën!”, tha fqinji.

Reuters bën të ditur se para pak çastesh u dogj biblioteka e kryetarit të Kosovës, zotit Hashim Thaçit. Reuters njofton tutje se dy librat që gjendeshin në raftet e bibliotekës së kryetarit, ishin bërë shkrumb e hi!

Një klient i ri arrin në parajsë dhe zoti urdhëron një engjëll të bëjë një xhiro me të dhe ta njoftojë me vendin. Ai e mori dhe i tregoi bukuritë e parajsës: barin e argëtimit, pishinën, stadiumin dhe vende tjera, ku duhet ta kalojë ai përjetësinë. Pas pak e dërgoi në një sallon, ku gjendeshin miliarda sahate varur në mur. 

Njeriu kureshtar kërkoi shpjegim nga engjëlli. Ai tregoi se çdo njeri i Tokës, ka sahatin e vet dhe çdonjëri, ka kohën e vet të përcaktuar dhe kur i kalon afati, është koha për të vdekur.

I sapovdekuri pa disa sahat, të cilëve herë herë pas here akrepat u silleshin shpejt dhe kërkoi shpjegim edhe për këtë dhe i ndjeri mori këtë përgjigje: “Akrepat sillen më shpejtë duke pasur për bazë rrenat që tregojnë njerëzit në Tokë. Sa më shumë rrena, aq më shpejt rrotullohen akrepat.”

I vdekuri sheh dy sahat në tavan (pllafon), që rrotulloheshin me një shpejtësi marramendëse dhe pyeti:” Po, ata dy?

Ah, ai majtas është i Hashimit Thaçit, djathtas i Isa Mustafës. I përdorim si ventilatorë!

Vdes Einsteini dhe në derë të parajsës shën Pietri e ndal dhe pyet:" O shpirt, për të lejuar hyrjen, pikë së pari më thuaj kush je.”

Unë jam Albert Einsteini! Më hap derën të lutem!

“Më jep një dëshmi!”

Einsteini shkroi një formulë matematikore dhe Pietri kuptoi se ai ishte dhe i hapi derën.

Pastaj vdiq Picasso dhe shën Pietri:" O shpirt, nuk të lejohet hyrja pa më treguar kush je."

Unë jam Pablo Picasso. Më hap derën të lutem!

“Më jep një dëshmi!”, tha shën Pietri. 

Picasso bëri një pikturë shumë të bukur dhe shën Pietri kuptoi se ai ishte Picasso dhe i hapi derën.

Vdes Thaçi dhe i drejtohet engjëlli: " O shpirt, më thuaj kush je?”

“Unë jam Hashim Thaçi, më hap derën!”, bërtet Hashimi.

“Më jep një dëshmi se je Hashimi Thaçi”, tha engjëlli!

“Hape derën, unë jam Hashim Thaçi. Hape derën se e thirra Grabovcin!”, piskat Hashimi.

“Po, mirëpo çdo njeri mund të thojë se është Hashimi. Më jep një dëshmi konkrete. Ka kohë që të presim. Edhe Einsteini, edhe Picasso është dashur të jellin prova se a janë ata...

“Einsteini dhe Picasso, e kush janë ata?”, pyet Hashimi i nervozuar.

“Eja brenda shpirt, ti koke (qenke) bash Hashimi!”, tha engjëlli dhe i hapi derën.

Kur zoti krijoi botën çdo kafshe i dhuroi dy cilësi. Për shembull, luanit forcën dhe guximin, leopardit shpejtësinë dhe shkathtësinë, e kështu me radhë. Njeriut vendosi t'i falë tri cilësi: inteligjencë, ndershmëri dhe mundësi për ta votuar PDK-ën.

"Kjo nuk është e drejtë!", tha engjëlli Gabriel, "njeriut i dha tri cilësi, jo dy si te kafshët!" . "Ke të drejtë, por... cilën ta anulojë? Janë tri cilësi shumë të rëndësishme... Atëherë të bëjmë kështu”, tha zoti: “çdo njeriu i jepet mundësia të posedojë vetëm dy cilësi nga këto tri! “Kjo më duket më e drejtë”, tha engjëlli.

Atëherë do të vendos kështu: çdo njeri do të ketë mundësi të votojë PDK-ën dhe të jetë i ndershëm, mirëpo jo i mençur; ose, mundet të jetë i mençur dhe t'i falet mundësia për të votuar PDK-ën, por nuk do të jetë i ndershëm. Ose, mund të jetë inteligjent dhe i mençur, por që nuk mund të votojë PDK-ën.

Kryeministri i Kosovës thërret një bashkëpunëtor, ekspert për anketa dhe e pyet:"Çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për ekonominë aktuale?"

“Thonë se po vjen dita kur duhet të hamë kashtë!”

Mustafa: “Paskeni pyetur vetëm pesimistët!”

Eksperti i anketave: “Jo, jo, pesimistët thonë, nuk ka boll duaj, se për ata, nuk do të mbetej asnjë.Në një takim: Erdogani, Thaçi dhe Mustafa

Erdogani: "I kam 21 truproja, por njëri prej tyre ka ndërmend të më vrasë. Unë nuk kam idenë cili mund të jetë. 

Thaçi: "Unë kam 21 bashkëpunëtorë shumë të aftë, 20 prej tyre kanë blerë diplomat. Unë mirëpo nuk kam idenë se cili idiot prej tyre është shkarravitur nëpër amfiteatër. 

Isa Mustafa: "Unë i kam 21 ministra dhe po flitet se njëri prej tyre është shumë i zoti. Unë mirë nuk kam idenë cili qenka ai dreq!

Një princ arab nisë studimet në Hamburg. Pas një javë i dërgon babait një e-mail dhe i shkruan:"Hamburgu është shumë i bukur, e dua shumë fakultetin, njerëzit janë këtu shumë të ndershëm, por nganjëherë më vjen turp të shkoj në fakultet me lamborghini të larë në ar. Njerëzit këtu nuk janë mësuar kështu. Gati të gjithë udhëtojnë me tramvaj."

Pas një jave merr ai një letër nga babai, sheiku Abduli i Katërtë:

"Bir, të kuptoj shumë mirë, në letër ke një çek. Blije një tramvaj!”

Gazmoret ishin në italisht, ose gjermanisht me personazhe tjera. Meqenëse nuk mund të integrohen askund politikanët tanë, atëherë plotësojnë të gjitha kushtet për t'u integruar në gazmore.

Shqipëroi dhe përshtati LB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat