Kthimi i Berishës

Opinione

Kthimi i Berishës

Nga: Ilir Vata Më: 20 gusht 2016 Në ora: 11:12
Ilir Vata

Ky vit elektoral pritet të sjellë supriza politike, përsa i përket politikës në tërësi, po ashtu edhe brenda kampeve të mëdha, apo kualicioneve sepse shumë elementë të rëndësishëm do të jenë përcaktues të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në fillim ndikimin më të mdh do ta ketë ndarja teritorjale administrative, pasi në thelb ka prishur balancat politike apo basionet e palëve, dhe politikës i duhet një përqëndrim i ri politik e organizativ për të familjarizuar zonat elektorale dhe dominuar ato.

Një tjetër ndikim do të ketë reforma në drejtësi dhe institucionet e saj, pasi pas miratimit të shtatë ligjeve dhe nisjes së implementimit të reformës në drejtësi, shumë politikanë të rëndësishëm në vend nuk do të mbërrinë të kandidojnë në zgjedhjet 2017 për shkak të ndalimit me ligj apo ndëshkimit të tyre për shkak të korrupsionit, apo nadalimin e biznesit të përdor parat për të blerë vota.

Kodi Zgjedhor që pritet të ndryshojë do të jetë vendimtar për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet e ardhshme, pasi me kodin e vjetër do të funksionojë politika e vjetër e marrjes së pushtetit, thjeshtë përllogaritja e aleatëve parazgjedhor dhe rrjeshtimi i partive politike në kualicionin më të gjerë politik.

Kodi Zgjedhor në fuqi i lë hapsirë parregullsisë zgjedhore, mospërfaqësimit politike të votave të partive të vogla politike, lejon blerjen e votës dhe llogjikisht nxjerrë fitues atë që ka arritur të relizojë kombinimet paraelektorale dhe pazaret e ndarjes së pushtetit.

Pra, vënja në efiçecë e ndryshimeve zgjedhor do të ndryshojë rregullat e lojës dhe më afër pushtetit do të jetë ajo politikë që ka votuar qytetari shqiptarë realisht dhe jo fiktiviteti zgjedhor nga çka ndodhur deri më tani.

Një tjetër përcaktues final është dhe hapja e dosjeve, pasi shumë politikan do të ndalohen të hyjnë në garë, ose në se futen do të jenë të dekonspiruar para opinionit publik dhe do ta kënë të pamundur të votohën nga qytetarët shqiptar.

Në këtë planshet elektoral do të shtrohen mundësitë e ardhjes në pushtet të asaj force politike apo ati grupimi politik që ka arritur të ngjallë shpresën dhe besimin të elektorati, duke vendosur në ballancë mënyrën qeverisëse të sotme dhe mundësin që ofronë opozita dhe kualicioni i ardhshëm i saj.

Po nëse fitonë opozita zgjedhje me ndihmën e një kualicioni të gjërë që është edhe i mundshëm, cili mundet të jetë kryeministër dhe kjo dilemë vazhdon, ndonse drejtuesit kryesorë të PD-së e dinë kryeministrin e tyre, dhe pa mëdyshje është Berisha.

Humbja e zgjedhjeve në 2013, pas një qeverisje relativisht të gjatë prej dy mandatesh, kualicioni miks mes të majtës e të djathtës u dorëzua në fatalitet politik, sepse gjysma qeverisë vazhdon të qeveris ende, por a mundet që kjo pjesë qëverisëse të kthehet në të njëjtat pozita si para 2013, pa mëdyshje është krejt i mundur dhe i pranueshem.

Humbaja e zgjedhjeve të fundit parlamentare bëri që lideri historik të jap dorëheqje dhe të fus në linjën e garës fituesin e mundshëm Bashën, i cili e pati të vështirë të arrijë besueshmërin e demokratëve dhe kjo bëtej vazhdon edhe sot ndonse kanë kaluar tre vite që ai është lideri i PD-së.

Lideri i ri e nisi keq karrieren e tij, pasi humbi betejën elektorale në zgjedhjet vendore 2015, madje humbje e thellë dhe e pa imagjinushme thjeshtë dhe vetëm se demokratët nuk e enepsnin dot liderin dhe për faktin tjeter se Berisha ishte aktiv dhe drejtimi bëhej dhe vazhdon të jetë i vështirë.

Por lideri i ri ka një beteje politike në qarkun e Dibrës që do të thotë shumë për të dhe opozitën dhe madje flet shumë edhe për zgjedhjet e ardhshme të 2017, që do jenë përcaktuese edhe për karierën e Bashës dhe të gjitha mundësit janë që në Dibër të ketë një shkëndi shprese për opozitën për vetë rethanat politik, apo mosfunksionimin e kualicioneve si trupa të përbashkta.

Sipas statusit të PD-së, nese lideri i partisë merr me shumë vota se zgjedhjet paraardhëse ai nuk jep dorëheqje edhe nëse i humbet zgjedhjet, por ky është një ngushëllim, pasi nëse Basha humbet Dibrën për llogjik është afër humbejse edhe në 2017 dhe fundi i karierës së tij politike në PD si lider sepse do të vulos lidershipin humbës rekor të opozitës.

Gjasat janë që opozita e bashkuar dhe kualicioni i gjerë që pritet të ndodh së shpejti opozita është afër një mandate qeverisës, por si kryeministër i ardhshëm nuk shihet Basha por Berisha, që pritet të drejtojë fushatën 2017, që ai e konsideron si kthimi i demokratëve.

Tërheqja e Berishës nga lideri nuk ka ndryshuar asgje ai është po aq i angazhuar sa dhe kur ishte lider dhe çdo sekond, orë apo ditë ai prodhon opozitë sa e gjithë opozita marrë sëbashku, madje në parlament ai ka qënë vektori i enrgjisë opozitare me ritëm të pamdalshëm.

Demokratët, partitë aleate kanë ende besim te Berisha, madje shumë kërkojnë që fushatën 2017 ta drejtojë lideri historik si kthimi i besimit në fitore dhe kjo është e mundur, pasi Berisha ka energji për të përballuar fushatën e tij historike në jetën e tij për të përmbyllë karierën e ti politike dhe baza kërkon rikthimin e tij në një mënyrë të tillë.

Më heret dhe në vazhdim shumë degë të rretheve kërkuan rikthimin e Berishës, por në vijimësi lideri historik bindi mbështetësi dhe demokratët se ai do rrijë në këto pozita për të studiuar një mënyrë të re të kthimit në pushte, mbase si president, qoftë dhe kryeministër dhe shanset janë të gjitha nëse opozita do të mund të vij në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat